E shtune, 20.04.2024, 03:26 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Debat (pas) zgjedhor në LDK

E hene, 23.06.2014, 07:24 PM


Debat (pas) zgjedhor në LDK

Si të bëhet reforma përmbajtësore?

Nga Florim Zeqa

Përkundër rritjes së vazhdueshme këtyre viteve të fundit, LDK  megjithatë është akoma largë pritjeve të elektoratit të saj.

Reformat e filluara nga lideri Isa Mustafa, sado që janë të prekshme, u treguan se  janë të pamjaftueshme për rikthimin e imazhit (të dikurshem) të LDK-së rugoviane.

Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin një testim i reformave të arritura.

Reformimi i deritashëm i LDK-së lenë shumë për të dëshiruar. Ajo që është arritur deri më tani duket të jetë tepër sipërfaqësore. Reformat duhet të jenë më të thella dhe më përmbajtësore.

Përcaktimi i listave për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare e vërteton konstatimin e  sipërpërmendur.

Përfshirja në lista e atyre që në popull (elektorat) njifen si sabotues të frymës rugoviane në parti dhe anashkalimi i veprimtarëve të devotshëm me shpirtë, frymë dhe gjak rugovian, jo vetëm që ka irituar elektoratin, ka ulë dukshem pesmarrjen e elektoratit rugovian në zgjedhjet e 8 qershorit.

Është gabim të thuhet se fajin për këtë e ka një person i vetëm (lideri), por fajësia është më e gjërë, tek një masë më e madhe njerëzish.

Ku ishin kryesitë e degëve, kryesia qendrore dhe këshilli i përgjithshëm prej mëse 550 vetash që toleruan të ndodhin lëshime të tilla!

Këtë pakujdesi të Këshillit Qendror të LDK-së e ndëshkoj elektorati rugovian me votim dhe mosdalje në zgjedhje.

Dikush mund të mos pajtohet me këtë konstatim, por dalja e ulët në zgjedhje ishte ndëshkimi më i madhë jo vetëm për kandidatët por për subjektin në përgjithësi.

Shumë më e lartë se përqindja e daljes së përgjithshme në zgjedhje është përqindja e elektoratit rugovian në Kosovë. Një gjë e tillë është vërtetuar nga sondazhe dhe anketa të shumta me qytetar, ku rrethë 60 % e tyre deklarohen pro-frymës rugoviane të LDK-së.

Kjo i bie, rrethë gjysma e këtij elektorati nuk ka qenë pjesmarrës në zgjedhje. Arsyet mbase janë të shumta dhe të shumllojshme, duke filluar nga ndarja fatkeqe e 2006-së e deri me sot.

Nuk e preferoj të humbasim kohë me pasojat, por të merremi me zgjidhjet, duke ofruar ide dhe rrugë si të rikthehet besimi dhe si të motivohet elektorati për dalje masive në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo është e mundur vetëm me pjesmarrjen aktive të elektoratit në vendimarrje.

Duke filluar nga problemet më madhore, siq është zgjedhja e liderit të partisë apo marrja e vendimeve kruciale për të ardhmen e vendit, siq mund të jenë koalicionet, bisedimet, rezolutat, etj,...për të cilat në asnjë rrëthanë nuk guxonë t'i lihet të vendos një njëri apo grup i vogël njerëzish si deri më tani.

Ska dyshim, se zgjedhja e kryetarit të partisë mbetët pika më e ndieshme rrethë së cilës viteve të fundit është  ndarë elektorati!

Që të mos vazhdojnë ndarjet edhe më tutje rrethë liderit të partisë, propozoj që para zgjedhje të ardhshme partiake (të parapara në vjeshtë të këtij viti), elektoratit t'i ofrohet mundësia të votoj më shumë kandidat për lider partie,...secili të ketë mundësinë që përmes votës demokratike të thotë fjalën e vet.

Si për liderin e partisë, ashtu edhe për kryetarët e degëve, prap të vendos elektorati në bazë. Të eleminohen një herë e përgjithmonë praktikat e emërimeve nga "lartë" (qendra), si metoda tashmë të tejkaluara në vendet demokratike.

Propozimi dhe zgjedhja e kuadrove të reja në mënyrë demokratike përmes votës së elektoratit do të qonte në reformimin më të shpejtë të partisë.

Përmes një mënyre të tillë të vendimarrjes do të nxitej pjesmarrja më e lartë në zgjedhje dhe ajo çka është më kryesorja do të krijohej një unitet i pathyeshëm mbrenda elektoratit, i cili do të reflektonte bashkimin e të gjithë njerëzve (të larguar) të LDK-së, për kthimin e   besimit të ndërsjellë mbrenda antarsisë së gjërë.

LDK është pasuri dhe vlerë kombëtare, andaj askush nuk e ka të drejtën e monopolit mbi të.

Të jeshë antarë i LDK-së është nderë dhe respekt, është privilegj për aktivist dhe veprimtar që arrijnë të lënë gjurmë, të mbesin në kujtesën e elektoratit si ndërtues dhe unifikues të frymës rugoviane,...e mjerë ata që do të kujtohen si përçarës dhe shkatrrues të saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora