E shtune, 20.04.2024, 05:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Një copë zemre lashë tek ti

E merkure, 25.06.2014, 06:09 PM


XHEVDET UKALLI

NJË COPË  ZEMRE LASHË TEK TI

 

Për kaq vite , s’jemi parë

Djegur   unë e djegur  ti

Veç një gurë, ne na ka ndarë

Gurë i rëndë, ai  gur i zi!

 

Kemi  ndjerë , për njëritjetrin

Si rënkonte , shpirt i ngratë

Unë për ty , si më të vjetrin

Ti për  brezat , gjërë e gjatë

 

Unë nga larg,  lakmoja valët

Ti atë  qiell,  mbi horizont

Unë s’e dija , çfarë thonë dallgët

Ti , e keqja ku mbaron!

 

Kemi  qenë , pra të gabuar

Kot , të dy,  qemë lakmitarë

Dhe siç duket , s’kemi besuar

Se të dyve  djalli , na ka marrë.!...

 

Nga  brendia , pas aq dhimbjesh

Erdhi çasti ,të vjellim blozën

Pas kaq vitesh , pas kaq ndrydhjesh

Me gjithë lotë,  dhe sytë na  rrodhën

 

Megjithatë, ooo  lum deti!

Kokën lart , të lutem  mbaje

Sepse s’erdha , unë i shkreti

Që ne sot , të ndajmë faje !

 

Një copë zemre , lashë tek ti

Morra aq , sa më mjaftonte

Në krahëror,  një copë Shqipëri

Një grusht dhe , që më takonte.

 

Durrës 1996



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora