E enjte, 28.03.2024, 10:39 AM (GMT)

Kulturë

Mustafë Rugova: Bash kështu kam dashtë

E hene, 23.06.2014, 05:45 PM


Bash kështu kam dashtë

 

Nga Mustafë Rugova

 

Tuj shetite neper livadhet e maleve

Paf, -m'del nje zane bjeshke perballë

Kah je nisë mor ti djalë i halleve

U stepa! Mu ngri gjaku në damarë.

 

…!

Kurre s’jam tremb me shume e me keq

A nuk thonin dikur: "…t’shitoftë zana!"

E une si djale bahem i prapë e per dreq

Kurre nuk mora vesh çka m'thoshte nana.

 

Me thoshte NANË-LUMJA,ruaju dakikut t'lig

Pashe gjinjte qe ti kam dhane, nigjo nanen

Se me ba me t'shkel kemba aty ku ka xhind

Mendte prej kreje ti luajne, e t'bajne gjamen.

 

Prej xhindeve shpetova,

 

(e prej zanave kurre...!),

...Se bash keshtu kam dashte,

ju betohem (edhe në FLAMUR!).



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora