E premte, 29.03.2024, 11:39 AM (GMT)

Faleminderit

Sadik Vrajolli: Gani Begolli - atdhedashës

E marte, 17.06.2014, 06:26 PM


In memoriam

Gani Begolli veprimtar dhe atdhedashës i dalluar

/1958 - 2013/

Kushtuar veprimtarit të dalluar Gani Begollit, i cili u nda nga jeta atëherë kur ishte në vrullin e punës

Nga Dr. Sadik Vrajolli

Veprimtari dhe atdhedashësi i dalluar Gani Begolli u lind në fshatin Tërrnav të Llapit më 20.07.1958 ku e kreu edhe shkollën fillore, kurse  pas mbarimit të shkollës së mesme -  teknik i xehtarisë ai punoi në xeheroren e Novobërdës / Kishnicë/.

Viti 1989 ishte viti më i kobshëm, atëherë kur u hoq Kushtetuta e u pushtue Kosova, kur populli ishte shumë i pasigurt e represaljet filluan në gjithë Kosovën por më së shumti u reflektuan tek xehtarët, tek ata që ishin qendra e rezistencës për Kushtetutë dhe pavarësi. Një nga viktimat e asaj dhune ishte edhe Gani Begolli.

Në korrik të atij viti Ganiu vendosi të largohej nga Kosova që kurr përpara se kishte kishte ëndërrue. Ganiu me shoqen Lirijen e cila kishte punue si mami në Klinikën e Gjinekologjisë të Fakultetin të Mjekësisë si  dhe fëmijët Mimozen 8 veqë dhe Liridonin 6 vjeqë nisën rrugën e mërgimit,  u përshëndet me të dy prindërit, tre vëllëzer dhe motra dhe zgjodhën Suedinë si vendstrehim të ri për të cilin kishin pak njohuri por ajo që e shtyri ishte se ky shtet ju ofronte mundësi shkollimi dhe punësimit fëmijëve. Dita e ndarjes nga familja dhe vendlindja edhepse ishte nje ditë e nxehtë korriku , në shpirtin dhe mendimet e Ganiut ishte një ndjenjë e ftohtë se po e len vendlindjen, punën, familjen shokët, farefsin. Ganiu përkundër kësaj kishte një shpresë se  nuk do të rrije gjatë, se ky regjim me dhunën që ushtronte do të gjejë fundin e vet,  ndërkohë fëmija do të shkollohen dhe do të mësojnë një gjuhë të huaj e unë, mendonte ai, do të fitojë pak para për të blerë një maqinë bujqësore qe edhe nëse e humbim punen do të kem mundësi të jem total i pamvarun, të krijojë një bazë të mirë ekomike.

Ganiu me lot në sy u nis por me shpresën se do të kthehet në Kosovë dhe  dhe të jetoj me kushte optimale. Mirëpo valët e jetës e hodhën Ganiun në veriun e Suedisë në një qytez të vogël të quajtur Buden. Aty ishin një numër i vogël i bashkëatdhetarëve ku Ganiu me gjithë shoqen e tij Lirijen motër medicinale nuk pritën as një ditë, filluan të ndjekin kursin intenziv të gjuhës suedeze ku ende pa u bë një vit ata mbaruan kurset, Ganiu për përkthyes e Liria u legjitmua si motër medicinale. Ganiu vazhdoi si përkthyes dhe pa shkëputje nga puna e vazhdoi dhe e kreu Shkollën  e lartë për përkthyes i legjitimuar.

Ganiu edhe pse ishte i dalluar me aktivitetet dhe punën për integrim në shoqërinë suedeze ishte një prej më të dalluarve në çështjen kombëtare. Nga viti 1993 deri në 1997 ishte kryetar i Shoqatës Bashkimi Kombëtar në Boden.. Nën udhëheqjen e Ganiut kjo shoqatë ishte shumë aktive që nga aksioni Familja mban familjen, aksioni i 3 përqindëshit si dhe Fondi Vendlindja thrret. Ishte aktiv edhe në organizimin e demonstratave kundër Serbisë. Ishte aktiv edhe në organizimin e fëmijëve tanë në sport e sidomos në futboll, i qonte e i binte me makinë të tij. Pos që i bante me kerr të vetin në sport, futboll ai punonte me fëmijët tanë dhe i ushtronte gati si trajner. Ka qenë shumë aktiv dhe këmbëngulës në mbledhjen e ndihmave, nëse dikush ka nënshkrue, si ka lëshue pa pague, ka qenë i katrrithtë, dhe i vendosur sa i përket qështjes së kombit.

Mandej Ganiu me familjen  e vet ka shkue në Göteborg dhe është punësuar në një port ku bëhej doganimi dhe zhdoganimimi i mallit. Tash kujtimet për këtë shok e veprimtar dhe mik e patriot janë të shumta. Ishte i këndshëm, i prajshëm, i sjellshëm, i dashtun, familjar i mirë, prind i mirë, shok i mirë, bashkëbisedues i mirë, i kulturuem që nuk di kush një fjalë të keqe që ka ndëgjue prej tij. Vetitë e tij prej atdhetari e humanisti dhe këmbëngulësia e tij për qështje kombëtare sidomos për ndihmat Vendlindja thërret, 3 për qindshin dhe integrimin bëjnë që me këto kujtime të mira për këtë shok edhe mik të mburremi jo vetëm na shokët që e kemi njohtë por me siguri edhe shoqja e tij Liria, fëmijët e tij vajza Mimoza dhe djali Liridoni, vëllazërit dhe motra e tij, nana e tij dhe tërë familja e tij.

Me sjelljet e tij prej patrioti, bashkëshorti të mirë, prindi të mirë,  na ka lanë kujtime jo të pashlyeshme si një atdhetar i vendosur por edhe si një sportist dhe dasshamirë i madh i sportit.

Ganiu la pasuri pas vetes, bagazhin e tije njerëzor e kombëtar, e sidomos dy femijë të edukuar, vepra  këto qe i bajnë njerëzit e mirë.

Ganiu ka qenë shumë pak i ekspozum, njeri i matun, krejt thonin se qka është puna e tij, është si me qenë slloven

Gruaja e tij modeste, si bashkëshorte e mirë ka qenë krah për Ganiun dhe shembull që e ka prezentue, me gjuhë shumë aktive, Lirija është motra e shkrimtarit Veli Veliu.

Ganiu ishte thuaja anonim, se punoi me vullnet, punoi vetyëm  për të mirën e kombit dhe humanizëm…. Njerëzit dhe atdhetarët e mirë janë ashtu...

Më së shkurti ka qenë trim, rrallë ka pasë kush ma i shkathët e ma veprimtar...

Gani Begolli u nda nga jeta atëherë kur ishte në vrullin e punës më 10.09.2013,  për të na lënë kujtim shembëlltyrën e njeriut të përkushtuar jetësisht për atdheun, shembëlltyrën për njeriun dhe humanistin.

Pra lavdi, i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora