E shtune, 20.04.2024, 12:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Xhelozia

E merkure, 18.06.2014, 06:25 PM


Demir KRASNIQI

 

XHELOZIA

 

Sëmundje e rëndë është xhelozia –

Shumë prej sajë po vuajnë njerëzia !

Ajo n’ shkencë nuk ka shpjegim ,

As n’ mjekësi  nuk  ka shërim !

 

Për  shërim nga  xhelozia –

S’ bënë punë mjeku , as terapia !...

Nuk bënë punë  infuzioni ,

Nuk bënë punë operacioni !...

 

Për shërim nga xhelozia –

Nuk bëjnë punë kisha , as xhamia  !...

Nuk bënë punë as hajmalia ,

As fallxhesha , as magjia !...

 

Kur dikush korrë ndo ‘i  sukses –

Shoku i  tij  bëhet  ves – ves !

Kur dikush merr  dekoratë –

Shoku i tij do t’ mbetet ratë !...

 

Kur dikush mbërrin karrierë –

Shoku i tij do nisë me u shterë !

Kur dikujt i shkon  politika –

Shokut t’ tij  do t’i bie pika !

 

Kur dikush boton ndo ‘i vepër –

Shoku i tij do t’ sëmuret  tepër  !

Kur dikujt i shkon poezia –

Shoku i sëmuret nga xhelozia !

 

Kur dikujt  i shkon mirë kënga –

Shoku i tij  pëson sëmundje t’ rënda !

Kur dikush mbërrin ndo ‘i  pozitë –

Shoku i  tij  do t’ mbetet  shtritë !

 

Kur dikush përpara  shkon –

Shoku i vet e përgojon !

Kjo mani ,  virus i zi –

E ka emrin Xhelozi !

 

Gjilan, më 18.06.2014.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora