Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Puthjet e gjyshes, ylberedrite

| E merkure, 18.06.2014, 06:56 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Puthjet e gjyshes, ylberedrite

 

Ah,sa mall kam për gjyshen time

Kanë kaluar shumë vite,zërin s’ja dëgjoj,

Më thoni pra, ku ndodhet ajo mysafire

Në ç’planet sekret duhet ta kërkoj?!

 

Në gjunjë u ula e putha qemerin e portës

Buzët mbi gur etjen e mallit  aty shuanë,

Si dikur i thirra me gjysëm zëri gjyshe Fatimes

Nga qielli si hije zbriti portreti i saj

Më kapi për dore e më puthi ngadalë.

 

Eja më tha, nipi im të përqafoj fortë

Mos vallë isha në ëndërr,syri gjyshes lotoi,

Atje te gurët e portës së shtëpisë së vjetër

Oshëtima e ujrave të përroit Raven e Selgjin

Kujtimet e vjetra sërisht ato  m’i rizgjoi.

 

Fjongo ylbere malli u derdhën mbi mua

Dhe gjyshja ime Fatime tretur te yjet,

Thinja të bardha mbi kokë,valë ujë krua

Si ylberedrite gjyshja ka lënë puthjet.

 

Në kopshtin e zemrës time, e shtrenjta gjyshe

Lulet e dashurisë njerëzore në shpirt mi mbolli,

Gjurmët e viteve u tretën  ashtu  si  bora.

Ah, s’ju vure atyre dot fre,

S’bashku me mallin e dhimbjes te yjet

Lulet e lotin dhuratë t’i çova atje nën dhe.

Durrës, 13 maj 2014.