Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pëllumb Gorica: Jashtë kuadratit të një autori

| E diele, 22.06.2014, 04:02 PM |


JASHTË KUADRATIT TË NJË AUTORI

Mbresa nga ekspozita “Jeta në kuadrat” e piktorit Mervan Mustafa nga Kosova, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë

NGA PËLLUMB GORICA

Klimës artistike të Tiranës iu shtua këto ditë edhe një kuadrat arti.  Kjo sepse në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, një artist i ri nga Kosova hapi ekspozitën e tij të parë “Jeta në kuadrat”. Një ekspozitë e veçantë e cila u mirëprit nga dashamirësit e shumtë dhe kritikët e artit,  jo vetëm për këndvështrimet e tij origjinale, por edhe për tendencat e reja, që ky krijues i ri arriti të shpërfaq në këto tabllo.

Emocionet që përfton secili nga ne në këtë ekspozitë janë të tilla, që edhe pasi largohesh nga ambienti të mbesin të pashlyera. Begati ngjyrash, ekspresione dhe prirje për të depërtuar vertikalisht në brendësi të qënies, edhe objektit virtual. Tablo që flasin jo vetëm për qenësinë e formës, por edhe me larminë e shprehjes, pasi liria është ajo që dikton mendimin e artistit e ndjesitë e thella shprehëse. Ato janë të thjeshta, të sinqerta me prirjen për të pasqyruar në këtë cikël jetën në kuadrat, problemet, shqetsimet e saj, thjeshtësinë dhe kërkesat e kohës depërtuese në llogjikën e objektit. Janë tabllo kryesisht të krijuara dy vitet e fundit, të cilat flasin për një talent dhe ambicje artistike, si paralajmërim i bukur të rrugëtimit krijues dhe prezantimit të botës shpirtërore të autorit.

Mervan Mustafa është i ri, por me një pjesmarrje të gjërë në ekspozita të shumta në qytetet e Kosovës. Habinë që të shkakton mënyra e tij e të pikturuarit tanimë e kanë pranuar shumë kritikë dhe studiues arti kudo në Kosovë. Dëshirën për të pikturuar, Mervani e ka shfaqur që në fëmijëri, në vendlindjen e tij Viti. Me përkushtim solid, që i sjell kënaqësi, forcë krijuese dhe individualitet artistik. Piktura e tij e veçantë sikur të largon nga monotonia  dhe mediokriteti. Inspirimin ai e merr nga ngjarjet kudo në botë, por edhe luftrat, fenomenet, trazirat, botkuptimet. Vitet e studimit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë për Mervanin janë periudhë plot sakrifica dhe emocione, të cilat brenda tyre kanë pasionin për evidetimin në kuptimin e tërësisë së vlerave krijuese. Por, eksperiencat e pjesmarrjet në evenimentet dhe udhëtimet i kanë dhënë të tjera vlera pasionit të tij krijues.

Në bisedë me Mervanin, një bisedë e këndëshme dhe me mendime interesante,  të bie në sy, jo vetëm kultura e lartë dhe dëshira për të folur me një gjuhë filozofike, por edhe një pjesë e projekteve të tij krijuese për të ardhmen, për t’i folur botës me gjuhën e tij specifike. Forma është një karakteristikë e dukshme e artit të tij të bukur, duke pasur në krahë edhe Blertën, të fejuarëne tij piktore, vazhdimësia e rrugës së tij krijuese duket edhe më e sigurtë. Të kesh dëshirë e pasion për të pikturuar do të thotë se atë që ndjen e kthen në art. Kjo vlerë e pamatë krijon një botë eksidenciale krejtësish të veçantë. Ndaj krijimet e Mervanit mbajnë në vetvete aromë përjetimesh. Një frymëzim i sinqertë nën shtysën e mbresave dhe përshtypjeve nga vëzhgimet dhe zhbirimet e thella.

Hapja e ekspozitës me 20 punime konçidoi edhe me mbarimin e studimeve master i Grafikës në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.  Për të simbol i ekspozitës janë dy element të veçantë me një trajtim modern: porta dhe femra të konceptuara brenda botës së tyre, duke bërë përpjekje për të dalë në dritë. Piktakime të artit modern. Dr. Hivzi Muharremi shprehet se “Burim  frymëzimi i botës shpirtërore të autorit anasillet nga kuadrati, simbol filozofik i izolimeve botërore, përkatësisht  një miniaturë e jetës, ku njeriu përballet me sfida të formave të ndryshme jetësore. Andaj, edhe shprehja e tij figurative mplekset nga momentet e  përjetësimeve që nga të dy skajet e margjinave të jetës, të cilat herë herë synojnë të afrohen, por diametralisht qëndrojnë larg njëra tjetrës.” Tablo që kanë ngarkesë emocionale me ndërthurjen e lehtë të ngjyrave ku dominon grija, e zeza dhe portokallia, ndonëse paraqitet e pakët. Ato i ngjajnë poezive me ndenjë, figuracion, intimitete me thellësi mendimi, kontraste, përjetime e ndjenja, emocione të përthyera, dëshira, dhimbje, koncepte për jetën, dashurinë, mosqënien për të shkuarën, të djeshmen dhe të ardhmen. Ndjen veçanërisht në disa punime thellësi shpirtërore, thellësi psikologjike dhe një ngarkesë emocionale dinamike. Spikat thellësia e ndenjave me trajta interesante të hedhura në penelata të shpejta. Forma këndvështrimesh të freskëta, teknika me një vëzhgim të çiltër dhe strukturë e kompozicionit. Diku edhe një brishtësi drite me hollësi të vogla të jetës rreth nesh. Sfondi i bardhë me ndjeshmëri poetike i shkrin natyrshëm komponentët e mësipërm me ndenjën në teknika të ndryshme dhe të reja, me mjete lakonike bashkohore ku mbizotëron rrethi pa forëm dhe i ndryshëm nga njëri – tjetri. Autori ka përdorur akrilik, pastel, laps, si edhe grafik digitale, një teknikë e kombinuar me letër. Kornizat  janë standarte 70 x 100 cm.

Në tërësi tablot e plotësojnë mesazhin që përcjell titulli i ciklit “Jeta në kuadrat”. Njerëzit me fuqinë e tyre kanë krijuar kuadrate, duke shpjeguar kështu konturet e botës reale, vazhdimësinë në dekada e shekuj. Kur vështron këto punime ke përshtypjen se ndodhesh në të kaluarën e ndonjë rrugicë shkodrane me porta të rënda, apo pranë kullave të Anamoravës në Kosovë, të cilat përbëjnë thelbin e pikturave origjinale të këtyre trevave, si gjetje interesante, kur çdo gjë sot po shkon drejt modernizimit në emër të globalizmit. Detajet e gjurmëve të suvasë së rrëzuar zbulojnë kuadratet e tullave si dëshmi vjetërsie. Të impresionojnë portikët me reflekset e mureve gri, si pjesë e parë dekorative e një ndërtese, mbishkrimet, por edhe motivet e gdhendjeve.

Në ciklin “Jeta në kuadrat” e piktorit Mervan Mustafa, vëren edhe një gërshetim të jetësuar dhe fantazi në trajtimin e temës së femrës, por edhe zbulesën e një vëzhgimi të hollë, të një kohe me simbolikën e dhimbjes përmes imazheve të padukshme, të diktuara nga deformimet shpirtërore. Në balsamin e jetës nuk vështrohen plagët e dhimbjes tërsisht, veç ndjehet vuajtja shpirtërore dhe në këtë kohë të plasaritur përballja është indeks reflektues brenda saj. Dëshirat, ndenjat, shpirtizimi janë shprehur  me një shumësi  kodesh në këto punime, duke shpalosur zbehjen universale të dashurisë. Me një trishtim të pakapshëm, por që përbrenda tyre ndjen lëvizje jete e dritëhije të përmbajtur, kalvari i dhimbjes shpirtërore të pa cak të femrës më shumë shihet si objekt epshi e jo si një krijesë e lirë brenda kuadratit jetë. Depërtimi në skuta të fshehta të kaluarës ndikohet nga grimca dhimbje dhe frustacioni (zemërimi, zhgënjimi) dhe kërkon të prek ëndërrat e detajuara imtësisht.

Krijimet e Mervan Mustafës fokusojnë jetë në shpërthim, dimesione  të pa evidentuara, mesazhe të tilla se jeta asnjëherë nuk është e hapur, por e mbyllur në kuadrat. Kornizat që e kufizojnë atë, shpesh janë aq të vështira për tu shembur, sa një njeriu të zakonshëm do t’i duheshin qindra vite dritë. Piktori është në kërkim të lirisë së mjaftueshme, por edhe kuadrateve të qiellit të tij fluturues. Dhe pse në fillimet për një pikturë në vijmësi të brendisë e zhbirimit estetike, individualiteti i tij është impresionues.