E enjte, 18.04.2024, 01:16 PM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Kosova pas 8 Qershorit

E premte, 27.06.2014, 07:24 PM


Kosova pas 8 Qershorit dhe propozimi im për të dalë nga ngërqi politik

Nga Mr.sc. Nue Oroshi

Zgjedhjet e 8 Qershorit në Kosovë prodhuan një realitetë tjetër politik që ishte më herët. Këto zgjedhje prodhuan një realitet të një ngërqi politik, i cili fillimisht duket shumë i vështirë që të realizohet, pa shkuar në zgjedhje të jashtzakonshme, zgjedhje të cilatë do ta ashpërsonin, deri në skajshmëri gjendjenë politike në Kosovë ashtu të ashpërsuarë. Por qdo gja në politikë ka shtegdalje, nëse egziston vullneti politikë i partive politike shqiptare, që në rendë të parë ta shikojn popullinë dhe shtetin e më pasë interesatë e ngushta politike, apo pozicionet politike që do ti marrinë liderët e partive politike shqiptare. Partitë politike shqiptare duhetë të kuptojn faktin se pasë këtyre zgjedhjeve kemi nje realitetë të ri politikë.

Tri parti parlamentare LDK, AAK, dhe Nisma bën një marrveshje politike që me përkrahjen e Vetvendosjës të Qeverisinë Kosovën, dhe nominuan për Kryeministër Ramush Haradinajn një politikan realist dhe puntorë, por edhe i pranuarë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA si një politikanë i cili e luftonë shtrirjen e radikalizmave aziatike në republikën e Kosovës. Pra ta bëjn nje qeverisje më ndryshe se sa ishte më parë. Këtu duhet ti përgëzojm këto katër parti politike shqiptare sepse ato e mbajtën fjalën e dhën elektoratit të tyre  se nuk do të qeverisin me PDK.

Ky ësht një realitetë politikë që nuk ësht i vetmi që ka ndodhurë vetëm në Republikën e Kosovës, por ka edhe vende me demokraci shumë të zhvilluarë që ndodhinë këto gjëra, që partia apo koalicioni që ka marrë më së shumti vota në mungesë të gjetjës së partnerit politikë ësht e detyruarë që të kaloji në opozitë ndërsa qeverin ta themelojn partitë të cilatë kanë numër më të madhë të deputetëve në parlamentë, meqrastë kanë edhe mundësin e kalimitë, të shum ligjeve dhe gjërave të tjera që lidhen me parlamentin.

Për të zgjedhurë ngërqin politikë në Kosovë po e japë një propozim krahasues me zgj edhjet politike në Republikën e Schlesvig Holsteinit, aty ku edhe jetoji e veproji politikishtë. Kjo Republik shtrihet në veri të Gjermanis dhe ka një popullsi preji 2, 8 milion banorë. Në zgjedhjetë Parlamentare të 5 Qershorit 2012 ne kët republik të veriut të Gjermanisë u mbajtën zgjedhjet Parlamentare. Dhe këto zgjedhje prodhuan kët rezultatë zgjedhorë : CDU 30.8 , SPD 30.4, B 90 Grünen 13.2, FDP 8.2, Piraten 8.2. dhe SSW 4.6 përqind, parti që ësht e pakicës daneze dhe që ësht e liruar nga 5 %. Pasiqë Parlamenti i kësaji republike ka 69 deputetë atëher partit politike pasë ndarjës së vendeve morën në numra këto mandate deputetësh CDU 22, SPD 22, B 90 Grünen 10, FDP 6, Piraten 6, dhe SSW që ësht parti e pakicës daneze 3 mandate.

Meqense CDU doli parti me e votuarë porë në mungesë të numrave pasiqë CDU së bashku me partnerin tradicionale FDP kishin vetëm 28 deputët dhe ju mungoninë votatë u krijua një koalicion tjetër në mesë të tri partive politike gjermane SPD, B90 Grünen, dhe partis së pakicës Daneze SSW. Këto Parti së  bashku kishin 35 deputetë ku te tria së bashku edhe me tolerimin edhe te partis së Piratëve që ësht ne opozit,  formuanë qeverin e re e cila solli kryeministër politikanin Torsten Albig i cili nukë vjenë nga Partia më e votuarë në kët rastë nga CDU, por nga partija më pak e votuar nga SPD.

Porë pasë konstituimitë të parlamentit të Republikës së Schleswig Holsteinit ndodhi ndryshe. Posti i krytarit të Parlamentit i takoji CDU konkretisht z Klaus Schlie (CDU), si parti më e madhe e dalë nga zgjedhjet, dy postët e nënkryetarëve i morën partia e dyt SPD konkretisht z Bernd Heinemann (SPD), si dhe partia e tret B 90 Grünen, Marlies Fritzen (B'90/GRÜNE).

Propozimi imë për të dalë nga ngërqi politik në Kosovë

Gjatë formimitë të Qeverisë duhetë respektuarë marrveshja e tri Partive Politike Shqiptare LDK, AAK dhe NISMA që Kryeministër i Kosovës të zgjidhetë Ramush Haradinaj ku do te ketë përkrahjen dhe mbështetjenë edhe të  te Vetvendosjes, pavarsishtë se a do të jet Vetvendosja pjes e Koalicionit Qeverisës apo jo. Kët realitetë të ri duhetë ta kuptoji dhe pranoji edhe PDK dhe kryetari i saji Hashim Thaqi, aji duhet ta kuptoji faktinë se koalicioni parazgjedhorë i udhëhequr nga aji ësht vetëm koalicioni më i votuarë porë asesi nukë i ka numratë për të qeverisurë. Pra ësht shumë largë qeverisjes sepse i mungon rreth 20 përqind e elektoratit. Porë në anën tjetër edhe Partitë e tjera politike duhet ta kuptojnë dhe pranojn faktin se koalicioni i udhëhequr nga PDK ka dalë koalicioni më i votuarë, dhe se ky koalicion edhepse duhet të shkoji në opozitë ati i takon posti i Kryetarit të Parlamentit të Kosovës. Kështuqë PDK qyshë në seancën e parë duhet ta paraqet një kandidatë nga radhët e saji për Kryetar të Parlamentitë, dhe ky kandidatë duhet të përkrahetë edhe nga partit tjera që janë nënshkruese për formimin e qeveris së re. Ndërsa tre nënkryetarët e Parlamentit të Republikës së Kosovës duhetë të zgjidhen  nga LDK, Vetvendosja, dhe AAK. Pasë zgjedhjesë së Kryesisë së Parlamentit,  më pasë duhet themeluar Qeveria me Kryeministër Ramush Haradinaj dhe me zavenskryeministra, ministra dhe zavens minstra që do të vijnë nga radhët e tri partive politike që e udheheqin qeverin, ndersa pasë dy viteve posti i Presidentit ti takoji një kandidati të LDK.

Vetëm kurë të pranohet ky realitet i dyanshëm atëher në Kosovë do të zgjidhet kjo nyje politike, parlamenti do të udhehiqet nga një koaliciona parazgjedhorë që ka dalë më i votuari në zgjedhje konkretisht nga një politikan i PDK, ndërsa qeveria do të udhëhiqet nga një kandidatë i një koalicioni paszgjedhor që ësht koalicion më i madhë dhe që njëkosisht i ka edhe numrat për të udhehequr me qeverin.

Prandjai partit politike shqiptare ne Kosovë, nga  të dy krahët politikë, duhet ti pranojn këto dy realitete pra këto dy koalicione qoft aji parazgjedhor që ka bër PDK me partit e tjera politike, qoftë koalicioni pasgjedhor që kanë bër LDK, AAK, dhe Nisma të përkrahur nga Vetvendosja. Me njohjën e këtyre dy realiteteve politike  të krijuara Kosova do të fillon të ecë mbarë politikishte, fillonë një qeverisje e re me nje opozitë të fortë politike, shtetët e Bashkimitë Evropian dhe SHBA  do të punojnë së bashku me Qeverin e kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, qeveri e cila ka shumë për të bër që Kosova dalngadal porë sigurt të gjeji rrugën Evropiane që ësht shumë larg. Megjithse një pjesë e diplomacisë pwrendimore ësht duke e shqyrtuarë edhe një opcion tjetër atë të Bashkimit të Kosovës me Shqipërin, që ësht nje e drejt e pakontestushme e popullit shqiptarë.Me kët shkrimë ju bëji një thirrje kompletë spektrit politikë shqiptarë në Kosovë që të reflektojnë pozitivishtë dhe interesatë shtetërore, kombëtare dhe të mbrojtës së qytetarëve të dominojnë më shumë se ato politike, karrieriste dhe financiare.Politikanët në Koosvë duhet ta dinë se qeverisjet ndërrohen në qdo katër vite ndërsa, shteti, populli, e kombi duhet të mbesin përgjithmon.

Autori ësht deputet i CDU në Asamblen Komunale të qytetit Kiel në Gjermani.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora