E enjte, 25.04.2024, 05:58 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Jo, nuk bashkohet Mitrovica!

E marte, 24.06.2014, 07:22 PM


Barrikada e re mbi urë, fund i iluzioneve për bashkim

Jo, nuk bashkohet Mitrovica!

Nga Florim Zeqa

I kaluam 15 vite duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer  e zhgënjyer vetveten se një ditë do të bashkohet qyteti i ëndrrave dhe kujtmeve tona rinore.

Përgjatë këtyre viteve i "provuam" të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lë Mitrovicën, por kot!

Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; "Jo nuk ndahet Mitrovica",...provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi, përderisa në këto zgjedhjet e fundit as që humbën kohë të merren me Mitrovicën, jo shkaku i kohës së shkurtër të fushatës,...për më tepër shkaku i konsumimit të kësaj çështje në fjalorin e tyre politik.

Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë  e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; "pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica".

Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetësues për "bartësit" e luftës, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytyur thellë në luksin përrallor që u solli liria!

Një situatë e tillë e krijuar e komandantëve (varfanjak) të shëndrruar në milionera, u bë shkak për irritim dhe thyerje shpirtërore të ish luftëtarëve të lirisë, të cilët 15 vjet nga përfundimi i luftës të vetmin shpëtim ekzistencial për familjet e tyre e shofin Ligjin (diskriminues) të aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ashtu si ndarja e Mitrovicës që nuk ishte e rastësishme (e planifikuar), edhe veprimet e mëpastajme të pasluftës ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia dhe një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.

Orjentimi i shqiptarëve kah shtetet turko-arabao-aziatike, ishte thikë me dy teha dhe për arritjen e tri qëllimeve kryesore;

- e para, shpërqendrim i vëmëndjes së shumicës shqiptare nga pjesa veriore e vendit të tyre,

- e dyta, shpërlarja e trurit të rinisë (së shëndoshë) shqiptare me dogma fetare,

- e treta, ftohja dhe prishja përfundimtare e mardhënjeve të shkëlqyera miqësore me shtetet përendimore e në veqanti me SHBA-të.

Për fat të keq, ky projekt serbo-sllavo-ruso-maqedon pati sukses ndaj shqiptarëve të mashtruar nga gjysëmliria që u erdhi në gjysëmshtetin e Kosovës.

Ja vetëm një nga rezultatet; ndërtimi i mijëra xhamive në shtetin "laik", prodhoj qindra luftëtar të gatshëm për të vdekë në shkretëtirat arabo-aziatike...!

Mbetët i pashpjegueshëm fakti, si shqiptarët me kaq lehtësi bien pre e kurtheve dhe planeve të të tjerëve,...dhe me sa vështirësi arrijnë të bashkohen rrethë idealit të tyre kombëtar.

Nga ju vjenë gjithë ai motivim shpirtëror të rinjëve shqiptar për të lënë eshtrat e tyre shkretëtirave aziatike, kur aq afër e lënë në duar të serbëve pjesën e tokës më të pasur dhe më të çmuar të atdheut të tyre - Trepçën, tokë me flori siq thotë populli, njërën ndër minierat më të pasura në Evropë dhe botë!

Heronjë të (vetëm) gjallë të asaj toke janë ata pak banor shqiptar të mbetur në pjesën veriore, që me prezencen e tyre fizike janë duke u munduar t'i dalin zot trojeve te veta stergjyshore, përderisa liderët politik me hipokrizi sillën ndaj tyre duke ju thënë "jo nuk ndahet Mitrovica", duke mos e bërë as hapin më të vogël politik e juridik për bashkimin e asaj pjese.

Në anën tjetër, serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave mbi urën e lumit Ibër na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës.

E gjithë loja e serbëve me barrikada po bëhet para syve të opinionit vendor dhe ndërkombëtar. Janë serbët, varrëmihësit e shqiptarëve që ska kush ti ndalë me lojërat djallëzore të tyre,...që për më tepër se lojë është provokim dhe tallje me  shqiptarët  e anës tjetër, të ndarë dhe përqarë në luftën për pushtet në gjysëm shtet!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora