E premte, 19.04.2024, 11:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Begzad Baliu: Motivet denominuese në Antroponiminë e të dëbuarve të Kosovës

E hene, 23.06.2008, 06:22 PM


Begzad Baliu
MOTIVET DENOMINUESE NË ANTROPONIMINË E TË DËBUARVE TË KOSOVËS (1998-1999)

Shkruan: Begzad BALIU

Historia mijëvjeçare e popullit shqiptar është historia e përpjekjeve për ndërtimin e identi¬tetit kulturor, gjuhësor, etnik dhe kombëtar, prandaj është e kuptue¬shme pse edhe onomastika në përgjithësi dhe antropo¬nimia në veçanti kanë qenë një pjesë e asaj vlere që mund të quhet bartëse e rëndësishme e kësaj historie. Shumë dekada shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e mbetur jashtë shtetit të sotëm shqiptar në veçanti kanë vazhduar të luftojnë për lirinë e tyre dhe po kaq dekada fëmijët e tyre i kanë pagëzuar me motive të kësaj qëndrese, me motive të kësaj lufte, me motive të çasteve të krenarisë, me motive të luftëtarëve të kohës së cilës i kanë takuar etj. Kështu, ata edhe sot vazhdojnë që me emrat e fëmijëve të tyre të identifikojnë momentet më të lavdishme nëpër të cilat kalojnë viteve të fundit, viteve më të lavdishme të historisë sonë, viteve kur djemtë dhe vajzat e këtij popu! lli ngritën përballë pushtuesit shekullor krenarinë e shqiptarëve, në vend të përuljes së deridjeshme; nxorën vlerat më të larta të dinjitetit të tij, në vend të vetive të stërkequra morale të deridjeshme; treguan vendosmërinë për të ndryshuar jo vetëm bindjet politike të politikave të brendshme, të cilat e bënin pushtetin, por edhe bindjet politike të diplomacisë së kancelarive të Europës dhe Amerikës, se shqiptarët e Kosovës janë ngritur në luftën e fundit dhe vendimtare për jetë a vdekje.
Dhe këtë luftë shqiptarët e kanë bërë edhe me një vlerë të rëndësishme kulturore, gjuhësore, etnopsikolo¬gjike, etnokultu¬r¬ore, që ka ndihmuar mbijetesën e tyre: kjo është vazhdi¬mësia për të përtërirë emrat historikë, vazhdi¬mësia që me emrat e rinj të shenjëzojnë ngjarjet historike, vendet ku janë zhvilluar ato ngjarje historike; toponimet, oronimet, hidroni¬met dhe shumë onoma të tjera, që në momente të tilla kanë marrë karakter historik. Kjo është vazhdi¬mësia për të bërë të pavde¬kshëm emrat e gjyshërve, baballarëve, vëllezërve të vrarë, luftëtarëve më të njohur etj.
Kjo veçori e popullit shqiptar është diktuar mjaft herët nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj, me ç’rast është konstatuar se fjala është për një veçori të hershme arbërore dhe madje ilire . Populli shqiptar në Kosovë, edhe në luftën e fundit 1997-1999, ka vazhduar që jo vetëm ojkonimet, mikroto¬po¬nimet, oronimet etj., por edhe fëmijët e posalindur t’i emërtojë në mbështetje të motiveve histo¬rike dhe aktuale të kohës nëpër të cilën po kalonte.
Duke vënë re këtë element të rëndësishëm të shoqërisë së Kosovës për shquarjen e kësaj veçorie edhe në këto vite, kam bërë hulumtime të kësaj dukurie gjatë viteve të fundit dhe i kam bërë objekt studimi.

Paradigma toponimike e antroponimeve

Bazat e një sistemi onomastik me burim nga motivet e historisë bashkëkohore i ka ndjekur si toponi¬mia, ashtu edhe antroponimia, të cilat si motiv kanë burimet denomi¬nuese të kohës, sigurisht për shkak se toponimet dhe antropo¬nimet e tilla zgjojnë ndjenjat e përkatësisë kombëtare. Këtu për motiv merren rrethanat e lindjes së fëmijës, që përkujtojnë ndonjë moment, vend ose ngjarje me rëndësi historike, dukuri natyrore apo situata të kohës etj., të cilat prof. Shefki Sejdiu i grupon në bashkësinë e burimeve e motivi¬meve denominuese antro¬po¬ni¬¬mike që shprehin dëshirë . Është e kuptue¬shme prandaj pse ndryshe nga përvoja e shënuar në luftërat e tjera shumësheku¬llore, gjatë gjithë kësaj kohe të fundit ka pasur më shumë emra abstraktë (gjithnjë të motivuar në nomenklaturen gjuhë¬sore dhe semantike të shqipes), sesa emra të karakterit historik.
Në Kosovë kanë vazhduar të krijohen toponime të reja kryesisht me karakter historik. Edhe në këtë rast, siç do të shprehej studiuesi Igor Gostl “fusha semantike e toponi¬me¬ve është shumështresore: në të reflektohet, ndër të tjera, varësia politike, përkatësia etnike, kontinuiteti i popu¬llzi¬mit. Me një fjalë, ato shprehin realitetin ekzistues gjeogra¬fik, politik ose etnik. Kështu, toponomastika merr jo vetëm nuanca kupti¬more, profe¬sionale, shkenco¬re por edhe politike e gjeopolitike” .
Toponimet dhe oronimet e vjetra brenda ditës kanë marrë karakter politik e historik, bie fjala: Likoshan, Prekaz, Lugina e Leshanit, Gllogjan, Junik, Koshare etj; emrat e krahinave shpesh të harruara, si rezultat i ndryshi¬meve shoqërore: Drenicë, Rrafshi i Dukagjinit, Llap, Reka e Keqe, Rugovë etj., brenda kësaj kohe janë rikujtuar dhe janë bërë pjesë e historisë sonë të re. Emrat e krahinave etnografike dhe shpesh me përdorim, brenda natës janë bërë sinonim i vetëdijes historike, i krenarisë kombëtare e historike, i vlerave më të larta morale dhe shoqërore të kohës.
Dhjetë vjetët e fundit jemi dëshmitarë të prirjes së formimit paralel të toponimeve dhe antroponimeve me motive nga zhvillimet e përditshmërisë në nivel të Kosovës dhe në nivel të zhvillimeve shqiptare. Në Kosovë, gjatë këtyre viteve, shumë toponime janë bërë shembull i krenarisë dhe pjesë e identitetit tonë kulturor, shoqëror dhe horizonti më i lartë i vetëdijes sonë historike. Një dekadë më parë, toponimi Fusha e Lotëve, gjatë Aksionit të Pajtimeve të Gjaqeve është emërtuar Fusha e Pajtimit. Toponimi me motiv legjendar Qafa e Krushqëve të Ngrirë, për të cilën legjenda thotë se “aty janë therrë me thika deri në një treqind krushqë të dy dasmave, dhe dyluftimin e kanë mbyllyr nuset nën duvak”, ishte emë¬rtuar Qafa e Krushqëve t’Pajtimit. Po krijoheshin toponi¬me të reja, të cilat në mënyrën e tyre bënin historinë e re të Kosovës. Kështu janë krijuar edhe toponimet e tipit Lugina e Pajtimit, Livadhi! i Pajtimit, Fusha e Pajtimit dhe antroponimet Pajtim e Pajtime. Po të kësaj kohe, për një ose dy vite më parë janë edhe antroponimi Minator dhe shkolla “Minatori”, i motivuar nga lëvizja e minatorëve në vitin 1989. Me të njëjtin motiv të denominimit antropo¬nimik e toponimik është vazhduar gjatë luftës në Kosovë, por edhe gjatë përndje¬kjes masive të shqiptarëve jashtë Kosovës. Gjatë kësaj kohe shpesh do të dëgjojmë dhe shpesh do të lexojmë toponi¬met e tipit Lëndina e Dëshmo¬rëve, Fusha e Dëshmorëve, Kodra e Dëshmo¬rëve të Kombit (Gjilan), Varret e Dëshmorëve (Kukës, Shqipëri) etj., madje për herë të parë, ky tip i toponimeve do të depërtojë edhe në jetën e qytetit: Parku i Dëshmorëve të Kombit (Sharr) etj.
Në jetën personale, familjare dhe shoqërore të shqiptarëve do të hyjnë me motive të sforcuara paradi¬gma¬tike edhe një numër i madh i emrave më pak ose më shumë të njohur, të ndarë edhe këta në dy linja: Linja e parë është ajo e toponimeve me karakter mburrjeje e krenarie: Kukës, Qaf e Morinit dhe Qafë e Morinës, Bajram Curr, Shko¬dër, Tiranë, Durrës, Korçë, Koni¬spol, Tetovë, Dibër, Shkup, Strugë, Ulqin etj., dhe vija tjetër e toponimeve me paradigmë të së keqes: Bllacë, Stankovec, Çegran etj.
Megjithëse në shumë kampe të dëbuarit kanë gjetur shpëtim dhe pritje të sigurtë, asnjë kamp shpëtimi në Maqe¬doni nuk paraqitet (sipas vlerësimeve gojore të popullatës) si sinonim i së mirës, shpëtimit etj. Përku¬ndrazi, të gjitha kampet paraqesin vendin e vuajtjes, dhembjes, lëndimeve shpirtërore etj. Ndryshe nga kampet, ndërkaq, çdo familje shqiptare, çdo shtëpi e shqiptarëve, për të dëbuarin paraqet vendin ku familjet nga Kosova gjejnë shpëtim, paraqet sinonim të së mirës, sinonim të shtëpisë së re, vatrës së re kombëtare. Sigurisht, edhe për shkak se familjet shqiptare lëvizin brenda trojeve etnike dhe etnografike shqiptare, pavarë¬sisht prej kufijve të rinj dhe pavarësisht prej sistemeve shtetërore, me cilësimet me të cilat shprehen të dëbuarit shqiptarë për familjet jashtë Kosovës: në Maqedoni dhe Shqipëri, ne e kuptojmë konceptin mbi arbërin si etni, sipas traditës popullore dhe asaj të shkruar që paraq! et Skiroi i Ri, kur thotë se: “aty ku arbëri ndezte një zjarr, aty ishte arbër”. Le të thuhet ndërkaq, se as kampet e tjera në Shqipëri nuk kanë lënë ndonjë përshtypje të keqe, krahas vatrave familjare.
Nga të gjitha pikat toponimike, emri i Bllacës do të bëhet mbase shenja më e përgjithshme dhe vlera më universale e konceptit tragjik për toponiminë historike të dëbimit të shqiptarëve nga vatra e tyre. Kampi i Bllacës, deri një ditë më parë, një toponim i zakonshëm i fshatrave shqiptare, tani fshat ndërmjet kufirit Kosovë - Maqedoni, është sinonim i kalvarit nëpër të cilin kanë kaluar shqiptarët e dëbuar nga ushtria serbe, në fillim të prillit të vitit 1999, dhe aq më shumë, një shembull i ri i Tivarit të vitit 1945. Dhe prej këtu, thëniet e përditshme në Kosovë: “Bllaca është një Tivar i kohës sonë”. “Për çdo brez nga një Tivar i ri”. “Kush e ka kaluar kalvarin e Bllacës do të jetoj edhe njëqind e një vjet”. “E kemi mbijetuar Bllacën e jo edhe këtë dimër”. “E kemi mbijetuar Bllacën e s’po e kalojmë edhe këtë (akcilin) problem(vështirësi)” etj. Pa dashur që këtu të merremi më gjatë me! Bllacën, nuk do lëshuar pa e përmendur se, nga individë që luftën dhe sjelljen tonë e kanë shikuar nga një prizëm kritik, nuk kanë munguar as ata që Bllacën e kanë quajtur edhe “sinonim të inteligjencës së Prishtinës” (!).

Antroponimia pasvajtëse

Cilat janë motivet denominuese antropo¬nimike që do të mbulonin të gjitha antropo¬nimet e fëmijëve të lindur pas fillimit të luftës në Kosovë, dhe sidomos pas dëbimit të shqiptarëve në Maqedoni, Shqipëri, Europë, Amerikë etj .
Nga një regjistër i bërë në Shoqatën “Nëna Terezë” në Dardani të Prishtinës, prej pesqind e një emrave të fëmijëve të lindur gjatë vitit 1999, më kanë dalë vetëm katër emra të paradigmës fetare: Elmedina (tri herë), Xheneta (tri herë, të kujtojmë se emri i saj nuk ka gjithnjë paradigmë fetare, sepse ka mundur që prindi si paradigmë të ketë marrë emrin e këngëtares Xhenet Xhekson –BB) Elfati dhe Medina nga një herë. Emrat më të shpeshtë në këtë regjistër, pjesa më e madhe e të cilëve kishte lindur jashtë Kosovës ose jashtë shtëpisë së prindërve të tyre, kishin të bënin para së gjithash me motivet aktuale të lëvizjes kombëtare shqiptare për çlirimin e Kosovës, me aktualitetin e kohës etj: Flamur, Urim, Albulenë, Çlirim, Lumbardh, Laberion, Toskë, Furtunë, Albion, Arbias, Molos, Qëndresë, Arbërie, si trinom familjar: Qëndresa, Qëndrim e Çlirim, pastaj Granit, Kastriot, Ejona (fjala e jona, e kthy! er edhe në antroponim e toponim, në përdorimin e pjesëtarëve të lëvizjes kombëtare ka pasur të bëjë me Shqipërinë), Leutrim, Çlirimtare, Trim, Lirije, Liridon, Kosovare, Arbër; binomi: Qëndresa e Qëndron, pastaj Shpresim, Fitim, Çlirimtar, Delvina, Flaka, Skordion, Lindita, Fitore, Yll, Vatër, Lirim, Atdhe, Festa, Jon, Andrra, Gramoz, Shota, Shqipton, Shreson, Shpat, Etnik etj.
Nuk ka dyshim se motivet janë të shumta dhe të ndryshme, por asnjëra nga këto nuk dalin jashtë veçorive të trashëgura që më parë. Pra, kjo kohë ka bërë që brenda këtyre viteve, një veçori e përdorimit të emrave të jetë më e theksuar, por jo edhe e dalë jashtë sistemit të motiveve. Fjala është për:
Emrat e fëmijëve që kanë trashëguar emrat e baballarëve, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
Emrat e fëmijëve që tregojnë qëndresë, luftë, krenari historike;
Tipin e emrave që tregon besim në të ardhmen;
Emrat e fëmijëve që tregojnë veçori kohe;
Tipin e emrave të traditës dhe bestytnisë;
Tipin e emrave me të cilët nderohej Shqipëria dhe shqiptarët;
Tipin e emrave me të cilët nderoheshin të huajt etj .

Emrat e fëmijëve që kanë trashëguar emrat e baballarëve - luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në traditën popullore, edhe më parë ka ndodhur që fëmijët të trashëgojnë emrin e babait, të gjyshit, të axhës ose të një anëtari të familjes, po më shpesh të vëllait ose të motrës së vdekur gjatë ose pas lindjes. Kjo traditë është bartur më pak ose më shumë edhe gjatë viteve kur shumë motra, vëllezër e prindër ranë në demonstrata gjatë viteve 1981-1999. Bie fjala, Bardha Bardhosh (Bardhosh-emri i gjyshit) Gërvalla mban emrin e babait të vrarë nga sigurimi jugosllav në Gjermani më 1982, ndërsa babai i saj mbante emrin e babait të vet Bardhoshit, të vrarë ndërmjet dy luftërave botërore, gjatë kolonizimit serbo-malazez të rrafshin e Dukagjinit. Fahri Fadil Fazliu nga Prishtina mbante emrin e axhës Fahri Fazliu, i vrarë në një kundërvënie të armatosur policisë serbe më 1989 në Breg të Diellit - Prishtinë. Mustafë Mustafë Veseli nga Theranda mban emrin e babait të vrarë në demonstratat e vitit 1989 në Prishtin?! ? etj. Të këtyre motiveve janë edhe emërtimet e fundit, por ka qenë mjaft e theksuar, sidomos në rastet kur babai i të lindurit ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më parë sesa vlera semantike kombëtare e emrit dhe më në fund më parë se sa emrin Bashkim (Bashkim) Berisha, i lindur ‘në ofensi¬vën e Tushiles’ (Skënderaj), ky fëmijë, për paradi¬gmë denominuese ka marrë emrin e babait të vrarë, ushtar i UÇK-së. Nuhi Nuhi Geci i lindur në maj të vitit 1999 në Tiranë, tre muaj ka pritur gjetjen e kufomës së babait, luftëtar i UÇK-së në Drenicë, për të verifikuar vdekjen e tij ose jo, dhe për t’i marë emrin. Ramiz (Ramiz) Bazaj (Tërstenik) u lind më 1 tetor 1999 dhe mori emrin e babait të vrarë si ushtarë i UÇK-së. Halim (Halim) Bajraktari (Drenas) lindi më 1999, dhe përtëriu emrin e babait të rënë në luftë, ushtar i UÇK-së. Driton Ahmeti (Likoshan) u pagëzua me emrin e Driton Ahmetit të vrarë n! ë familjen Ahmeti në masakrën e Likoshanit të ndodhur më ! 28 shkur t –1 mars 1998. Ismet Shkëlzen Ramadani, i lindur në pyll, ka marrë emrin e gjyshit të vrarë, sikur edhe Haki Muharrem Ramadani etj.

Emrat e fëmijëve që tregojnë qëndresë, luftë, krenari historike

Mund të thuhet se me fillimin e liberalizimit të politi¬kës jugosllave, diku nga viti 1966 e këndej, në Kosovë, por fatkeqësisht jo edhe në Maqedoni e më gjerë në ish-Jugosllavi, filloi emërtimi i fëmijëve me emra që tregonin jo vetëm motivin historik, e që kryesisht kishin të bënin me bartjen e emrave historikë (heronj, shkrimtarë e madje edhe emra të personazheve të veprave të tyre, piktorë etj.), por edhe me emra nga leksiku i gjuhës shqipe, që tregonin veçori të lëvizjes sonë të përgjithshme kulturore, historike dhe çlirimtare. Gjatë luftës së fundit, paradigma të tilla kanë dominuar shumë edhe në gjithë hapësirën kombëtare nga kanë lëvizur të përndjekurit dhe të dëbuarit e Kosovës, por kjo paradigmë do të dominojë sidomos për atë popullatë që do të mbetet në lëvizje të përditshme brenda kufirit të Kosovës. Le të shohim disa shembuj: Çlirim Ragip Krasniqi (Carrallukë, Malishevë). Qëndresë Sabit Gash! i (20.4.1998, Vërbovc - Drenas) ështe emër përku¬shtimi ndaj Luftës së Likoshanit. Yllka Naim Bazaj (Tërste¬nik), ka lindur në fushën e Tërdefcit, në qershor 1999. Leutrim Fadil Dvorani nga Tërsteniku lindi në maj të vitit 1999 në Malet e Tërstenikut, gjatë kohës kur pesë ditë me radhë u mbajt fronti në mbrojtjen e Urës së Spahisë në Tërstenik. Herolinda Musli Krasniqi (Negroc) është vajza e ushtarit të UÇK-së, i vrarë në Malet e Berishës. Qëndrim Jakë Bytyçi (Shkozë, Malishevë) lindi në qershor 1999 në Gjermani. Binjakët Pëllumb e Qelik Ejup Thaçi lindën në Malet e Berishës. Siç dihet, emri Çelik na paraqitet për herë të parë në antroponi¬minë shqiptare në Kosovë dhe është motiv i denomi¬nuar nga emri i Fatmir Limës, i njohur nga lufta si Komandant Çeliku; Dardan Fatmir Jashari (Açarevë) lindi në prill të vitit 1999 te Tunelet e Ujmirit. Qëndrim Naim Zabeli (Rezallë), lindi në ofensivën e parë të g! ushtit, vetëm pak ditë pas arritjes në Prishtinë. Malësor! e Shaban Reci (Siçevë) lindi në shtator 1998 në Ulqin. Kosovare Rexhep Rexhepi lindi në Burrel. Çlirim Ali Totaj (Gjonaj, Prizren) lindi në një spital të improvizuar në një shtëpi private. Vëllain e kishte luftëtar në Brigadën 138, Zona e Pashtrikut “Agim Ramadani”; Drilon Musa Gashi (Prizren) lindi në spitalin e Durrësit. Pagëzuesja, nëna e tij, siç duket me këtë emër ka krijuar një trinom historik Drilon, Teutë, Taulant.

Tipi i emrave që tregon besim në të ardhmen

Asnjë popull që lëviz në rrugën e lirisë nuk e bën këtë lëvizje vetëm brenda një aspekti a një prizmi të theksuar, por shpesh ndodh që këtë lëvizje ta bëjë vetëm një shtresë e caktuar kulturore, sociale, filozofike etj. Aq më tepër, në këtë lëvizje, shpesh, ndodh që bartës të misioneve të caktuara dhe të ndryshme nga njëra - tjetra të jenë jo tërësia e një populli, por thjesht grupe të caktuara të atij populli. Pa dashur të merrem me krahasime të veçanta, këtu mund të them se, besoj, janë të pakta rastet kur një popull ballafaqohet, qoftë edhe për lirinë e tij, me të gjitha elementet e mundshme kulturore, mendore, ushtarake etj., edhe atë në shkallën më masive.
Identifikimi i idealeve të një populli edhe përmes emrave të pasardhësve të tyre, besoj, janë shembulli më i mirë i gjetur tek shqiptarët e Kosovës. Në pasqyrën e emërtimit të fëmijëve, që nga gjysma e dytë e shekullit të njëzetë, e mbase edhe më parë, mund të gjenden emra që për paradigmë kanë idealet prindërore, familjare dhe shoqërore të familjes kosovare, por sidomos pas vitit 1966, kur ndihet një liberalizim më i theksuar shoqëror, paradi¬gma e idealeve të tyre si bazë për emërtimin e fëmijëve shtohet dhe zgjerohet shumë, për të mos thënë bëhet vlerë kryesore. Pasqyra e nxjerrë nga fëmijët e regji¬struar në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” tregon se baza paradi¬gma¬tike e emërtimit të fëmijëve me emra kombëtarisht të motivuar shkon deri në 95%. Le të theksojmë se kjo është pasqyrë ku të gjithë fëmijë janë të zonës rurale të Kosovës. Ndërsa, edhe ata fëmijë që mbajnë emra të paradi! gmës islame nuk janë të motivuar nga kjo paradigmë, por nga qëllimi për të trashëguar emrin e gjyshit, babait etj. Në këtë kohë, pra, në ditët më të stuhishme të luftës dhe të qëndresës popullore, shfaqen edhe emra tipikë të motivuar nga paradigma e besimit në të ardhmen, dashuria për jetën, lirinë, dashurinë etj. Le të lexojmë shembujt konkretë: Rilind Shefki Bellaqa, Potoqan (Rahovec). Lirim Milaim Gashi (Verbovc) lindi në maj 1998. Lirie Fazli Koçinaj (Blaç-Sharr), lindur në Kampin italian të Kuksit. Poetesha, humanistja dhe mjekja e njohur dr. Flora Brovina, e burgosur nga regjimi policor e ushtarak serb në mars të vitit 1999, vajzën e mikut të saj, Nebih Balës (nënën e së cilës e ka pasur gjatë në mbikëqyrje) deri sa ishte në Burgun e Pozharevcit, e ka pagëzuar me emrin Jeta. Pas daljes së saj nga burgu, kam kuptuar se motivi i emërtimit të saj lidhej edhe me pseudonimin e një luftëtareje që e kishte njohur gjat?! ? luftës, Hyrije Veliu - Jeta, për të cilën nuk besonte se! është gjallë, duke marrë parasysh përkushti¬min e saj në aktivitetet ushtarake. Jetëlira Selim Sahiti (Korreticë e Ulët) lindi gjatë ofensivës së prillit 1999, në fshatin Strubullovë. Çlirim Xhevat Sinani (Korreticë, qershor 1999), u lind në fshatin Shtrubullovë. Pranvera Zymer Gashi (Verbovc) lindi në prill 1999 në Çikatovë të Re, në kohën që kishte të atin të zënë peng nga policia serbe. Rinor Behrami (Domanek) lindi në mars 1998 në Prishtinë. Krijona Jetullah Havolli (Resnik), lindi në maj 1999 në Malet e Resnikut. Siç mund të shihet, emri i saj është një kompozitë e ndërtuar nga parulla Kosova Republikë e Jona. Liridon Haki Avdija (Obri e Epërme) lindi në maj 1999 te Tunelet e Ujmirit. Agon Tahir Halilaj (Tërdevc) lindi në mars 1999 në Malet e Tërdefcit. Endrit Fatimir Çoçaj (Gjonaj, Prizren) ka lindur në fshat dhe është i biri i luftëtarit të UÇK-së. Fitore Dan Hameli (Mazrek, Prizren) lindi në tendën e katundit, nd?! ?rkohë që babai i saj kishte rënë dëshmorë.

Emrat e fëmijëve që tregojnë veçanti kohe

Në emërtimin e fëmijëve gjatë luftës, nuk ka mjaftuar vetëm baza paradigmatike e trashëguar vite e shekuj me radhë. Në pasqyrën e këtyre emërtimeve janë shënuar edhe emra tipikë që shenjojnë motivin denomi¬nues të emërtimit të fëmijëve me emra që tregojnë veçanti kohe dhe madje momenti dhe vendi. Le të pasqyrojmë shembujt konkretë: Malsor Krasniqi (Gllanasellë - Drenas) lindi në Malet e Vërbovcit te Fusha e Mollës, kamp i njohur gjatë ofensives së shtatorit 1998. Siç dihet, kampi ishte i rrethuar nga policët e ushtarët serb. Në kamp ishin rreth 1000 veta (gra, fëmijë e pleq). Policët kishin dëgjuar për këtë lindje, i kishin thirrur dy pleq dhe i kishin pyetur nëse i posalinduri ishte mashkull apo femër. Duke pasur të njohur përvojën e keqe të urrejtjes së policisë dhe ushtrisë serbe ndaj çdo lindjeje shqiptare dhe veçanërisht ndaj çdo lindje të gjinisë mashkullore, pleqtë u kishin thënë se i posalinduri ishte i! gjinisë femërore. Çlirim Qosaj (Ferizaj) ka lindur natën e hyrjes së këmbësorisë së NATO-s në kufirin Maqedoni-Kosovë. Krisma ka lindur më 2 prill 1999 në Qafë të Prushit. Lirie Bylykbashi (Tërstenik) lindi natën e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës. Le të thuhet se antropo¬nimi Lirie ka qenë mjaft i përhapur në Kosovë deri në gjysmën e parë të viteve ‘70, por tri dekadat e fundit ndër familjet shqiptare konsiderohej si emër i dalë jashtë mode. Malsore Driton Plakiçi (Nekoc) lindi në prill 1999, në Malet e Berishës. Flaka Krasniqi (Negrovc), lindi në prill 1999 në Malet e Berishës. Flaka (Isak) Kadriaj (Deçan) lindi në kohën që po digjej fshati Isniq, ku ata ishin strehuar përkohësisht. Ishte fëmija i parë dhe babain e kishte luftëtar të UÇK-së. Beteja Luan Kadriaj (Deçan) lindi një ditë pas betejës së zhvilluar në fshatin Rastovicë, në të cilën ishte nën armë edhe babai i saj. Trim Fadil Maloku lin! di në një familje prishtinase vetëm tri ditë pas mbarimit ! të luft ës. Familja e tij nuk e kishte lëshuar Prishtinën gjatë bombardimeve duke pritur lindjen e tij. Po kjo paradigmë ka përcjell emërtimin e të posalindurve Lirije Shemsi Ramadani (Vushtrri), Liridon Nexhip Maloku (Besianë), Qëndrim e Mërgim Rexhepi binjak të lindur në emigrim.

Tipi i emrave të traditës dhe të bestytnisë

Si në të gjitha shoqëritë e botës, edhe shoqërinë e shqiptarëve të Kosovës e ka përcjellë një fije e veçantë e emërtimit të fëmijëve me motive nga trashëgimia e saj, e mbështetur në paradigmën fetare (muslimane dhe të krishterë), paradi¬gmën kombëtare e krahinore dhe më në fund edhe në paradigmen e bestytnisë, që tregon edhe për një element të veçantë të ekzistencës të strukturës historike, me rrënjë shumë të thella në këto troje. Shembulli i emërtimit të fëmijëve me paradigma të tilla edhe në ditët më të vështira të zhvillimit të luftës në Kosovë tregon më së miri ekzistencës e kësaj tradite brenda strukturave denomi¬nuese të emërtimit të fëmijëve në Kosovë. Bie fjala, Vanesa Mehmet Gashi (Çabiq, Klinë) është fëmijë i lindur pas shumë vitesh martese, Shkurta Vesel Rrusta (1999 Drenas), Fillim Ilir Kongjeli (Prishtinë, 1999), Enis Sylejman Zhdredha (Besianë 1999), Enisa Aliu (Prishtinë) Shku! rta Statovci (Prishtinë, 1999), Enis Ibrahimi (Plemetin – Kastriot, 1998), Vanesa Gashi (Prishtinë, 1998) etj.
Në Kosovë, shpesh, me lindjen e parë, prindërit i kanë pagëzuar fëmijët e tyre me emrin e babait ose të gjyshit, me kusht që ata të kishin vdekur që më parë. Mirëpo ka shumë vite që, për nderimin e babait, i biri të interesohet edhe sa është gjallë, prandaj shpesh ka ndodhur që fëmijët të pagëzohen me emrat e gjyshërve të gjallë. Muharrem Nexhat Asllani (Krushë e Vogël, Prizren) ka lindur pesë ditë pas kthimit nga Shqipëria, ku ishin të dëbuar gjatë luftës. Gjyshi i tij Muharremi bashkë me të pesë djemtë, e në mesin e tyre edhe babai i tij, Nexhati, konsidero¬heshin të zhdukur dhe për fatin e tyre nuk dihet ende. Familja e pagëzoi me emrin e gjyshit, me qëllim që, siç thuhej “të mos i sillet kobi të jatit”. Siç mund të shihet, kjo traditë e pagëzimit, më parë sesa e mbështetur në veçoritë e mëparshme të nderimit, ka marrë veçori të bestytnisë.

Nderim për Shqipërinë dhe shqiptarët

Me këtë tip të emrave familjet e përndjekura nga Kosova i kanë nderuar vëllezërit tyre shqiptarë në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, si edhe ata të huaj të cilët kanë ndihmuar luftën, përpjekjen tonë për liri, refugjatët e ndodhur në shumë vendstrehime të botës etj. Tridhjetë vjetët e fundit, fondi i emërtimit të fëmijëve të Kosovës, që për paradigmë denominuese ka pasur emrat e motivuar nga qytetet, fshatrat, malet, lumenjtë etj. të Shqipërisë londineze ka qenë i madh, për të mos thënë dominues në pasqyrën e përgjithshme të emërtimeve. Mund të thuhet se janë të pakta familjet që nuk e kanë emërtuar një fëmijë me bazë denominimi me një onoma nga Shqipëria. Nuk ishte e rastit kjo. Në Kosovë gjenden shumë familje që brenda tyre kanë krijuar një sistem të tërë emërtimesh me emra të qyteteve: Shkodran, Berat, Labinot, Elbasan; maleve: Dajt, por edhe Pushkëdajt, Tomor etj; lumenjve: Drin, ose nga trajta e t! ij e vjetër (Drilon), Bunë etj., për të cilët nuk është vendi këtu të flitet. Më shumë sesa ndjenjë kombëtare dhe politike, ka pasur shumë vite kur kjo paradigmë e emërtimeve ka qenë edhe modë. Është e kuptueshme prandaj pse edhe në këto ditë të vështira, të dëbuarit do të vazhdojnë të emërtojnë dhe të nderojnë edhe me emrat e fëmijëve të posalindur Shqipërinë dhe popullin shqiptar të përtej kufirit. Albinot Ibrahim Doberdolani (Korroticë e Epërme) lindi në Kukës. Shkodran Mërgim Rexhepi lindi në Burrel.
Valentina Isuf Salihu ka lindur në Prishtinë pas përfundi¬mit të luftës. Gjyshërit e saj e kishin kaluar kohën e luftës në qytet dhe në shenjë mirënjo¬hjeje ndaj gazetares së Dojçe Veles Valentina Saraçini, e cila çdo ditë në orën 13, e para njoftonte për ngjarjet më të reja të luftës në Kosovë, e pagëzuan me emrin e saj. I kësaj kategorie mund të konsiderohet emri i Olt Pacollit, i lindur në spitalin e Bilishtit (Korçë), kuptimin e të cilit pjesëtarët e kësaj familjeje në Kosovë nuk e dinin, por e kishin pranuar si emër për të nderuar propozimin e motrave të spitalit, të cilat “ishin kujdesur shumë për lindjen sa më të lehtë të nënës së Oltit”.

Nderimi për të huajt

Ashtu siç kanë nderuar familjen, shoqërinë, Kosovën, luftën çlirimtare dhe Shqipërinë, familjet nga Kosova, me emrat e fëmijëve, kanë nderuar edhe ata të cilët kanë ardhur nga vendet më të largëta të botës, duke i marrë emrat e tyre si relikte historike. “Jam shumë i lumtur që djali im ka lindur diku në Amerikë. Më vjen mirë që ai ka lindur këtu. Dhe ky është shkaku kryesor për ta pagëzuar Amerikan”. – Kështu e përcillte bisedën me një bujk 28 vjeçar nga Ferizaji gazetari i agjencisë telegrafike Rojters më 6 maj 1999 nga Mount Holly, New Jersy. Sahebi Shefki Brahaj (Gjonaj, Prizren) lindi në Mullet të Tiranës dhe e pagëzuan mjekët arabë. Le të kujtojmë këtu se në anën tjetër, vëllezërit e saj të lindur më parë në Kosovë mbanin emrat Kushtrim dhe Kujtim. Halit Nehat Asllani (20 maj 1999) nga Bradosana – Sharr, lindur në “spitalin e arabëve” në Kukës, mori emrin e njërit prej tetë mjekëve arabë, që! quhej Halit. Po kështu ndodhi edhe me emrin e Mana Ismail Bakiut nga po i njëjti fshat. Ky është emri i parë i këtij tipi. Mirëpo, si fjalë ka ekzistuar. Mana është një sinonim i fjalës dadë, për motrën e madhe etj., të cilat i ndeshim në krahinat e tjera etnografike të Kosovës. Klinton Naim Mehaj (Tomaj, Istog) lindi ditën e ardhjes së Klintonit në Kosovë më 1999.

Përfundim

Historia mijëvjeçare e popullit shqiptar është historia e luftës dhe e përpjekjeve për liri, prandaj është e kuptueshme pse edhe onomastika në përgjithësi dhe antroponimia në veçanti kanë qenë një pjesë e asaj vlere që mund të quhet bartëse e rëndësishme e kësaj historie. Me qindra vjet shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e mbetur jashtë shtetit të sotëm shqiptar në veçanti, kanë vazhduar të luftojnë për lirinë e tyre dhe me qindra vjet, fëmijët e tyre, kanë vazhduar t’i pagëzojnë me motive të kësaj qëndrese, me motive të kësaj lufte, me motive të çasteve të krenarisë, me motive të luftëtarëve të kohës së cilës i kanë takuar etj.
Nuk ka dyshim se motivet janë të shumta dhe të ndryshme, por asnjëra nga këto nuk del jashtë veçorive të trashëguara që më parë. Pra, kjo kohë ka bërë që brenda këtyre viteve, një veçori e përdorimit të emrave të jetë më e theksuar, por jo edhe e dalë jashtë paradigmës denominuese të saj. Fjala është për emrat e fëmijëve që kanë trashëgur emrat e baballarëve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emrat e fëmijëve që tregojnë qëndresë, luftë, krenari historike, tipin e emrave që tregon besim në të ardhmen, emrat e fëmijëve që tregojnë veçanti kohe, tipin e emrave të traditës dhe bestytnisë, tipin e emrave me të cilët nderohej Shqipëria dhe shqiptarët, tipin e emrave me të cilët nderoheshin të huajt etj.
Me të gjitha këto dhe veçori të tjera, shqiptarët, edhe kur për shkaqe të dhunshme lëshuan vatrave të tyre, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht u bënë pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora