E enjte, 25.04.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Pasku: Fluturat

E marte, 17.06.2014, 06:42 PM


FLUTURAT

Skicë nga Vjollca Tiku Pasku

Në një ditë pushimi, larg  zhurmës së qytetit, në shtëpinë në fshat rendja nëpër lëndinë.Kisha veshur  një fustan me luledielli dhe rrezet që binin në të, i bënin të dukeshin  të vërteta, të kthyera nga dielli, dhe unë isha shpirti i gjelbërt i natyrës.Papritur në një copëz drite  u duk një shkëndijëz, e cila u dogj para syve të mi.U shtanga, kur nga imazhi dallova konturet e fytyrës së një  shoqes time që kishte ndërruar jetë, vite më pare. U përpoqa të lëvizja buzët t’i flisja, por nuk mundesha. Doja t’i bëja një lumë pyetjesh...

Një pejzazh si ekrani i stërmadh i qiellit u hap përpara syve të mi. Ajo një dritëz e vogël u shndërrua  në një flutur dhe  u ngrit lartë në hapsirë.Ndaj thonë që “shpirtrat janë flutura” mendova. Kur zëri i një ujvare e ftoi   teksa lëmonte shkëmbinjt e  bardhë, u bashkua me të si dritëz, e rrëshqiti në adrenalinën e flokëve të kristalt duke u bashkangjitur me të qeshurat e ngjyrave nënujore,nën spektaklin e madh të vallëzimit të peshqve, ku gjithë hijeshi përkundnin pendët me entuziazëm, shprehje e  e ndjenjave dhe këngës në gjuhën e tyre.Ajo përkëdheli dridhjet e zemrës së një peshku i cili e puthi, dhe e shoqëroi me një petale uji.”Sa bukur të jesh shpirt, mund të hysh në gjitha tingujt e ajrit,ujit, tokës,e të ndiesh meloditë e mistereve që ndoshta syri i njeriut nuk i kap asnjëherë” mendova.

”Unë i adhuroj të gjitha ngjyrat e tokës por bota njerëzore nuk është kaq e mirë dhe e hapur sa natyra e krijuar për ta” pëshpëriti ajo me zërin e gjetheve..

Pa më lënë të pyes, e gjithë natyra ndërroi veshje.Çdo element përbërës i saj malet, kodrat, fushat,pemët,gjethet, u veshën me hijen e errët dhe bënin një pyetje.”përse”..

Ndërkohë qielli u nxi dhe flamingot e reve e godisnin fluturën me sqepat e skuqur të nxehur nga vatra e zemërimit të zjarrit.”Atë që do ti s’do ta takosh” ulurinin. Dhimbje, lot,errësirë, greminë,,hungërima njerzish,faqe të  grisura, e mure të shkretë që dëshmonin në heshtje shpirtra shterpë të  fanatizmit.Mu kujtua  historia e saj . Prindërit  kurrë nuk e pranuan dashurinë e saj, donin ta fejonin me një tjetër.Ajo pranoi më mirë ti dorëzohej leuçemisë se sa një  njeriu me zemrën bosh.

”Kraharorin e coptuar nuk ia ngushëlloi asgjë dhe çatia e strehës iu bë zjarr derisa zemra  e  humbi të kuqen e vet dhe u zbeh..Vdekja erdhi me mirazhin e kalorësit të zi dhe  hipi në kalin e udhëtimit..Në sa zemra  është vrarë dashuria? Sa jetë u këputën me cicërimat e para të dashurisë në gojë?..,Foletë e dashurive ulurijnë akoma, boshllëkun e krijuar.Skena që vdesin dhe mund të ringjallen në çdo cep të vendit... Tragjedia e Romeos dhe Xhuljetas tiranase ku as amaneti për t”i patur varret pranë nuk u respektua,.Tragjedia brenda familjes ku vritet vajza  apo gruaja për motive banale. ndezin dhe shuajnë skena  mbi lotin tim..

……Të verbrit e matin udhën me shkopin rrëfyes të mos rrëzohen, të verbrit në zemer e matin jetën me kutin e fanatizmit apo gotën e alkolit duke shuar drita jete, e rrëzohen përjetësisht.

Nga gjethet e pemëve  si një spirale ylberike flatruan shumë krahë fluturash, dhe të gjitha bashkë ato formuan kordelen”Ne donim të jetonim”..Më pas shkundën krahët dhe u mbyllën në strehëzat e petaleve  lulore, ndërsa zemrën time e vret pyetja “deri kur ?....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora