E enjte, 28.03.2024, 10:22 PM (GMT)

Intervista

Oralda Lahe: Intervistë me aktorin Visjan Ukcenaj

E diele, 29.06.2014, 07:05 PM


Flet aktori i Apartamentit  2XL Visjan Ukcenaj: Kam qënë me fat që kam punuar me profesorin dhe aktorin e nderuar  Niko Kanxheri.

Ekskluzive nga Oralda Lahe

Visjan Ukcenaj është një ndër aktorët e  rinj, të talentuar dhe simpatik të Apartamentit 2XL. Shpesh e kemi parë në rolin e çunit të fortë atij “laçian” mes shumë personazheve që ai sjell. Kur bisedon me Visjanin kupton dëshirën, zgjuarsinë dhe detajet që vlerëson në fushën e përzgjedhur. Loja në teatër mbetet një eksperiencë e bukur duke u dalluar nga filmi që është krejtësisht tjetër gjë. Para pak kohësh aktori ishte pjesë e filmit “Simon” ku ka marrë dhe shumë superlativa.

“Është një eksperiencë shumë e mirë madje të shkathtëson. Një ndjesi që nuk e kam provuar ndonjëherë pasi nuk vij nga teatri ose filmi. Të stërvit disa shqisa ndaj dhe unë e kam adhuruar Aparatamentin 2XL duke e krahasuar me spektaklet simotra”.

Si jeni ndjerë në Apartamentin 2XL?

Është një eksperiencë shumë e mirë madje të shkathtëson. Një ndjesi që nuk e kam provuar ndonjëherë pasi nuk vij nga teatri ose filmi. Të stërvit disa shqisa ndaj dhe unë e kam adhuruar Aparatamentin 2XL duke e krahasuar me spektaklet simotra. Por nuk duhet  t’a lësh veten pjesë e formalizmit për të cilën nevojitet dhe shkathtësia.

Apartamenti 2XL është bazuar në improvizm. Sa e vështirë dhe e lehtë është të improvizosh?

Është i vështirë jo të gjithë mund t’a bëjnë por mbetet një punë që e shijon vërtet. Për ata njerëz që dinë t’a bëjnë mbetet e veçantë. Ka pluset, minuset e veta jo gjithmonë gjërat shkonjnë siç do të doje ti. Mbetet një eksperiencë shumë e veçantë. Ajo që bën ti nuk godet siç duhet por sigurisht që ndodh dhe e kundërta.

Ju të gjithë jeni miq me njëri-tjetrin në Apartamentin 2XL. Cili është aktori që keni më shumë miqësi?

Me Juli Dedën kam miqësi ngaqë dhe ime më është nga Shkodra. Ne shqiptarët jemi pak zonalë. Gjithashtu dhe Albanon kemi qënë në shkollë pavarësisht me diferencë vitesh. Madje dhe aktorët e tjerë me Cubin, Egin, Ermalin. Unë shkoj mirë me të gjithë jam integruar si duhet. Me në krye Turin që e kemi drejtor është i ri por me ne është si shok, bëjmë muhabet lirshëm. Nuk kemi barriera përkundrazi jemi miq.

Ju keni luajtur teatër jashtë Shqipërisë. Si është të luash teatër dhe jashtë Shqipërisë ?

Të luash teatër është një tjetër emocion kryesisht për shqiptarët jashtë shtetit. Tregon vlerat e një aktori dhe të bën të mirë ose të keq. Madje dhe paaftësia. Të bën  të mirë ose të keq në sajë të aftësisë që ke. Në film është tjetër gjë pasi është më i kamufluar. Kam qënë me fat që kam punuar me profesorin dhe aktorin e  nderuar  Niko Kanxheri. Falenderoj dhe prindërit e mi që më kanë mësuar të kap shumë detaje dhe talentin që e kam.

Para pak kohësh ju ishit pjesë e filmit “Simon”. Si është vlerësuar ky film?

Unë e kam shijuar shumë personazhin tim. Madje  kam marrë shumë superlativa. Nga natyra duke qënë modest kam gjetur dhe vëretje të cilat do t’i rregulloj me kalimin e kohës. Filmi nuk ishte komerçial siç ishte dhe filmi “Femrat” që u pëlqye dhe u shit. Pati një pëlqim në audiencë kjo është e vërtetë. Jemi më shumë entuziastë kur shohim filma të huaj. Ne në Shqipëri nuk shohim filma të tillë, ky film është parë për rreth një muaj. Më shumë është shfaqur në Cineplexx në TEG. Dua të shtoj se është pëlqyer dhe nga emra të mirënjohur të kinemasë. Mbi të gjitha një film që ka patur shikueshmëri.

Visjan ke luajtur film me metrazh të shkurtër dhe metrazh të gjatë. Ku qëndron diferenca mes tyre?

Filmi me metrazh të shkurtër është eksperimental dhe aty ke mundësi të shpërfaqësh vlerat e tua. Ka mangësitë e tij duhet të shfaqësh vlera por këto filma kanë rëndësinë e tyre. Mesazhi mund të jetë nga ana muzikore dhe regjisioriale. Është mirë që aktori duhet të dijë si të komportohet me kamerën, me regjisorin. Vështirë është të realizosh dhe atë që ke në mendje. Por regjisorët duhet të përgatiten mirë kur bëjnë një film me metrazh të gjatë

Cili është projekti më i fundit për Visjan Ukcenaj?

Tashmë kemi mbyllur sezonin për Apartamentin 2 XL dhe vizitën që patëm nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Së bashku me partneren time që është regjisore Jona Xhelilaj jemi duke punuar për shfaqen, “Kamarrieri memec”. Një pjesë e Harold Pinter, dy vrasës që presin të bëjnë vrasje në bodrum. Mund të them një dramë por diçka që anon dhe nga absurdi. Me mesazhe shumë të fuqishme si p.sh raportet e njerëzve me qeverinë. Është diferenca e madhe, tragjizmi si ndahet me thikë qeveria dhe populli. Në fakt duhet të varet qeveria nga populli dhe jo e anasjellta. Historikisht ndodh e kundërta. Nëse qeveria vendos diçka bëhet siç thotë ajo. Ky mesazh është i kamufluar në vepër. Shfaqja do të jetë në datën 4 korrik në Teatrin Kombëtar të Komedisë por që nuk është vendosur akoma.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora