E enjte, 25.04.2024, 05:44 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Jo grek për kishën shqiptare

E merkure, 25.06.2014, 06:44 PM


Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, nuk ban ta udhehq Kryepeshkopi grek!?

Nga Sylë Arifi, avokat

Fjala e Zotit-Kurani, Bibla dhe Libra tjerë fetar jan të shkruar në gjuhen Shqipe. Klerikët fetar nga të tri fetë që i kan përqafuar dhe tani i kultivoin Shqiptaret, shpesh po predikohen në gjuhet e huaja. Sovraniteti i një populli nenkupton edhe të identifikohet me gjuhen e tijë edhe në rrafshin fetar. Ketyre ditve po nëTiranë ndodhi të mbahetë shenjtërimi i Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse.

Dihet, se mesazh për të gjithë popujt dhe fetë është predikimi për më shumë paqe dhe largimin e urrejtjes, fetare dhe kombetare në mes kombeve të botës. Qdo manifesit i till fetar pra edhe të ky i fundit në Shqipëri i besimtarëve ortodoks  të Shqipërisë i uronim të jetonin një jetë prej besimtarve të vertet, duke ju preferuar që kleriku i tyre të jetë Shqiptar dhe jo i një perkatesie tjetër kombëtare. Është, plotesisht e ndershme, fetarisht dhe kombetarisht për një shtet dhe popull që udhehqesi fetar të zgjidhen nga besimtaret e ati vendi për t’i nderuar njerëzit e feve të tjera ashtu siç edhe fetë e tjera të nderojnë besimin ton Ortodokës Shqiptar. Të gjith neve jemi dhurata të Perëndis dhe duhet ta largoim çdo urrejtje dhe jo tolerancë mes nesh si besimtar të Zotit.

Than, troq në kontest kohor përgjegjësin për klerikun e besimit ortodokës në Shqipëri e ka Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha por ky akt nuk i përjashton të tjerët pse nuk ndermuarren inciativ dhe vendim që Ortodokset Shqiptar të udheheqen nga kleriket Shqiptar nga Kisha Autoqefale në Shqipëri. Vertet, është një ngjarje e madhe për besimtaret tanë ortodokse por dhe për të gjithë shqiptarët besimtar të Zotit, dhe arritje historike në konsolidimin e autoqefalisë së kishës tonë ortodokse si kështjellë e përjetshme e besimit ortodoks shqiptar, dhe më kuptim plot do të ishte po të ishte e udhehequr nga vetë kleriket Shqiptar e jo nga kleriku grek. Raste të tilla pa presedant nuk mund ta hesim në vende apo popuj tjerë të botës demokmratike që cermonit e tilla të një kombi apo Shteti të drejtohen në gjuh të huaj dhe klerik të huaj. Pra, rastet e tilla ende mund të ndodhin vetem tek neve Shqiptaret se po duket që jemi i veqant si popull se po duroim-apo pranoim ta kultivoim një tolerancë shkuar tolerancave fetare dhe kombëtare për ndryshim nga popujt dhe shtetet tjera.

Patriarku ekumenikal i Patriarkanes se Konstandinopojes ( Stambollit ) Bartholomeu i Pare, do pranohej si musafir me kompetenca të plota në aspekltin e hirarkis fetare përshendetje e tijë drejtuar ne prani të mijera besimtareve ortodokse shqiptare. Por, në rastet e tilla përgjegjësia bije tek vendoret si në aspektin fetar dhe në ate shtetror, që edhe në këte kohë të vazhdohet që fenë ta udheheqin të tjerët, është nonsens jo vetem fetar, kombëtar por edhe Shtetror.

Shqiptaret, dhe elita e tyre politike e Shtetrore duhet ta pys veten se a thua vall popuj dhe Shtete tjera do të pranonin degradim të till me cermoni të tilla ku mandatin fetar dhe gjusor e ushtroin të tjeret, prandaj ju sygjeroja që shkoni në shtetet fqi, Gerqi dhe Serbi se a po mund ta duroin këte akt që juve edhe me mburrjo po e toleroni !?

Deklarata e kryepeshkopit serb në Tiranë, Irinej, se Kosova është e shenjtë për Serbinë, ka ndezur debate, polemika, akuza dhe kundërakuza, nëTiranë, Prishtinë dhe gjith hapsirën Shqiptare me të drejtë. Paraqitja, provokuese e kryepeshkopit serb jo e paritur, tani me vonesë kan vershuar reagime të ashpra nga krerët e politikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Absurdi nuk ka kufi, thuajse nuk e kan ditur dhe nuk e kan njoftur kryepeshkopin e serbis dhe qendrimet e tija vazhduse ndajë Shqiptarve?

Derisa, fenë ortodokse të Shqiptarve ta udheheqin klerik të huaj siq po ndodhë në Shqipëri, atehere pa u quditur apo pa u mllefosur juve shtetar dhe politikan Shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, duhet ta ngriteni përgjegjësin shterore për skandale dhe provokime të tilla që juve i lejoni.  Për, organizime të tilla fetare duhet paraprakisht që jo vetem insitucjonet fetare ta bajn analizën e qfardo veprimi në kete fushë, por këte duhet ta mbikqyrin edhe institucjonet shtetrore, që mos të kemi defekte me pasoja, siq tani po na rezulltoin me zhgenime dhe vajtime nga elita shtetrore. Të ftohen dhe lejohen të marrin pjesë në cermoni fetare etjra cermoni armiqet e kombit dhe Shtetit Shqiptar është më shum se përgjegjësi morale.

Deklarata e djeshme e Patriarkut  Irinej, se Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë, nuk është diqka e re! Për ti shqetsuar tani ata që i lejuan dhe i mundesuan keti kleriku të qfryhet edhe ni here kundër Shqiptarve mu në mes të Tiranës. Se paku edhe pse me vonesë kryeministri Rama ka qen dashur ta shpall person nongrata dhe ti shkurtoi vizitën si i pa deshiruar klerikut politik serb. Sigurisht se nuk e qfaisoin apo e liroin nga përgjegjësija shtetrore kryeministrin tani pas ketyre fakteve të ndodhura, me qfardo bojkoti drekash apo qfardo mllefi të gjitha keto reagime jan shumë të vonuara. Ku ishit juve e nderuara klasa politike dhe shtetrore, kur e keni ditur se Kryepeshkopi grek Anastasios (Janullatos), i cili drejton Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë mjerisht ende,  i kishte bërë ftesat sipas apetiteve politike greke, serbe dhe ruse.  Vertet ai këte e ka bërë si  drejtues i ortodoksve shqiptar!  apo si drejtues fetar grek? Sigurisht në pajtim me interesat gjeopolitike të Greqisë, Rusisë dhe Serbisë, dhe këte duke ia lejuar dhe mundesuar Shteti Shqiptar! “Tmerr politik, fetar dhe shtetror” Po ky Irinej së bashku me mitropolitin e Malit të Zi, delegacionin serb dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Shqiptare, po vazhdoin edhe sot të  vizitoin manastirin  e Shën Shirgjit në Shkodër, varrezat nën rrenoja të ish mbretërve serbë të dinastisë së qujtur ‘Vojislavljevi?a’, që datojnë në vitin 1423.

Klasa shtetrore Shqiptare, e din nga historija se kisha serbe ka qenë historikisht kundër shqiptareve, dhe viteve të fundit kundër  NATO-s, BE-s dhe SHBA-s. Prandaj, tani  duhet vendim Shtetror  për ti nderprer viziten kleriku serb, që paraqet cenim të rendit ligjor dhe kushtetues të Shqipërisë, dhe na ka fye të gjith Shqiptarve. Gjithashtu, Shteti Shqiptar është koha e fundit që misjonin fetar për ta udhehequr Kishën ortodokse autoqefale Shqiptare ta emron klerikun Shqiptar të vendit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora