E shtune, 20.04.2024, 12:23 PM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Hashim Thaçi të hetohet

E hene, 23.06.2014, 08:02 PM


Hashim Thaçi të hetohet për veprimtari antikombëtare

Shkruan: Xhafer LECI

Ka dëshmi të mjaftueshme për drejtësinë, e cila duhet sa më parë të hap dosjet, për veprimtari antikombëtare, që ka bërë Hashim Thaçi në dëm të popullit të Republikës së Kosovës.

A thua nuk është keq për: diplomatët, politikanët, analistët, historianët, verimtarët dhe ekspertë të tjerë, që edhe pas 15 vjet lirie, përpos bërjes të ndonjë shkrimi, askush nuk  është marrë seriozisht me Hashimin dhe kompaninë e tij, për ta denocuar atë tek drejtësia e dy vendeve tona, Prishtinë eTiranë dhe ajo ndërkombëtare.

Kur përmenda Tiranën, kam parasysh se pushtetarët socialistë të Tiranës, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998-1999, nuk mund t`u ikin përgjegjësive të tyre antikombëtare, kinse po “përkrahnin luftën”, ata injoruan atëherë mbi 90% të popullit të Kosovës, në krye me kryetarin e Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Po kush ishte LPK-ja?! Një organizatë e vogël me më pak se 1% të popullatës, të fliste, punonte në emër të popullit të Kosovës, pa u konsultuar fare me institucionet legjitime të Kosovës, për ta gjetur një kompromis të përbashkët për çlirimin e Kosovës.

Hashim Thaçi është ai që me kompaninë e tij i solli shumë të këqia Kosovës; vrasje, dhimbje, terror, plaçkitje të pasurive shoqërore dhe shtetërore!

Askush nuk e ka të drejtën të thirret në emër të luftës çlirimatre. Ushtarët ishin të pupullit. Nuk di asnjë vend në botë të ketë ushtri partiake apo private. Mund të ketë grupe paramilitare, por jo ushtri të rregulltë. Si ka mundësi që Shqipëria e viteve të 1998-99, të injorojë institucionet e Kosovës dhe të përkrahë grupe, klane të paautorizuara nga institucionet e Kosovës?!

Edhe pse kam shkruar më parë në lidhje me këtë tematik, si për problemin e Mitrovicës, për Marrveshjen e Rambujesë..,  të gjitha këto ngjarje të dhimbëshme janë zhvilluar sipas planeve  të Beogradit, përmes agjentëve francez etj., duke shfrytzuar Hashim Thaçin, cili e dinte, apo nuk dinte se vazhdimisht punonte  në dam të Kosovës ..!

Unë kam mirëkutim dhe rrespekt për ndimat e mëdha në fushën diplomatike ushtarake dhe materiale që ka dhanë Franca për çlirimin e Kosovës.., por natyrisht se si në çdo vend të Botës edhe Franca ka njerëz të cilët ndoshta edhe pa dijen e shtetit të vetë, spiunojnë për qëllime të ndryshme, politike  materiale...

Linku > http://www.zemrashqiptare.net/news/id_36147/cid_115/Xhafer-Leci:-Tha%C3%A7i-n%C3%ABn-hijen-e-Milloshevi%C3%A7it.html

Linku> http://www.zemrashqiptare.net/news/id_34141/Xhafer-Leci:-Mitrovica,-Trep%C3%A7a-dhe-Hashimi.html?skeyword=xhafer+leci

Kur flasim për denocim, duhet të sjellim prova, fakte dhe dëshmi.

Nuk është vështirë të mësojmë se si arriti Hashim Thaçi, një i ri, figurë e panjohur, e papërvojë, të depërtojë në vitet 1990-ta në radhët e LPK-së dhe të përfaqësojë UÇK-në, të drejtojë Shtabin e Përgjithshëm dhe të marrë pjesë në Marrëveshjen e Rambujesë, të çarmatosë UÇK-në, kur dihet se në radhët e LPK-së, qysh nga vitet 1980-ta, kishte një kuadër, deri diku, i njohur intelektual dhe politik, si p.sh. edhe në vitet 1990-ta  3 magjistra, Hasan Ukëhaxhaj, Bardhyl Mahmuti, e Muhamet Kelmendi, si mundi Hashim Thaçi të anashkalojë këta e të tjerë dhe t`u prijë proceseve më të rëndësishme për fatin e vendit tonë, të Kosovës Martire?!?

Ne duhet të mësojmë për veprimtarinë dhe se kush ishte “miku” i Hashim Thaçit, oficeri i ushtrisë sekrete francese, i cili bëri kursin e gjuhës gjermane në vitet e 1990-ta bashkë me Hashimin në Cyrih-Zürich të Zvicrës?

Drejtësia duhet të kërkojë me ngulmë nga Hashim Thaçi që ai të tregojë fill e për pe: kur dhe si e njohu, si i zbatoi urdhërat e oficerit francez, që të nëshkruajë ose të mos nënshkruajë, si rasti i Rambujesë dhe shumçka tjetër në dëm të Kosovës.

Sipas dëshmive të Ibrahim Kelmendit, mik i  Hashim Thaçit, logjika të mëson dhe të çon drejtë se Beogradi, përmes këtij oficeri ka realizuar platëformen e planeve të veta në dobi të Serbisë, që së pari: shqiptarët, para se të hapin frontin e luftës kundër Serbisë, të fillojnë vëllavrasjet. Gjithçka funksionoi për mrekulli, ashtu siç e kishte paraparë Beogradi. Vëllavrasjet ndodhën, u vranë kombëtarët më të mirë nga antikombëtarët, ka shumë vrasës të dyshuar për shumë krime të ndryshme.

Serbia nuk e kishte frikën e një lufte frontale në terren me shaiptarët, por e kishte drojën e një lufte me letra diplomacie, sikur punonte e vepronte  Ibrahim Rugova me shokë, me internacionalizimin dhe prezantimin e problemeve, të situatës për mos barazinë tonë kombëtare, për gjenocidin, spastrimin e Kosovës nga popullata autoktone shqiptare  dhe kolonizimin e saj me serb.

Planet e Serbisë filluan të duken, vërtetohen me: vrasjen-masakrimin  e gazetarit Ali Ukaj, zëdhënës i parë i forcave të armatosura të Kosovës, i cili banonte bashkë me Hashim Thaçin në Tiranë,  ajo e Ministrit të Mbrojtjes, kolonel  Ahmet Krasnqi dhe shumë vrasje të tjera, të cilat tash dihen nga mabrë opinioni ynë shqiptar.

Dihet se edhe marrëveshjen e arritur në mes kolonel Tahir Zemajt dhe Ramush Haradinajt, në Dukagjin, për një luftë të përbashkët kundër okupatorit serb, e ndërpreu-prishi pikërisht Hashim Thaçi, duke kërcënuar kolonel Zemajn, se atë do ta luftonte më parë dhe më shumë se sa forcat serbe!! A nuk flet kjo për sabotim lufte? A nuk flet  kjo për vrasje të pafajshme të të gjithë atyre atdhetarëve që përpiqeshin të luftonin për çlirimin e Kosovës, si kolonel Ahmet Krasniqi, i cili gjithashtu ishte kërcënuar nga Hashim Thaçi, me kompaninë e tij, se do e vrasin! A nuk ishte kjo dëshirë e Serbisë, që shqiptarët të vriteshin në mes vete?!

Ka edhe shumë dëshmi të tjera që flasin se Hashim Thaçi ishte një agjent i Beogradit.

Në vitin 1997-të, nga arka e SHKSH “ Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen të Gjermanisë, dërguam 2.000 marka gjermane në konton e Fondit - Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Gjermani -, konto ky i themeluar për nevoja ushtarake për çlirimin e Kosovës kundër pushtuesit serbosllav. Kështu na është thënë neve atëherë për këtë konto dhe arsyeshëm kemi besuar, sepse Kosova ishte e okupuar dhe se duhej bërë përpjekje të ndryshme, që me punë nga të gjitha frontet të punjomë bashkarisht e pa hile për çlirimin e Kosovës. Edhepse e dinim se nuk punonin të gjithë pa hile. Kryeatri i atëhershëm  i Shoqatës “Kadri Zeka”, shkruesi i këtyre rreshtave, në emër të kryesisë së Shoqatës ka biseduar dhe i ka shtruar disa pyetje  në lidhje me këtë fondacion z.Bedri Islamit, atëherë sekretar i Shoqatës, ndërsa më vonë kryetar i LPK-së më 1998-1999.

-Kërkesën për dërgimin e ktyre 2.000 DM e pati bërë Bedri Islami, këtë fond duhet ta ketë hapur Ibrahim Kelmendi me shokë për qëllime të parapërgaditjeve të luftëtarëve shqiptarë për çlirimin e Kosovës.

Unë Xh.Leci, personalisht, por edhe antarët tjerë të kryesisë së Shoqatës i besuan Bedriut, sepse e njihnim dhe besonim se është shqiptar i ndershëm dhe këtë donte ta bëjë për arsye atdhetare.

-Në pytjen time drejtuar Badri Islamit, sa veta janë dhe ku janë këta ushtarë?

-  B.Islami: "Janë nja 30 a 40 veta momentalisht në Drenicë, por ky numër shpejt do të rritët".

  - Xh.Leci: Ushtrinë duhet dhe besoj se do ta formojë kryeministri dr.med.Bujar Bukoshi, por ndoshta këta ushtarë për të cilët po më flisni ju, mund të jenë paramilitarë dhe nëse është kështu, nuk shoh gjë të keqe. Serbia në Kroaci dhe Bosnje ka bërë krime të tmerrshme me paramilitarë, të cilët po ushtroheshin e stërviteshin dhe aramtoseshin me armë nga kazermat e ushtrisë serbe. Me këto veprime paramilitarësh Serbia po përpiqet që para botës t`i arsyetojë krimet e bëra, se kinse nuk po i bënë ushtria serbe, por paramilitarët serb!

B. Islami në pyetjen time heshti, atëherë nuk e dija pse, por tani po e di mirë..!

Ndër të tjera B.Islami më pati thënë, se në Francë do të dërgohen për stërvitje ushtarake grupe patriotësh për çlirimin e Kosovës. Nuk më shkoj mendja ta pyesja Bedriun, pse bash në Francë të ushtrohen ushtarët tonë e jo në Gjermani dhe vende tjera, kur dihen raportet miqësore të vjetra të Francës me Serbinë?

As sot nuk e di a kanë ushtruar-stërvitur në Francë grupe ushtarake apo jo?

A nuk tregon kjo se jo vetëm Hashim Thaçi që ishte i mashtruar-manipuluar, por edhe ata që e rrethonin atë, kishin ra viktimë e spiunazheve serbe të lidhura me shërbime të huaja sekrete, si rasti i Hashimit me oficerin francez.

Në Fondin “Vendlindja thërret” kontribuan shumica absolute e mërgimtarëve, edhe pse ky fond ishte në kundërshtim me Kushtetuten e Republikës së Kosovës, e cila kishte Fondin e vet, kishte rekrutuar grupet e para ushtarake për çlirimin e Kosovës në Shqipëri më 1991. Republika e Kosovës kishte institucionet e veta legjitime, presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin. Këto institucione kanë dalur nga vota e lirë e popullit, të zgjedhura në mënyrën më demokratike.

Më pas Kryesia e Shoqatës jemi pajtuar dhe kemi dërguar të hollat e sipërpërmendura.

Ky fond nga viti 1998-99  do të trajtohet - shërbej si fondet tjera “Vendlindja thërret”, pa ndryshuar titullimin dhe konto numrin: DVAD e.V. Sparkasse Bonn, BLZ 38050000 Konto - Nr. 85431 ( Dedikimi/ Vervendungszweck): spende für “VENDLINDJA THËRRET”.

Unë, Xh.Leci, si prijës i aktiviteteve me bashkëveprimtarët e mi mbi një dekadë, posedoj të gjitha dokumentet e veprimtarisë tonë, politike dhe finaciare me data, numra dhe shifra, të zhvilluara në këto rrethina të Kirchheim Teck-ut dhe Nürtingen-it të Gjermanisë.

Me datën 11.04.1997 në fondin e sipërpërmendur dërguam 2.000 DM, në dokumentin për arkivin tonë të Shoqatës, janë nëshkrimet orgjinale të kryesisë së Shoqatës, Xhafer Leci - kryetar, Bedri Islami - sekretar dhe Hajrullah Matoshi - arkëtar. Me datën 18.02.1998 kemi marrë një vërtetim –falënderim për të hollat e dërguara nga Xhemail Fetahu, atëherë arkëtar i Fondit “Vendëlindja thërret”, tash hero i Kosovës, i cili ra në frontin e nderit, në Luftën e Kosharës, më 1999.

Vetëm sa për njoftim të opinionit, edhepse kam qenë gjithmonë përkrahës i institucioneve legjtime të udhëhequra nga kryetari i Kosovës dr.I.Rugova, pa përmendur kontributin tim të dhënë në fondin e 3%-it  etj.etj., po përmendi vetëm një kontribut solid, me ato mundësi që kam pasur si puntor për ta shlyer obligimin tim ndaj atdheut, kam kontribuar në Fondin  “Vendlindja thërret”  në Fondin “Zeri i atdheut” dhe fondin “Liria kombëtare”.

  Fondacionin “Vendlindja thërret”, përmes Volksbak-ës time, në gjiro-llogarinë e sipërpërmendur kam bërë pagesën në konton e Gjermanisë:

Më 04.12.1998, për UÇK-në fondacionit "Vendlindja thërret"…1.000 DM.

Më 18.04.1999,  kam dhanë edhe................................................500 DM,

komisionit i cili grumbulllonte mjete materiale për Fondin “V.th” zotërinjve Lulzim Sahitit dhe Xhemail Aliut.

Këshillit politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc “Zeri i atdheut”

Më 01.04. 2001, për (UÇPBM-në) …… .......................................700 DM.

Këshillit qendror të fondit “Liria kombëtare”

Më 20.05.2001, për (UÇK-në) në Maqedoni …………………   ....500 DM.

I përmenda këto ndihma jo se kam bërë diçka të jashtëzakonshme, por për qëllim kam të demantoj të gjithë ata që gënjenin se njerëzit e LDK-së po sabotonin luftën!

Unë, mbi një dekadë kam qenë kryetar i Aktivit të LDK-së  në Kirchheim-Teck dhe në dy mandate delegat i Kuvendit të Degës së LDK-së në Gjermani.

Fondin “Vendlindja thërret” e kam njohur si ilegal, por, megjithatë, për hir të gjakut që derdhej për lirinë e popullit tim, nuk kam hezituar si edhe shumë antarë të tjerë të LDK-së, të cilët kanë vepruar sikur unë, duke derdhur shuma të mëdha materiale në “ Fondin “Vendlindja thërret".

Pra, luftën e sabotonin disa njerëz të LPK-së, e jo të LDK-së!

Lavdi e përjetshme të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora