E marte, 23.04.2024, 08:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Hashim Thaçin me e nxjerrë prej loje

E marte, 17.06.2014, 06:33 PM


ADEM ZAPLLUZHA

 

HASHIM THAÇIN ME NXJERRË PREJ LOJE

 

Në këmbë janë qua burrat e Dardanisë

Fortë po i bien daulleve të kushtrimit

Filluan një marrëveshje me ujdis

Si të ja thyejnë kokën Hashimit

 

Ulur janë trimat në mexhlis

Njëri i bie thumbit e tjetri patkoit

Plane të bukura duke qëndisë

Veç me zbrit mbretin prej fronit

 

Një re e zezë mbi Kosovë hingëllon

Shi e breshër po resh ndër fusha

Ora e maleve sot po lëngon

Nga një sëmundje i dhemb gusha

 

I dhemb gusha e vajton votën

Nuk i dolën kokrrat okej

Me gjithë mend e fajëson botën

Si cjapi i kërcen gjaku ndër dej

 

Edhe me dreqin bënë koalicion

Nuk i pengon tjetri çfarë ishte dje

Veç të mira na premton

Për parti ndërron komb dhe fe

 

Me gojë plotë do shkojmë në Evropë

Në secilën hap kemi premtime

Do vraponi si kuajt në galop

Për me ju dhënë unë votën time

 

Fort po ngërmohet axha Isë

Tim e flakë po qet prej goje

Ne këtë kurthe e kemi qëndis

Hashim Thaçin me nxjerrë prej loje

 

Në krah të Isës na doli trimi

Po fort e mbështeti këtë burrë Fatmiri

Veç ju duhet edhe Albini

Me bitis këtë punë si është më së miri



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora