E premte, 29.03.2024, 01:50 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti njohës i lirisë së shtypit

E merkure, 18.06.2014, 07:00 PM


Gjergj Kastrioti ideues dhe njohës i lirisë së shtypit

Nga Gjon KEKA

Liria e shtypit tani në shekullin tonë është vlera thelbësore e demokracisë dhe shtetit modern demokratik.Cenzura që i bëhet shtypit buron pikërisht nga mungesa e kësaj vlere dhe demokracisë dhe nxjerrja e diktaturës me fytyrë dragoi.

Shekulli XVIII është konsideruar si hap i parë dhe formal drejt njohjes juridike të shtypit edhe përkundër cenzurave dhe kufizimeve tjera ndërkohë.

Por të mos harrojm se në rastin e cenzurës kemi shembull më të keq dhe demformues si ai i cenzurës së librave në vitin 410/11 p.K. ku u dogjën librat e filozofit Protagora dhe të tjerë gjatë kohëve dhe periudhave të ndryshme.

Nga kjo hpat për të përqafuar dhe njohur këtë vlerë cdo shoëri kanë qenë të vazhdueshme në të gjitha vendet.Rasti i ligjit të parë i heqjes së cenzurës dokumentohet në Angli vitin 1695 e që lidhet me humanistët e njohur John Milton dhe John Locke.Pastaj në vazhdimësi edhe në vendet tjera të kontinentit europian dhe botës në përgjithësi ku lira e shtypit është e garantuar në mënyrë eksplicite edhe në kushtetutë dhe ligje demokratike të shteteve të civilizuara dhe demokratike.

Megjithkëtë ajo aq duhet nënvizuar këtu është se ideuesi dhe njohësi i parë i lirisë së shtypit në kontinentin europian është Gjergj Kastrioti, ai jo vetëm dha këshilla të dobishme gjatë udhëheqjes së shtetit arbnor por edhe shpalosi në qartësi vizionin për tërë shoqërinë dhe kombet e familjes europiane dhe të ardhmen e përbashkët të tyre si një familje.

Jo vetëm kombi ynë i lashtë ,por edhe tërë familja e kombeve europiane duhet të ndihen krenare që në mesin e tyre kanë patur vizionarin ,mbrojtësin dhe ideuesin jo vetëm të bashkimit të kombeve, por edhe të njohjes së shtypit të lirë.

Sic mësojm nga testamenti politik i tij (shih :”Regensburger Tagblatt...,1850”) Gjergj Kastrioti- Skënderbeu si mbret i Shqipërisë nënvizoj këtë aspekt mbi lirinë e shtypit:

“Themeloni në tërë shtrirjen e perandorisë një gazetë që të jetë e lirë nga çdo censure, nga të gjitha padrejtësitë dhe nga aktet e manifestimit të dhunës, të cilët kryejnë guvernatorët e krahinave ,miqëve tuaj dhe të afërmit të cilët qëndrojnë në oborrin tuaj...”

Me pak fjal Gjergj Kastrioti Skënderbeu është jo vetëm gjeniu ,strategu dhe vizionari ,por edhe krahu i gjithmonshëm jo vetëm i kombit shqiptar europian por edhe i familjes së kombeve europiane,sepse askund nuk ishte gjetë asnjë krah tjetër që i del ball një perandorie barbare sic ishte perandoria osmane përvec Gjergj Kastriotit i cili u bë mbruoj për të gjithë kontinentin europian dhe civilizimin e tij.Për mua personalisht Europa pa Gjergj Kastriotin Skenderbeun do të thotë një Europë pa zemrën e heroizmit dhe vizionit,një Europë pa gjeninë e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora