Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Viktor Mërkuri: Rusia ndërpret gazin natyror

| E enjte, 19.06.2014, 07:26 PM |


Rusia ndërpret gazin natyror në Ukrainë, ndikimi mbi Europën dhe Ballkanin.

Nga Viktor Mërkuri

Tensionohen dhe më tej mardhëniet mes Rusis dhe Ukrainës pas ndërprerjes së furnizimit të gazit natyror nga kompania gjigande ruse Gazprom. Rusia gjithashtu paralajmëroi perëndimin së kjo ndërprerje ka mundësi të zvogëlojë sasitë në rrjedhjen e gazit natyror  në gjithë Europën perëndimore.

Ndërprerja erdhi si pasojë e kalimit të afatit që Rusia I kishte vendosur Ukrainës për të shlyer borxhin prej 2 miliard $ që shteti ukrainas I detyrohej kompanis për furnizim të pashlyer të mëparshëm me gaz, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverive kanë shkëmbyer deklarata agresive ndaj njëra-tjetrës.

Ajo gjithashtu përkoi me në deklaratën e presidentit të sapozgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko, duke thënë se ai do të paraqesë një plan të detajuar për armëpushimin brënda javës për t'i dhënë fund luftimeve në Ukrainën lindore. Por ajo që mbeti e paqartë është se si një pakt i tillë do të negociohet, ndërkohë që  Kievi në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se nuk do të negocionte me asnjë nga forcat separatiste që kishin marrë pjesë në kryengritjen kundër qeveris qëndrore. Nga ana e tyre, liderët separatiste thonë se Kievi ka injoruar për shumë kohë shqetësimet e tyre.

Rusia duke mos haruar fuqinë e saj mbi gazin natyror dhe nevojën e stërmadhe që europa dhe vendet e lindjes kanë me ardhjen e dimrit ,po përdor letrën e sajë më të fuqishme për të vazhduar presionet ndaj Ukrainës dhe perëndimit për qëndrim që ata mbajtën në cështjen ë aneksimit të gadishullit të Krimesë dhe ndërhyrjes ushtarake në lindje të Ukrainës.

Sasit e gazit natyror që rrjedhin nga Ukraina, nga e hëna kanë për qëllim  jo furnizimin e vetë Ukrainës por ato kalojnë transit për vendet e europës perëndimore. "Gazprom furnizon Ukrainën vetëm me shumën që është paguar për të, dhe shuma që është paguar për të është zero", tha zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kupriyanov .Qeveria e  Ukrainës akuzoi Rusinë se po nxit luftën e gazit mbi dhunën për të cilën ajo fajëson Moskën, ndërsa kryeministri rus, Dmitri A. Medvedev, hodhi poshtë të gjithë qeverin ukrainase si "të pamjaftueshme" në komentet e tij.

Në sipërfaqe, mosmarrëveshja ishte në lidhje me një faturë të madhe të papaguar, rreth 4.5 miliard dollarë në total, që Gazprom deklaroi se Ukraina I kishte borxh. Kompania Gazprom,më e madhja e gazit natyror në botë dheqë shteti rus ka në pronësi të tij  50,01 %, kërkoi që Kievi të zgjidh problemin e borxhit të saj dhe të paguaj paraprakisht për furnizimet e ardhshme para se të rifillojnë furnizimet, ndërkohë që Ukraina mohon egzistencën e një borxhi kaq të madhë dhe rrefuzon pagimin e vlerave të stërmëdha të gazit që ka vendosur kompani për këtë shtet.

Por sfida për gazin I ka rrënjët në dy konteste më të mëdha.

Para së gjithash, dhuna në Ukrainën lindore mes separatistëve të përkushtuar Rusisë dhe ushtrisë ukrainase është përshkallëzuar duke arritur në 49 ushtarë të vrarë ditën e shtunë kur separatistët qëlluan një aeroplan transportues, gjë që coi demonstrues në Kiev të rrethonin dhe sulmonin ambasadën ruse në Kiev.

Në një deklaratë të tij, kryeministëri ukrainas Arseniy P. Yatsenyuk, tha se kjo lëvizje e Rusisë ishte pjesë e një modeli më të madhe të agresionit të Kremlinit."Kjo nuk ka të bëjë me gazin," tha z Yatsenyuk. "Ky është një plan i përgjithshëm për shkatërrimin e Ukrainës." Ai tha se ky vendim ishte i fundit në një seri hapash që "filloi me aneksimin e Krimesë, terroristët në Donbass, furnizimin me armë ruse të separatistëve dhe dërgimin e banditëve rusë në territorin e Ukrainës . "

Së dyti, Gazprom ka provokuar “zemërim” ekonomik në Evropë mbi planet e saj për të ndërtuar një rrugë alternative të gazit nën detin e Zi për përdorim ekskluziv të kompanisë, në kundërshtim me ligjet e Evropës për aksesin e hapur. Kjo e ka vënë të ardhmen e asaj që njihet si tubacioni i “Rrjedhjes Jugore” në dyshim

Dy ditë pas ndërprerjes së Ukrainës nga gazi natyror , në datën 17 qershor, tubacioni në rajonin Poltava në ukrainën qëndrore ka shpërthyer nën arsye të pa sbardhura ende. Ai është tubacioni më i madh të shpërndarjes së gazit natyrorë në Evropë duke furnizuar me gaz  Republikën Çeke, Gjermanin, Francën, Zvicra, Austrin, Italin, Hungarin dhe vendet e Ballkanit. Tubacioni shtrihet 2,800 milje nga fusha e gazit në Urengoy të Siberis nëpërmjet Ukrainës në Evropë.