E shtune, 20.04.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Burgosja e Ukë Rugovës, krim

E marte, 24.06.2014, 07:40 PM


RIBURGOSJA E UKË RUGOVËS ËSHTË KRIM

Reagim me shkas

NGA AGIM GASHI

Burgosja e para disa javëve të Ukë Ibrahim Rugovës, tronditi shumë rugovistë të ndershëm të cilët i njofin pak më mirë situatat e krijuara në partitë tona, shtet, polici e prokurori.

Krimi politik që po ndodh tash e sa vite, por ha koka të pafajshme duke filluar prej vrasjeve, likuidimeve, kanosjeve, shantazheve e deri te burgosjet me aktakuza të montuara.

Qysh atë ditë kur u burgos Ukë Ibrahim Rugova, u pa kjart se burgosja e Ukës nuk ishte „krimi i orgnizuar“ apo edhe ndonjë krim tjetër, por ishte qëllimi i maltretimit, poshtrimit dhe ultësimit të Familjes Rugova me qëllime politike. Vandalizmi i ushtruar në Rezidencën e Presidentit Historik,dhe numri i policisë me tërë arsenalin e armatimit deri te angazhimi i qenëve, tronditi njrzit e ndershëm në mbarë botën. Pothuajse nuk kishte agjensi lajmesh, gazetash, televizone botrore e kombëtare që nuk e dhanë lajmin dhe pamje nga poshtërimi dhe vandalizmi me ato sjelljet kriminale që ushtrua në familjen Rugova, kontrollimi i pjesëve private të Presidentit, vjedhja e arhivës së Presidentit gjoja për qëllime hetimore, e çka jo tjetër?!

E poshtrimi si mund të jetë ndryshe kur në qeverinë e Kosovës ka vrasës e kriminel me namë e nuk burgosen, ka e çka nuk ka kjo qeveri e jona, ka në të gjitha partitë tona, por erdhen ta burgosin Ukën që „paska“ pas punë me disa pasaporta e viza. Faji i këtij poshtrimi nuk është vetëm i qeverisë dhe disa prokurorëve të shitur nga SHIK-u, por edhe i strukturave të LDK-së dhe „miqëve“ të tij si Dr.Bujar Bukoshi.

Për të qenë poshtërimi edhe më i madh, bëhet lëshimi nga burgu dhe riburgosja e menjëherëshme me preketste tejet idiotike se gjoja tani Uka më ska imunitet. Po si pra u mbajt në burg me imunitet? Pse u burgos me imunitet? Pse u maltretua mbarë familja Rugova kur Uka kishte imunitet? Po familja Rugova nuk ka imunitet a?

Fatkeqësi edhe më e madhe është se pos familjarëve që reaguan për burgosjen dhe riburgosjen e Ukës, dhe avokatët mbrojtës, asnjë strukrur e LDK-së nuk doli me e denue bile vandalizmin dhe frikën e ushtruar në Rezidencën e Kësaj familjeje, asnjë deklaratë në mbrojtje të identitetit të familjes Rugova, asnjë angazhim i LDK-së në zbardhjen e kësaj afere e që të dilet me deklarata të plota para popullit dhe elektoratit të LDK-së. Partitve tjera ju burgosen vrasësit e kriminelët dhe ata angazhojnë avokatë me famë botrore, ndersa LDK nuk paska mundësi me e angazhue një avokat që të tregohet pafajsia e djaloshit Ukë. Këtu shifet se sa të lidhura janë disa struktura të LDK-së me krimin e e partive tjera në dëm të atdheut.

Gjëja e parë që u bë pas burgosjes së Ukë Rugoves, ishte marrja e Teutë Rugoves në radhët e LDK-së dhe kandidimi i saj për deputete, jo për ta nderuar Teutën dhe për të ia dhënë vendin mertor, por për ngritjen e pazareve të votave dhe poshtrimin e vllaut të saj që dergjet në bug.

Sa e sa herë u sulmua vrazhdë Presidenti Rugova edhe pas vdekjes, nga strukturat kriminale të SHIK-ut e LPK-istëve komunistë të cilët shkuan deri atje sa Dr.Rugoven e bënin herë UDB-ash, herë malazez, herë magjup, duke ia shtrembëruar edhe biografinë e duke u munduar ta çrrënjosin një histori të lavdishme të Epokës së Ibrahim Rugovës. Dhe strukturat e LDK-së heshtnin aq turpshëm saqë bënin sehir i madh e i vogël. Po si është e mundur të thirresh në emrin e Ibrahim Rugovës e mos ti dalësh asnjëherë në mbrojtje të Tij kur sulmohej?

Si është e mundur që mos ti dilet në mbrojtje kësaj familjeje, e në anën tjetër të kerkohet nga Teuta Rugova të kandidoj për deputete? Si është e mundur që Kryesia e LDK-së ta vizitojnë varrin e Dr.Rugovës atëherë kur ju vyen votat, ndersa asnjë liber nuk u finasua për mbrojtjen me fakte të figurës së Dr.Rugovës dhe familjes së tij nga falsifikatorët stalino-eneverist? Sa e sa pyetje tjera sot vërviten në kokat tona, në kokat e rugovistëve të ndershëm të cilët edhe këta shiqojnë e nuk e ngrehin zërin kunder padrejtësive e as nuk ndërmarrin asnjë veprim.

Eshtë momenti i fundit që të ndahet shapi nga sheqeri. Njerzit e devotshëm të LDK-së ta marrin timonin e kësaj Partie të shenjët, ndersa ata që e dëmtuan, që tradhëtuan, që u pasuruan në emrin e LDK-së, që u moren me spiunime e ndërskamca në bashkpunim me SHIK-un , që mbajten në pushtet qeveri krimi, le të ikun e të ua lëshojnë vendet njerzëve e patriotëve të shëndoshë e të pa kriminalizuar.

Ukë Ibrahim Rugova kemi shpresë se do të lirohet nga kthetrat e kësaj kurthe e cila po i kushton shtrenjët jo vetëm atij, por edhe familjes, miqëve e rugovistëve.

Shpresojmë!

 

Kjo poezi-këngë iu kushtua ditën kur u dha lajmi se u lirua.Do ta rujmë sepse për ne Uka është i lire!

 

AGIM GASHI:MIRË SE ERDHE UKË RUGOVA

 

Mirë se erdhe o Ukë Rugova

Mirë se erdhe përsëri,

Janë folë fjalë për Ty t´pa qena

Rugovistët të njofin Ty.

 

U munduen që ta përdhosin

Atë figure t´Madhit Rugovë,

E gjithë bota e ka kuptue

Pa rugovizëm ska Kosovë.

 

Unë rapsodi me sharki

Mirëseradhje të uroj Ty,

Pashë atë Ditë ti që ke le

Nisja puno për atdhe.

 

Rrugës t´babait ti me shkue

Motren Teutë në krah ma ki,

Le t´përtrihet rugovizmi

Për liri e Dardani.

 

20.06.14

Düren



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora