E shtune, 20.04.2024, 08:50 AM (GMT+1)

Mendime

Alma Lama: Do të vazhdoj të jem zëri juaj

E enjte, 26.06.2014, 07:29 PM


Të dashur miq,

Po shoh që janë publikuar rezultatet perfundimtare të zgjedhjeve, nga vesrshimi i urimeve ne telefon dhe FB..

Në bazë të rezultateve, i paskam marrë rreth 7500 vota, gjë qe më bën fituese të mandatit të dytë deputetes së Kuvendit të Kosovës. Padyshim qe kjo është një foitore e madhe për mua dhe të gjithë përkrahësit e mi. Këtë fitore e marr si KONFIRMIM të qëndrimeve të mia të drejta dhe parimore, në interest të Kosovës dhe pa kalkulime të vogla personale, sic bënë shumica e politikanëve.

Duke pasur parasysh sfidat e medha me te cilat u perballa gjatë kësaj fushate dhe gjatë gjithë mandatit, sidomos propoganden e ulët të grupeve ekstremiste politike dhe fetare, shpesh te ndihmuar edhe nga mediat, dezinformatat që kundërshtarët i përhapen në lidhje me qëndrimet e mia mbi fenë (gënjeshtra të neveritshme), mendoj se ky rezultat është mjaft i mire.

Prandaj dua të falenderoj perzemërsisht elektorarin e LDK-se i cili me ka votuar dhe me ka pritur me shume dashuri kudo që kam shkuar dhe i kam takuar; anëtarët e LDK-së nëpër komuna të ndryshme që më kanë ndihmuar me të vetmen arsye - janë përkrahës të frymës pro-përendimore; dua te falenderoj vecanerisht të gjithë ata miq dhe përkrahës të flaktë, të cilet edhe pse nuk ishin kurrë me parë elektorat i LDK-së, vendosën që këtë herë të më perkrahin mua; dua të falenderoj të gjithë ato gra deh vajza, të cilat pata rastin t’i takoj dhe që më fjalët e mira, më dhanë më shumë kurajo për të qenë zëri i tyre në Kuvend; dua të falenderoj të gjithë miqtë dhe dashamirët, të njohur e të panjohur nga cdo komune e Kosoves, të cilët u angazhuan në mënyre vullnetare për mua; dua të falenderoj ata miq që më ndihmuan po në menyrë vullnetare për publikimin e numrit tim dhe te spotit elektoral, këtu në FB dhe në terren; dua të falenderoj ekipin tim, ata studente të mrekullueshem që më ndihmuan për të bërë një fushatë modeste por moderne, të bukur dhe kreative dhe në fund dua të falenderoj familjen time, për përkrahjen e parezervë, bashkëshortin, vjerrin, vëllain, dhe të afërmit e tjerë që më ndihmuan per te mberritur tek fitorja.

Kjo është një fitore jona e përbashkët.

Jam e lumtur gjithashtu se gratë më së shumti i ka votuar elektorati i LDK-së duke treguar kështu më shumë qytetari, më shumë pjekuri.

Miq, edhe nje here, faleminderit të gjithëve. Do të vazhdoj të jem zëri juaj, do të vazhdoj të luftoj për një Kosovë më demokratike, do të vazhdoj të mbaj qëndrime parimore, do të vazhdoj të jem vetvetja në politikë.

Me respekt

Alma

https://www.facebook.com/alma.lama.9



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora