Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan

| E merkure, 25.06.2008, 09:00 PM |


Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi,  ne kryeqytetin e botes, Manhattan

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Dita e shtune ishte nje nder ditet me te gezueshme per shqiptaro-amerikanet, vecanerisht per emigrantet e New Yorkut.
Rruga Amerika ne Manhattan shkelqeu, u ndez nga ngjyra kuq e zi, simboli i flamurit i Kombit shqiptar. 
Mijera shqiptare ku dominonte rinia studentore, te sapodiplomuarit ne universitetet amerikane, te rinjte qe jane punesuar ne nivelet me te larta te zyrave amerikane, kishin ardhur per te parakaluar dhe per te demonstruar kulturen dhe traditen e mrekullueshme shqiptare.  Ne kete dite e cila ishte dita internacionale e parades, pervec kombit tone parakaluan dhe shume kombe te tjera nga e gjithe bota, por mua nuk e di sepse m’u duk qe kete radhe ishim me te organizuar, me solid, me me kulture ne paraqitjen tone perpara publikut amerikan qe na pershendesnin nga trotuaret, ku kishin dale per te pare paraden.
Rinia shqiptare me flamurin kuq e zi dhe flamurin e Kosoves, parakalonin duke brohoritur: Rrofte Shqiperia, rrofte Kosova dhe se bashku vallezonin valle te ndryshme popullore ne rrugen “Amerika” ne Manhattan.
Disa prej tyre kishin veshur kostume kombetare te trevave te ndryshme shqiptare, cka dhe terhiqnin me shume publikun shqiptar dhe ate te huaj qe ngrinin duart dhe pershendesnin ne kete dite te bukur festive.  Edhe Zoti na kishte dhuruar nje dite nga me te bukurat, me diell, me fllad dhe shume te pershtatshme per kete dite te vecante, per te gjithe ne emigrantet ketu ne New York dhe nga shtetet e tjera te Amerikes, qe kishin ardhur nga larg per te marr pjese ne diten nderkombetare te parades.
Organizatori kryesor i parades shqiptare ishte i riu intelektual Vasil Gjika, i cili kishte kohe qe na kishte ftuar se bashku me stafin e tij, per te marr pjese ne kete dite te vecante.
Ai pershendeti te gjithe te pranishmit, i falenderoi per pjesemarrjen dhe pastaj fjalen ja dha ish kongresistit amerikan me origjine shiptare, z.Joe Di Guardi se bashku me bashkeshorten, nje nga aktivistet me te shquara per ceshtjen kombetare, znj.Shirley Di Guardi.  Ish kongresisti shqiptar qe do te kandidoje perseri per ne Shtepine e Bardhe, ishte veshur me kostum kuq e zi dhe pershendeti te gjithe pjesemarresit duke falenderuar Ameriken qe eshte i vetmi vend demokratik ne bote, qe lejon te gjitha kulturat boterore pa dallime racash dhe ngjyrash te parakalojne ne nje nga rruget kryesore te Manhattanit.
Fjala e tij per lirine e Kosoves dhe Pavaresine e saj u prit me brohoritje te fuqishme, nje ze qe dilte nga zemrat e shqiptareve ne te gjitha trevat per Kosoven tone te pavarur!
Z.Dio Guardi eshte nje nga intelektualet me te shquar te Kombit shqiptar qe me dashurine e tij te madhe per Shqiperine e ka cuar zerin e saj deri ne Shtepine e Bardhe, fal zgjedhjes se tij disa here si anetar i kongresit amerikan ne Shtepine e Bardhe.
Ndersa bashkeshortja e tij, nje grua teper e devotshme dhe nje studjuese e zellshme e ceshtjes Ballkanike, midis te tjerash cmoi tolerancen dhe traditen e mrekullueshme te popullit shqiptar.  Populli shqiptar vazhdoi ajo dallohet per tolerancen fetare, mikpritjen, besen, cka eshte treguar me fakte se eshte i vetmi popull ne bote qe nuk vrau dhe masakroi asnje hebrej gjate luftes se dyte boterore.
Pas fjalimeve te tyre, z.Gjika, znj.Megi Xhemali, nje vajze tjeter intelektuale, qe kane studjuar ne Perendim, z.Eron Toro, me perkushtim ftuan pjesemarresit te parakalonin me kulture gjate rruges “Amerika”.  Te paret qe e udhehiqnin kete parade ishin z.Dio Guardi i cili drejtonte makinen e tij stolisur nga flamujt dhe bashkeshortja e tij, znj. Shirley e cila ishte veshur me nje elegance ne ngjyrat e simbolit tone kombetar, kuq e zi!
Pas makines kryesore vinin me radhe parakaluesit me pankarta, flamuj, makina, motora te gjitha keto me simbolet kombetare.
Keshtu parakaluan me banderolen e shkruar, Instituti “Gjergj Kastriot Skanderbeg” dhe shkolla shqipe ne Staten Island, banderole qe prezantohej nga presidenti i saj, z.Rrape Ruci i cili ka vene shtepine e tij ne sherbim te kombit dhe drejtori ekzekutiv i shkolles z.Qemal Zylo. 
Ata shoqeroheshin nga nxenesit e rinj te kesaj shkolle si: Davidi, Sara, Lisi, qe kishin ardhur se bashku me prinderit, me Marjeten, Mondin, apo gjysherit e tyre.
Po keshtu mesueset Jona Balili, Valbona Zylo, studentja e shkelqyer e finances ne kolegjin e Barukut ne Manhattan, zonjusha Eranda Stringa, znj.Dea Balili ishin se bashku me Institutin.
Me shume te rinj qe u takuam, te bente pershtypje menyra se si ata prezantoheshin, diskutonin, apo sa shpejt lidheshin me njeri tjetrin ne rrethin e vallezimit qe improvizohej nga muzika e bukur shqipe.  Keshtu gjate bisedes, nje impresionim te vecante mora nga i riu Deni Blloshmi, nje intelektual qe ka mbaruar studimet ne Amerike, por qe ne vendin e tij ka ndjere nje persekutim te eger nga diktatura bizantine. I degjoja me vemendje, merrja pjese se bashku me ta, dhe me vete mendoja se:  Kombit shqiptar do i ndryshoje faqja vetem nese e marrin qeverisjen, te rinjte intelektuale qe kane mbaruar ne Perendim, ose ne Amerike, apo qe jane properendimore ne pikepamjet e tyre, dhe qe udhehiqen nga  parimet demokratike. 
Kombit shqiptar do i ndryshoje faqja nese keta te rinj udhehiqen nga njerez me vizione per te ardhmen, jo nga ishet qe kane mentalitete dhe nostalgji te se kaluares, por nga te persekutuarit qe hoqen te zite e ullirit nga keta ish, qe fatkeqesisht vazhdojne ta udheheqin perseri popullin tone atje!
Parakaluan me bluzen e kuqe te shkruajtur Cameria, si kryetari i shoqates “Cameria” nje z.Sali Bollati e shume te tjere qe kishin ardhur ne kete dite te vecante per Diasporen shqiptare ne Amerike.
Na pershendetnin mjaft amerikane, qe jane bere pjese e kultures shqiptare me kontributin e tyre te vyer, si pastori Steve Galegor se bashku me bashkeshorten e tij dhe 3 femijet, i riu intelektual Todd Watkins, qe nuk ndenji asnje minute pa filmuar me kamera te gjithe parakalimin festiv ne Parade e shume e shume te tjere.
Kenget popullore nga te gjitha trevat shqiptare, vallet e bukura te tradites sone, jehuan ne te gjithe Manhatanin, te rinjte kercenin, kendonin te qeshur dhe te gezuar, te bindur se po kryenin me kulture, detyren karshi Atdheut.
Parada u pershendet nga presidenti i Fondacionit te dites nderkombetare te Parades ku me dashuri dhe respekt pershendeti shqiptaret, Kosoven, Pavaresine e saj, kulturen tone te lashte.  Ai pershendeti dhe ish kongresistin shqiptar z.Dio Guardi i cili shkoi dhe ju dhuroi gjithe podiumit dhe njerezve ne rruge librin “nje qind per qind e Hebrenjve ne Shqiperi i shpetuan Holokaustit”.
 Ndersa Presidenti pershendeste, nxenesja e vogel e shkolles shqipe Sara Ismailati u mor ne duar ne podium nga nje perfaqesues i shtetit amerikan dhe vogelushja e lumtur me syte blu, pershendeste pjesemarresit me flamurin e vogel ne dore.
E gjithe parada u filmua nga TV “Kultura shqiptare” me producent Adem Belliun dhe nga gazetaret Beqir Sina, Halil Muja, Nexhmedin Syla etj...
Njerezit u shperdane ne grupe qetesisht per ne shtepite e tyre, te gezuar se kishin prezantuar me kulture Shqiperine para botes, nje detyre fisnike per Kombin e tyre, Shqiperine ne Diten Nderkombetare te Parades.

Presidenti i Inst. Gjergj Kastriot Skanderbeg dhe drejtori i shkolles shqipe z. Qemal Zylo

Amerikani T. Watkins filmoi te gjithe paraden

Dore per dore duke vallezuar

Edhe ne makina vallezonin per Shqiperine
Flamuri i shtetit me te ri ne bote, Kosoves
I riu D.Blloshmi ne Parade
Krenare qe jane shqiptare
Me kostumet popullore
Nje kujtim pas parade
Te rinjte dhe Z. Dio Guardi ne Parade
Te rinjte i dhane jete dhe gjalleri parades
Valevitej Flamuri shqiptar ne Manhattan
Duke parakaluar me flamurin e Kosoves

Manhattan, 21 Qershor 2008