E premte, 19.04.2024, 05:52 AM (GMT+1)

Mendime

Rrezart Kalaja: Barbarizmi i xhihadit primitiv islamik

E hene, 23.06.2014, 07:47 PM


Barbarizmi  i xhihadit primitiv islamik  kundër kulturës, artistëve  dhe këngëtarëve  me vlera!

Nga Rrezart Kalaja

Është tepër  rrëqethës  lajmi për vrasjet  nga barbarizmi  i xhihadit primitiv kundër  kulturës  artistëve dhe  këngëtarëve   me vlera,  sidomos në   shtetet aziatike ku  ky fenomen po rrënon  çdo gjë  me karakter njerëzor dhe  moral. Është  për të dyshuar në  fenë e tyre, apo  ato mbështetje që  propagandojnë se  "allahu  i tyre"   është për t'i vrarë   njerëzit   artist  dhe të kulturës qe   vlerat  e tyre artistike qoftë në  muzike këngë film, apo gjetiu janë   themeli i ngritjes së kulturave   të popujve në botë. Një gjë  trishtuese ,si fenomen ka  fut rrënjë  terrori  dhe barbarizmi , sidomos në  shtetet  aziatike   me shpallje  lufte kundër  këngëtareve dhe artisteve siç ndodhi këto ditë me këngëtaren  dhe artisten  ma me famë në Pakistan.

Këngëtarja  popullore Muskan Gulnar,   (38) u vra në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawar, e cila është e  fundit në një serë sulmesh ndaj grave dhe artisteve  të angazhuara në fushën e artit dhe kulturës në "papërputhshmëri me udhëzimet e allahut sipas kryesve  të aktit  të vrasjes së këtyre grupeve  terroriste dhe këtyre barbarëve  primitiv"!!!

Gulnar, e njohur më mirë me emrin artistik Muskan,  u qëllua nga katër burra të armatosur të mërkurën  e kaluar në shtëpinë e saj,me çka u  torturuan dhe  u masakrua  dhe nga plagët e saj  vdiq , ku shumë besohet , se duke bërë art, muzike dhe kulturë  sipas këtyre sekteve janë në kundërshtim me Islamin me të cilën po bien çdo ditë viktimë  yjet e botes arabe .

Dy vjet më parë, u  vra një tjetër  këngëtare  popullore pakistaneze Ghazala Javed (24), e cila duke u largua nga sallon bukurie në Peshavar u pre nga breshër  të shtënash .Kjo kategori njerëzish  janë në shënjestër shpesh nga militantët talebanë, si dhe të afërmit e tyre. Disa prej të cilëve të kënduarit ,vallëzimin, artin , fotografinë , bukurinë , shkrimet nga gjinia femërore ,shkollimin  dhe emancipimin e tyre  e konsiderojnë    si   thyerje  të kodit  moral dhe   anti-islamike nga mentaliteti i tyre primitiv.

-Ata shpesh sulmojnë dyqane muzikë , dasma  dhe ahengje ,  ditëlindje  apo ndonjë  festim duke  kërkuar që rruga e  "allahut"   mos të devijohet?!. Një qëndrim dhe model të indoktrinuar të paguar dhe të mashtruar  me veprime të ngjashme e kane  filluar edhe në  trojet shqiptare .Ky sekt  i prapambetur barbar   nga e cila për çdo ditë po fut rrënjë përmes këtyre rrymave  ekstremiste  ku  organet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë e Maqedoni po rrinë  duar kryq pa i penguar  kështu që  një ditë do te jetë     shumë e dhimbshme    kur ta kuptojnë    një  krim i tillë do ti trokas në derë edhe trojeve shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora