E premte, 19.04.2024, 01:04 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Një njeri që e shkruan të vërtetën!

E marte, 24.06.2014, 07:44 PM


Të lindet një njeri që e shkruan të vërtetën !

Nga Fahri Xharra

“Të gjithë kombet po dehen n'epopea të veta,

flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat

dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,

e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta..”... si mendojnë turqit e sotit që  ashtu të dehur  që janë në epopea t`veta ,të na ndërrojnë mendjen , bindjen dhe të shkruarën si me libra ashtu edhe me jetën tonë, ta ndërrojmë dhe të kërcejmë në vallën e tyre të lavdisë mbi ne? - Periudha e Perandorisë otomane ka qenë pushtim, nga fillimi e deri në fund. Ky është qëndrimi i historianëve shqiptarë. Drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Beqir Meta, dhe historiani Romeo Gurakuqi, i kanë kundërshtuar historianët turq, me argumente dhe fakte që dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë vazhdimisht të shtypur dhe të detyruar që të bëjnë luftëra të përgjakshme, 500 vjet radhazi.

“Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon,

por gaforre asht...

Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,

jo, liri nuk asht!”... . "Turqit në Shqipëri dhe Ballkan kanë ardhur si pushtues. Shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre, si popull. Nuk mund të justifikohet pozitivisht fakti që disa nëpunës të Perandorisë paskan qenë shqiptarë, sepse ata ishin një pakicë e vogël. Ata nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar, por ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit, sigurisht që kanë qenë timoni drejtues, forca dhe pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush", Ajo kohë ishte sipas Migjenit - liri e gaforrës !

Të lindet një njeri

i madh si madhni

dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni

për një ide të re, ideal bujar,

për një agim të lum e të drejtë kombtar....... "Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit që të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj, sa të sakta dhe sa të pasakta janë ato, do të del nga rezultatet e këtij debati", tha Meta. Ndërsa Gurakuqi tha se e vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme, është zbatimi i kritereve shkencore.

Të dali një njeri!

Të mkambi një Kohë të Re!

Të krijojë një Epope!

Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re... e jo të zhveshë nga uni dhe identiteti ynë , e jo të na lind mjë komb të ri , një incest , një përbindësh të vetvetës që me kalimin e kohës ka për të përpirë tërë të kaluarën tonë. Nuk ka komb Kosovar e as gjuhë Kosovare. Nuk ka pjella të reja të rritura në inkubatorët e atyre që nuk munden me shekuj të na zhbënin , por që nuk ndalin së fabrikuari shiftarë , arbanas dhe tani kosovarë.

Historianët komentojnë se qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyj në historinë  e një shteti tjetër, me qëllim zbutjen ngjarjeve që zgjatën 5 shekuj.  Por  , edhe të  dalë një njeri që i thot boll marrëzinave shmitiane dhe nexhmedinspahiane.

Të lindet një njeri!

Me hyll në ball dhe që me fjalë të pushton,

që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë... dhe të tregoj se : Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme ,dhe të na lerë të qetë në ardhmërinë tonë që na gëdhiu ashtu si nuk e kemi besuar kurr por punuar dhe  ëndërruar gjithmonë. . Boll mo! “Shqipëria ka qenë për pesë shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjëja e parë që e kemi bërë ishte ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual ,sepse për atëherë bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,”

Të lindet një njeri

nga gjin' i dheut tonë të rim me lot të vakët,

nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët

për një gen të ri, ... për një vazhdimësi historike ashtu si na ka hije , ashtu si e kemi përjetuar  dhe ashtu si do ta  kapim të ardhmën si vendas mijëra vjeçar , ashtu si  do ta mbjellim farën tonë të re në gjuhën shqipe me një gjuhë që edhe perënditë flisnin.

“Shqipëria  dhe të gjitha tokat shqiptare kanë qenë për pesë shekuj të pushtuara nga perandoria osmane. Gjëja e parë që duhet bërë është ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual. Bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,” .... Të lindet një njeri që na e mbushë mendjen së pari neve.

(Migjenit dhe lajmeve të reja tronditëse ; falëmnderit për këtë që e shkrova)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora