Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kostaq Duka: Mbështjellë prej heshtjes

| E merkure, 18.06.2014, 06:51 PM |


Kostaq Duka

 

Mbështjellë prej heshtjes

-Triptik-

 

Vetzhdukje e ngadaltë

 

Nëse

mbështjellë prej heshtjes

ngec diku,

këmbanave bjeruni miqtë e mij

mes jush të vij sërish.

Heshtja është gjumi i dëborës

Vetzhdukje e ngadaltë në harrim.

 

Vëmëndja

 

Nuk e lyp

e kërkon me ngulm vëmëndjen fëmija.

Një çast ta  lesh në harresë

zë çirret me të qara e britma.

Nuk e lyp

E kërkon me ngulm vëmendjen pleqëria

edhe në kolltuk mbretëror nuk ndihet qetë

nëse zërat e të tjerëve 

nuk mbrijnë në qoshen e tij të shkretë.

 

Bashkëec me vetminë

 

Herë, herë

bashkëec me vetminë,

në një  shteg pylli të blertë

buzë liqenit, detit , oqeanit dallgësertë.

Vetmija më jep lirinë të gjykoj veten

për t’u bërë më i mirë

i paduaruar për t’u rikthyer mes njerëzve te tjerë.

 

Qershor 2014