E marte, 23.04.2024, 12:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Peter Tase: Poezia e Sabahudin Hadžiali?

E enjte, 19.06.2014, 06:33 PM


Poezia e Sabahudin Hadžiali?, në Shqip

Nga Peter Tase

Sabahudin Hadžiali? u lind më 23 shtator, 1960 në Mostar, Bosnie Hercegovinë.  Sot ai është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Bosnie Hercegovinës si dhe anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Sërbisë dhe shoqatës së shkrimtarëve të Malit të Zi.  Është një nga eksponentët kryesor të shoqatës së gazetarëve të Bosnie Hercegovinës, gjithashtu ambassador i organizatës Poetas del Mundo në Bosnie Hercegovinë.

Është redaktor dhe botues i revistës “Diogen” pro culture, dhe redaktor i revistës MaxMinus në Sarajevë.

Shkruan prozë dhe poesi për disa dekada, madje ka shkruaj edhe shumë artikuj në fushën e analizës dhe kritikës letrare.  Aktualisht punon si professor në fakultetin e mas medias komunikimit dhe medias, Universitetin Ndërkombetar të Travnik-ut në Bosnie Hercegovinë.

Ka botuar disa vëllime me poezi, artikuj, esse, drama dhe tregime të shkurtëra në thuajse të gjitha gazetat dhe revistat e Bosnie Hercegovinës, Sërbi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni.  Poezitë e Sabahudinit janë botuar në revista të ndryshme në Irlandë, Britania e Madhe, në Spanjë, Zvicër, SHBA, Kosovë dhe Itali.  Poezitë e Sabahudinit janë përkthyer në Anglisht, Frengjisht, Spanjë, Turqisht, Italian, Arabisht, Polonisht, Estonisht, Shqip dhe Rumanisht.

Është botues i katërmbëdhjet librave me poezi dhe prozë.

 

DHJET VJET MË VONË

 

Cmira dhe sëmundja

ushqehen

gabimet e mia.

Mundohem të kuptoj

ç’farë janë ato

pa dhimbje janë duke parë

bashkësinë

e qenësisë time

Nuk e kuptoj

se pa dhimbje

nuk ka jetë

pa dyshim….

 

 

Regjistrimi i Realitetit

 

Imazh i zymtë

nga gjurmët e mia në kohë

ajo është e vërtetë

Brënda vizionit që – nuk është,

 

Është krejtësisht në kërkim

të saj!

 

 

Mbretëresha Elisabet,

Katerina, Nikolajevna,

Princesha Dajana,

Fatima

Zhduken përpara syve

të egërsirave.

 

 

Unë mbetem vetëm

dridhem nga pasiguria

mundohem të kuptoj

Ç’farë duan të gjithë ata

 

 

 

Realiteti virtual i filmave irreal në botë

nuk janë më shumë se

një përshtypje e pabesë e botës reale

që më gënjen

një shërbyes servil!

 

..

 

Ajo ka ikur!

A do të kthehet ajo sërisht?

pyetja u aratis nga era

 

 

Do të pres për furtunën të qetësohet

dhe do të mundohem të marrë erën e brishtë për të gjetur dashuri,

dhe kërkoj për vendin ku u takove me të.

zbathur dhe lakuriq.

në ditët e hershme.

në skenë!

 

Ëndër e çuditshme

Duar të zhytura në rërë

Thellë

 

Gjaku njollos duart

 

Të dyja.

 

Mundohem të arrij fundin e gropës prej rëre

duke gërmuar thellë,

ndjej dhimbjen.

 

...

 

Dy sy bojëqjelli

zhytem thellë

kundrejt teje.

 

Gjaku godet sytë.

Të dy

 

I marrë në valën e lotëve të trishtuar

mundohem të hedh vështrimin te ty,

sidoqoftë

Humbe mbrapa horizontit

 

 

Do Zoti

Erdhe më afër, rufeshëm

dhe përqafove

Botën!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora