E shtune, 20.04.2024, 04:37 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Buçpapaj: Shumica e re ka 63 deputetë

E premte, 27.06.2014, 07:33 PM


SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETË

NGA SKËNDER BUÇPAPAJ

Pa llogaritur deputetë e pakicave (20 sish), të 100-ët e Kuvendit të Kosovës janë ndarë në këtë mënyrë midis shumicës së ardhshme  (LDK-VV-AAK-NISMA) dhe pakicës së ardhshme (Misioni i Ri): Shumica e re ka 63 deputetë, ndërsa opozita e re ka 37 deputetë.

Konkretisht: Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka 30 deputetë + Vetëvendosja, që ka 16 deputetë + Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka 11 deputetë + NISMA, që ka 6 deputetë (30+16+11+6) bëjnë 63 deputetë.

Duke pasur parasysh qëndrimet e pakicave, të cilat kanë deklaruar asnjanësinë e tyre, pra mospërfshirjen në asnjë loje politike të partive shqiptare të Kosovës, të çfarëdo pozite apo opozite, atëherë i bie që shumica e re të ketë 63% të Kuvendit të Kosovës, ndërsa opozita e re të ketë 37% të përbërjes së tij.

Në media dhe qarqe të ndryshme në Prishtinë, madje edhe në Tiranë është spekulluar këto ditë se Kosova ndodhet në prag të një krize institucionale, çka në fakt nuk manifestohet askund, qoftë në rezultatet përfundimtare zyrtare që shërben Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, qoftë në konfigurimin e ri të formacioneve qeverisëse dhe opozitare të saj.

Me 37 deputetë, sa i ka opozita e re, është e pamundur të përfytyrohet një mundësi e shkaktimit të krizës institucionale nga ana e saj. Këtë e thotë realiteti i kulluar statistikor. Realiteti logjik e përforcon më tej këtë fakt kokëfortë: të gjitha praktikat e thonë se shumicat qeverisëse janë ato që paraqiten të konsoliduara në radhët e tyre.

Krahasuar me shumicën e mëparshme, atë të tri viteve të fundit, e cila erdhi zvarrë, duke u mbështetut vetëm tek koniunktura e caktuar - ajo e beisedimeve që ishin ndërmarrë me Beogradin, shumica e re do të jetë shumë më e fuqishme dhe do të kishte baza shumë më të forta për t'ia siguruar Kosovës një qeverisje të qëndrueshme në katër vitet e ardhshme dhe për të kryer reformat e domosdoshme dhe urgjente në të gjitha fushat e jetës së Kosovës.

Është spekulluar, sidomos në qarqe tejet të dyshimta të Tiranës, se diplomatët perëndimorë, gjoja për të shmangur krizën institucionale, po këmbëngulin pranë faktorëve politikë shqiptarë që të krijojnë një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, me të gjitha partitë shqiptar dhe të gjitha partitë e pakicave. Sipas këtij spekullimi, vetëm një qeveri e tillë teknike do të ishte në gjendje t'iu përgjigjej sfidave që i vë përballë bashkësia ndërkombëtare Kosovës në këto katër vite.

Kjo formë dhe të gjitha format e tjera të përçudshme që kanë qarkulluar në mediat e Tiranës dhe Prishtinës, janë kthim i Kosovës prapa, në forma të cilat ajo i ka provuar në vitet e para të pas çlirimit apo në mandatin e parë të pas zyrtarizimit të pavarësisë. Të gjitha ato forma kanë prodhuar kriza pas krizash dhe janë faktori kryesor që e kanë mbajtur Kosovën në këtë gjendje të as shtetit dhe të as protektoratit ndërkombëtar apo evropian.

Sado e ndrojtur të ketë qenë vota e 8 qershorit, ashtu siç e kanë theksuar edhe mediat perëndimore, si rezultat i frustrimit të madh të votuesve - e pasqyruar në abstenimin e qindra mijë votuesve, ajo duhet lexuar në logjikën e saj të vërtetë: Një kryesim qeverisjeje të ardhshme nga ana e PDK dhe e Thaçit, apo një pjesëmarrje e tyre në një qeverisje të ardhshme do të ishte e papranueshme dhe e kundërshtueshme nga ana e popullit të Kosovës.

Skenarët me kriza institucionale, me zgjedhje të reja do t'i shërbenin vetëm së shkuarës. Dhe Kosova ka nevojë jetike të ndahet nga çdo shkuar qoftë më e largët, qoftë më e afët e saj, përfshirë edhe këtë të tranzicionit pesëmbëdhjetëvjeçar të saj.

Këtë do pasur parasysh edhe nga faktorët e interesuar për konsolidimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, për konsolidimin e demokracisë në Kosovë dhe për mbarëvajtjen e rajonit perëndimor të Ballkanit.

--

Lista zyrtare e deputetëve në Parlamentin e Kosovës

- 2014-06-26 15:56:12

 

PDK

 

1. Hashim Thaqi 166,458

2. Kadri Veseli 54,883

3. Enver Hoxhaj 22,179

4. Elmi Reçica 18,015

5. Hajredin Kuçi 17,987

6. Memli Krasniqi 16,094

7. Rafet Rama 15,426

8. Arsim Bajrami 15,191

9. Raif Qela 15,035

10. Agim Aliu 14,877

11. Fadil Beka 14,392

12. Labinotë Demi – Murtezi 14,232

13. Sala Berisha – Shala 14,180

14. Bekim Haxhiu 13,699

15. Xhavit Haliti 13,339

16. Ramiz Kelmendi 13,310

17. Latif Gashi 12,527

18. Adem Grabovci 11,964

19. Azem Syla 11,146

20. Zenun Pajaziti 10,884

21. Agim Çeku 10,802

22. Naim Fetahu 10,750

23. Nuredin Lushtaku 10,745

24. Besim Beqaj 10,524

25. Nezir Çoçaj 10,478

26. Gëzim Kelmendi 10,041

27. Rrustem Mustafa 9,484

28. Mexhide Mjaku – Topalli 7,607

29. Flora Brovina 7,557

30. Blerta Deliu – Kodra 7,477

31. Edita Tahiri 7,442

32. Margarita Kadriu – Ukelli 7,100

33. Selvie Hakimi 6,438

34. Vlora Çitaku 6,177

35. Xhevahire Izmaku 5,792

36. Luljeta Veselaj Gutaj 5,761

37. Safete Hadergjonaj 5,182

 

LDK

 

Isa Mustafa 121,052

2. Vjosa Osmani 39,925

3. Teuta Rugova 37.157

4. Anton Quni 24,315

5. Ismet Beqiri 17,576

6. Nuredin Ibishi 15,796

7. Arben Gashi 14,879

8. Haki Demolli 14,820

9. Kujtim Shala 14,654

10. Sabri Hamiti 12,833

11. Armend Zemaj 11,160

12. Avdullah Hoti 10,886

13. Hykmete Bajrami 10,207

14. Njomza Emini 9,683

15. Naser Osmani 9,647

16. Lirie Kajtazi 9,300

17. Hatim Baxhaku 8,881

18. Shpejtim Bulliqi 8,856

19. Muhamet Mustafa 8,585

20. Fatmir Rexhepi 8,527

21. Ali Sadriu 8,409

22. Sadri Ferat 8,400

23. Adem Salihaj 8,266

24. Blerim Grainca 8,049

25. Agim Ademaj 8,008

26. Salih Morina 7,984

27. Alma Lama 7,486

28. Besa Gaxheri 7,266

29. Teuta Sahatqia 7,224

30. Doruntinë Maloku-Kastrati 7,194

 

Vetëvendosje

1. Albin Kurti 63.598

2. Visari Imeri 29.650

3. Glauk Konjufca 16.465

4. Ilir Deda 15.753

5. Dardan Sejdiu 14.727

6. Rexhep Selimi 12.126

7. Liburn Aliu 10.399

8. Besnik Bislimi 9.765

9. Smail Kurteshi 8.348

10. Mytehar Haskuka 7.907

11. Sali Salihu 7.786

12. Aida Dërguti 9. 808

13. Puhie Demaku 15.270

14. Albulena Haxhiu 7.975

15. Shqipe Pantina 3.988

16. Besa Bahtia 4091

 

AKK

 

1. Ramush Haradinaj 50,391

2. Daut Haradinaj 11,590

3. Pal Lekaj 8,481

4. Donika Kada Bujupi 6,150

5. Bali Muharremaj 6,135

6. Blerim Shala 5,833

7. Time Kadrijaj 5,751

08. Rrustem Berisha 5,663

09. Lahi Brahima 5,641

10. Teuta Haxhiu 4,000

11. Melihate Tërmkolli 2,589

 

Lista Srpska

1.Bojan Mitiq, 8.914

2.Velimir Rakiq, 8.861

3.Sllavko Simiq, 8.586

4.Sllobodan Petroviq, 7.528

5.Sasha Millosavleviq,7.189

6.Millka Vuletiq,7.074

7.Milena Miliq 7.056

8.Jasemina Zhivkoviq 6.324

9.Jwelena Bontiq 6311

Nisma

 

1. Fatmir Limaj 26,770

2. Jakup Krasniqi 18,600

3. Haxhi Shala 7,285

4. Shukrije Bytyqi 6,024

5. Zafir Berisha 4,609

6. Valdete Bajrami 3,754

 

Partia demokratike Turke

1.Mahir Jagxhillar 3.377

2.Mufera Sribica Shinik 1.942

 

Koalicioni Vakat

1.Rasim Demiri 2460

2.Duda Balje 1.920

Progresivna Demokrasta Stranka

1.Nenad Rashiq 4.212

Parti demokratike e Ashkalive të Kosovës

1.Danush Ademi 1.784

Nova Demokratska Stranka

1.Emilija Rexhepi 1.781

Partia Liberale Egjiptiane

1.Veton Berisha 1.204

Partia e Ashkalive për Integrim

1.Etem Arifi 989

Koalicija za Goru

1.Adem Hoxha 682

Kosovaki Nevi Romani Partia

1.Kujtim Paçak 280



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora