E merkure, 24.04.2024, 09:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Apeli i Durhamit: “Europa t’i shpëtojë shqiptarët nga xhonturqit”

E hene, 23.06.2008, 08:51 PM


Edith Durham
Vijon shkrimi i historianes angleze në “The New York Times”.

Fundi i hidhur i xhonturqve.

Ata janë si baballarët e tyre otomanë

Nga Edith Durham

(Vijon nga numri i kaluar)

Çdo shenjë e pakënaqësisë dhe e mjerimit dukej sheshit gjatë gjithë dimrit. Qeveria turke ende nuk po bënte asgjë për të përmirësuar gjendjen. Në fund të marsit shpërtheu një kryengritje. Fatkeqësisht e parakohshëm, sepse një pjesë e vogël e fiseve i kishin dorëzuar armët. Mungesa e tyre shmangu një kryengritje të përgjithshme. Banda të vogla të kryengritësve kishin luftuar me kurajë dëshpëruese dhe në një raport të pallogaritshëm forcash; dhjetë me një, dhe të pajisur me armë të vjetra, ata ia kishin dalë mbanë të kthenin mbrapsht dy ushtri turke për disa muaj, por më pas, duke u nënshtruar vetëm pak nga pak prej forcave të shumta.

Shkatërrimet

Teksa ushtria turke kishte përparuar në mënyrë të ngadaltë, ato digjnin shtëpi pas shtëpish. Një apo dy ditë pas çdo fitoreje turke tymi shikohej të ngrihej lart mbi shtëpitë në zonat e pushtuara nga ushtarët turq. Kishat u përdhosën, u plaçkiten dhe në disa raste u bombarduan ose u dogjën. Duhet theksuar se kryengritësit nuk kanë djegur qoftë edhe një xhami të vetme dhe, në një farë mënyrë, ata janë zemëruar për mënyrën sesi ishin trajtuar vendet e tyre të kultit. Gra dhe fëmijë të 5 fiseve të mëdha në kufi me Malin e Zi, - Gruda, Shkreli, Hoti, Kastrati dhe Kelmendi, - thuajse të gjithë u zhvendosën drejt territorit të Malit të Zi. Atje, ata u grumbulluan nëpër shpella, hambarë kafshësh dhe nëpër stane; vetëm çereku i tyre mbaheshin në familjet malazeze. Numri i këtyre krijesave të pafata filloi të reduktohej së fundi, por ata nuk kishin rroba për të veshur. Për shembull, në një ahur të errët mund të gjeje 20-22 persona; të veja me fëmijë dhe të moshuar që nuk lëviznin vendit. Sasia e ndihmës së dhënë nga qeveria malazeze ishte gjithçka për këta varfanjakë. Një malazez bujar kishte dhënë enë për gatim dhe pak lëkurë dashi, që përdorej si shtrojë për të fjetur. Dhe ky është një ndër qindra raste.
Me gjithë këtë tmerr të tillë që kanë bërë turqit ndaj këtyre krijesave të varfra, ata deklarojnë me lot në sy do të vdesin urie dhe nuk do të besojnë më te qeveria turke. Ndonëse atje ishte vendosur paqja, asgjë nuk ishte bërë për kthimin e tyre. Për të ndëshkuar një grup fshatarësh të paditur dhe të varfër për shkak të taksave, qeveria u kishte shkatërruar tokën.

Mashtrimi

Sipas raportimit të “II Secolo”, në fakt, K. Pasha mburrej se ai mund t’i kthente shqiptarët në vendin e shkretuar. Një amnisti ishte shpallur, por çdo ditë ndërmerreshin luftime. Turqit dërguan disa emisarë që të përcaktonin kushtet. Akoma, deri tani kryengritësit kishin refuzuar në mënyrë kategorike që të pranonin çdo gjë pa pasur garancinë e fuqive perëndimore. Ata deklaronin se ishin mashtruar shpeshherë dhe se pa këtë garanci ata nuk do të bënin paqe, siç ishin të gatshëm të vdisnin një nga një, duke u deklaruar qartë kundër fuqisë së pakufizuar turke.
Fiset e Shalës dhe Shorlisë, të cilat janë masakruar nga ushtria turke pasi nuk mundën të arratiseshin, kanë vendosur që të vdesin dhe të mos nënshtrohen. Pak burra u kthyen përmes kufirit gjatë natës për të blerë kripë, me të cilën do gatuanin mishin për njerëzit dhe në këtë mënyrë të siguronin ushqimin për një javë, pasi misri që kishin u ishte mbaruar dhe tregjet ishin mbyllur. I njëjtë ishte edhe roli i Abdul Hamid, i cili si askush tjetër, shkaktoi një urrejtje të hidhur dhe një mosbesim mizor te shqiptarët më shumë sesa xhonturqit. Aq mizore është natyra e këtij njeriu, sa atje nuk mund të dyshohej se ia kishte dalë mbanë që të çarmatoste banorët që ndodheshin në Shqipërinë e Veriut.

Fundi i xhonturqve

Po të mos ndërhyjnë popujt e qytetëruar të botës dhe t’u tregojnë hapur xhonturqve se kjo politikë zjarri dhe shpate duhet të ndryshojë në të gjitha mënyrat dhe të përshtatet me politikën e Europës së shekullit XX, ka gjasa që kjo të përfundojë me gjakderdhje, mjerim dhe asgjësimin e fiseve katolike. Po të mos ishte dashamirësia e malazezëve, me mijëra gra dhe fëmijë tashmë do të kishin vdekur; aq më tepër që ishte e vështirë për ata të pastrehë që të mund t’i mbijetonin dimrit.
Për ata që tre vjet më parë na këndonin këngët e shpresës dhe haresë, rezultat i tre viteve “reforma” është fundi i ekstremit. Në këtë vend ata gjatë gjithë kohës vetëm shtruan gosti, nuk dhanë para, nuk u zihej besë dhe nuk bënë asgjë. Një fjalë popullore shqiptare thotë: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Turqit e rinj (xhonturqit) janë bijtë e turqve të vjetër. Dhe ata (shqiptarët) ishin profetët e vërtetë.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 16 korrik 1911
Autorja e shkrimit njihet si historiane dhe autore e disa librave dhe shkrimeve për Shqipërinë.
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është “Miss Durham’story”
Përgatiti: Albert Gjoka



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora