Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Shtegtimet e shkrimtarëve

| E enjte, 26.06.2014, 07:00 PM |


Këndi i librit

Shtegtimet  e shkrimtarëve dhe të poetëve nëpër  shtigjet  e fshehura  të oazit krijues.

Nga Xhevahir Cirongu

Sa bukur është kur në dorë të zbret një zog  mali dhe pastaj e përkëdhel  me duar atë. E shikon me kureshtje, dhe diçka ndjen brenda vetes magjishëm krijesën e zotit që këndon aq bukur me zërin e tij melodioz. E rrok  pas vetes e nuk e lëshon të iki të fluturojë hapsirës qiellore. Ai di vetëm të këndojë e s’të mërzit kurrë! Zogun e mban atje në kafaz për të dëgjuar këngën e tij. I dëgjon edhe nëpër pemë, apo në pyje e lugina që fluturojnë zogjtë duke kënduar e thonë fjalën me plotë ëmbëlsi. Të tillë mendime e fjalë si zogjtë shtegtarë nëpër kontinente, përcjellin me shkrimet e tyre edhe shkrimtarët e poetët e të gjithëve kombeve për te popujt e tyre. Edhe shkrimtarët e poetët shqiptarë  po e thonë fuqishëm mendimin e tyre krijues nëpër botë me botimet e tyre. Fjala e bukur shqipe, po shtegëton  anembanë globit me shkrimet që botojnë krijuesit tanë, dhe veçanërisht me botimet e tyre në libra edhe të përkthyera në gjuhë të ndryshme të huaja. Këtë radhë ne do përqëndrohemi te disa autorë që janë prezantuar para lexuesit me botimet e tyre.

@  Bedri Neziri:

Autori B. Neziri ka lindur në vitin 1962 në fshati Bunjak të Skënderajt Kosovë. Në vendlindje mbaron arsimin tetë vjeçar, dhe më von kryen arsimin e lartë në Universitetin e Prishtinës Fakultetin Filiologjik    (Dega Gjuhë-letërsi  shqipe). Aktualisht punon në arsim  dhe jep mësimdhëie në shkollën  9 vjeçare ’’Pandeli Sotiri’’. Ai është edhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve ‘’Fahri Ffazlu’’ në Kastriot. Shkrimtari  Bedri Neziri është marrë edhe  me  shkrime poetike. Në vitin 2001 boton librin monografik ‘’Kohë e ndaluar’’, dhe në 2009 librin me poezi’’Shtegtimet e Arbrit’’. Por ka botuar edhe librin’’Lulkuqet e Kastriotit’’. Ne shkëputëm  një nga poezitë nga libri ‘’Shtegtimet e Arbrit’’.

Martirëve të lirisë

(Fahri Fazliu  dhe Afrim Zhitia)

Ata ishin zogj fluturues

Që donin të arrinin në folenë e vet.

Ishin yje që ndriçuan shtigjet

Kah pritnim të vinte pranvera,

Vetëm dashurisë për lulet

Ia dhuruan gjithë gjakun e zemrës.

Në mbrojtje të këngës për atdheun

U bënë yje në qiellin e vet,

Dardanisë iu bënë dritë e rrënjë

Kush e ka emrin e tyre

I bën kurorë përjetësisë…

@ Adem Zaplluzha-poeti që lundron mbi valët e vargut  të poezisë

E  çuditshme është puna e krijuesit. Ai gjendet ashtu si një llavë magjike që shpërthen  në çdo kohë. Nuk njeh mosh të re apo të vjetër. Vjen si një lastar me gjethe e më pas lëshon lulet e kredhet në pjalmin e vargut krijues. I tillë në kohën e sotme është edhe poeti nga Kosova Adem Zaplluzha. Sapo ka kaluar moshën e 70 vjetëve.Ka një kujtesë të kthjellët e s’mundet nga mosha e thyer, por shkruan e krijon sikur të ishte 15 vjeçar. Bisedon me atë, e vetja të duket sikur ke kapur vargun poetik. Deri tani, në këto pak vite të fundit, ai ka botuar mbi 110 libra me poezi e prozë. Pak pas kohe, Ademi nxori nga shtypi 24 tituj libra me poezi. Dhe ne po shkruajmë disa tituj prej tyre në këtë rubrikë. Si: ‘’Zjarri i mallit tim” me redactor Firtiz Radovani,lector Veli Veliu, recesent Mazllum Baraliu. ‘’Loti i gotës së dehur’’ me redaktor  e lektor Xhevahir Cirongu, dhe  recesent M. Baraliu. ‘’Ndjekësit e engmave’’ me redactor Arsim Halili. ‘’Atdheu i paçmuar’’ me redaktor e lektor Lulëzim Logu e recesent Mazllum Baraliu. ‘’Për kë po bie maj këmbanë’’me redaktor e lector Bedri Neziri e recensent M. Baraliu.  ‘’Kur era teshtin’’ redactor Sejdi Berisha, recesent Mazllum baraliu e lektor Veli Veliu.  ‘’Stina  asnjanse’’ me redaktor e recesent, Drita Lushi , lektor Veli Veliu.’’Daullet e një nate’’ e redaktor Baki Ymari. ‘’Sytë e gurtë të erës’’ me redaktor  Muhamet Hoxhaj. ‘’Kërkëllimat e natës’’ me redaktor Sokol Demaku. ‘’Pjalmi i harruar’’me redactor Haxhi Muhaxheri. ‘’Druri i pikëlluar’’me redaktor Riza Grejçevi. ‘’Si trenat e verbër’’ me redaktor Ahmet Pllana etj.

@ Viktoria Xhako, poetja Durrsake na vjen me freskinë e detit te poezia

Edhe poetja Viktoria Xhako na paraqitet kohëve të fundit me një tjetër vëllim poetik. Aty do gjesh poezi me tema të ndryshme. Më tepër trajtohet bota shpirtërore dhe dhimbja që ndjen brenda vetes poetja. Vargu është thjeshtë e jep mesazhe te lexuesi, që të mboshtë skutat e errta të padukshme të jetës. Autoria Viktoria Xhako ka botuar gjer më tani 4 vëllime me poezi dhe një me tregime. Edhe përtë ardhmen ka synime t e saja që të dale para lexuesit me një roman. Autores iu urojmë udhët  të mbarë në krijmtari.

@ Gëzim Çela , rrëfimtari i tregimeve jetsore (nga ish burgjet e regjimit komunist)

Ai di të tregojë bukur e me dhimbje ngjarjet e ish të dënuarëve  nëpër burgjet e regjimit komunist. Tregimet  e librit të dytë janë të përpunuara dhe jepen me detaje e stil letrar të gjitha ngjarjet që përshkruhen aty. Autori Gëzim Çela, jo vetëm të fletë me modesti e dhimbje për atë kohë të jetës së burgut, por edhe në stilin e të shkruarit, ai jep oksigjen e frymarrje jete me tregimet që paraqet  në vëllimin e dytë me tregimet jetsore të përpunuara. Libri ka gjithsej 118 faqe. Shkrimet me tregime janë shoqëruar edhe me foto të ndryshme të shtrira në kohën e vetë. Vetë titulli i librit ka simbolikën e dhimbjes ‘’Klithma e një nënë’’, sepse është nëna ajo që e ndjen më shumë në shpirt dhunën e liritë e dhunuara nga  pushtetarët të të gjithave regjimeve të çdo kohe qofshin  ato. Kitara e Artistes së Ppoullit, Vaçe Zela  e cila  ndodhet  në shtëpinë e Gëzim Çelës, duket sikur këndon këngën e jetës, kurse lotët  që derdh  Gëzimi mbi faqet e rrudhura  shkëlqejnë si thërmija copash guri diamantësh. Pikërisht, ajo kitarë dhe tingujt e saj i kanë dhënë forcë e dritëjete  këtij njeriu që flet butësisht e me dhimbje për të kaluarën e viteve të rinisë atje në hekurat e burgjeve  të regjimit komunist,Spaç 1973.

Durrës , 04 qershor 2014.