E premte, 19.04.2024, 02:52 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: 90 vjet përpjekje për Integrim

E marte, 24.06.2014, 07:39 PM


Qershori i 1924-Qershor 2014- 90 vjet përpjekje Integrim për në BE

Nga Pirro Prifti

Sot erdhi Lajmi i mirë i marrjes së statusit të kanditatit për në BE. Një fitore e madhe e demokracisë së brishteë shqiptare, dhe një goditje e rënë për eurskeptikët dhe radikalistëte të gjitha ngjyrave , dhe kjo ishte një fitore ku peshën më të madhe të saj e mban faktori Rilindje së bashku me disa nga faktorët e tjerë të ish koalicionit qeverisës.

Megjithatë Statusi i Kandidatit për ne BE ishte i paralajmëruar kryesisht sepse vetë populli , vetë shoqëria shqiptare në përgjithësi e gjithë inteligencia që punon në Shqipëri, kontributet religioze dhe faktori i emigracionit shqiptar jashtë –prej kohësh kishin hyrë në BE shumë kohë përpara se sa politika dhe politikanët e Shqipërisë të përpiqeshin apo dhe të luftonin kundër njëri tjetrit se kush do të ketë flamurin e integrimit dhe të statusit kandidat për në BE.

Fitorja politike u realizua sot më 24 qershor por fitorja sociale ka ndodhur që shumë kohë përpara që më 22 mars 1992 me parrullën gjithëpërfshirëse të popullit shqiptar të asaj kohe: `E duam Shqipërinë si Europa`, - parullë që morri licensën sot më 24 qershor 2014.

Më 24 qershor 1924,  90 vite më pare, patriotët dhe politikanët shqiptarë pro-europino perëndimorë i  dhanë dërrmën partisë popullore të ish mbretit Zog  dhe politikanëve pro `dum bbaën`.

Qeveria e re  e pas 24 qershorit duke u bazuar  sipas nenit 51 te Statutit te zgjeruar te Lushnjes, e kryesuar nga  kryeministri Fan.S.Noli dhe Keshilli i Ministrave  i cili ishte organi me i larte i administrates shteterore qe ushtronte pushtetin ekzekutiv. Në përberjen e tij hynin kryeministri, ministrat dhe ministri pa portofol.

Pozita juridike kushtetuese e ketij organi, e percaktuar qysh ne Statutin e zgjeruar te Lushnjes, gjate periudhes qershor-dhjetor 1924, jo vetem gjeti shprehjen praktike me te plote, por u zgjerua më tej.

Kjo per vete faktin se Qeveria Demokratike gjate kesaj kohe u be drejtuesja kryesore e jetës politike, ekonomike e shtetërore te vendit.

Ndonese Qeveria e Nolit nuk arriti te hartoje asnje nga kodet e parashikuara, fryma demokratike per legjislacionin e ardhshem shqiptar spikat si ne dekretligjet qe nxori, ashtu edhe ne idete e projektet e saj per reformat juridike dhe jehona e këtij revolucioni demokratik dhe aspiratat e tij për tu integruar me Europën  arritën të realizohen sot pas 90 vitesh.

Duke patur parasysh se qeveria demokratike e Nolit e 24 qershorit , 20 pikat e Programit të saj të parashtruara që më 19 qershor të po atij viti ja si dy pika uji të ngajshme me kërkesat e BE ndaj politikës së Shqipërisë së sotme por që u realzuan sot 90 vite më pas.

Revolucioni i realizuar para 90 viteve erdhi si rrjedhojë e korrupsionit, keq qeverisjes, reaksionit dhe mentalitetit feudal të politikanëve të vjetër që kërkonin një Shqipëri të lidhur me Turqinë, si rrjedhojë e mos zbatimit të lgjit, si rrjedhojë e vrasjes së poltikanit të famshëm dhe heroit të popullit Avni Rustemi prej killer-ve të Ahmet Zogut nga e cila populli nuk duroi dot më dhe përkrahu një qeversisje të re pro–europiane, e cila ndodnëse e parakohëshme , dhe e kryer në një terren shqiptar të rrethur nga mbretëri dhe konservatorizëm anakronik si jashtë ashtu dhe brënda vëndit- nuk arriti të përmbushte detyrimet e veta, por krerët e kësaj levizjeje përparimtare dhe demokratiko-borgjeze janë të skalitura në ndërgjegjen popullore dhe kombëtare si udhëheqës dhe drejtues të një revolucioni të rrallë demokratik brënda një oazi konservator anadollak të asaj kohe,  të rrethuar nga armiq të betuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Aspiratat demikratike të atij revolucioni para 90 vitesh më në fund u bënë realitet sot kur Këshilli i Europës dha statusin  e Kandidatit për Shqipërinë.

Sot, Shqipëria shtë një vënd europian dhe parrulla `E duam Shqipërinë si Europa është e realizuar më në fund.

Rilidasit dhe udhëheqësit demokratë të së kaluarës le të prehen në paqë se detyra u krye. Shqipëria është Europë.

Nuk ka kthim prapa. Urime dhe Suksese popullit dhe politikës shqiptare drejt integrimit të gjithashëm në Europën e Bashkuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora