Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Elvis Pistës

| E diele, 15.06.2014, 07:41 PM |


AGIM GASHI

 

PRAP PO VRITEN BIJTË PAS SHPINE

 

ELVIS PISTËS

 

Ti Elvis i Rahovecit

Ti Elvis djal i Arbërisë

Ti sot dhëndërr prap u bëre

Ditë e zezë e Dardanisë

 

Pak më parë për disa muaj

Martoi nëna të vetmin djalë

Si do t´ndjehet sot zemra e nënës

Kur ja bien n´shtëpi të vrarë

 

Ta zunë priten pas mesnate

Ti s´mendoje që ka krime

Kriminelët zbrazën armën

Në tradhëti të vranë pas shpine

 

Kushdoqofshin e kahdoqofshin

Krimineli ka veç një ftyrë

I ka duart zemërprishuri

Plot me gjak deri në brrylë

 

Deputet populli të zgjodhi

Ta dha votën e besimin

Ska mendue Rahoveci

Sot me gjak ta zbardh agimin

 

Nusja jote e dashura nuse

Gjakun tënd në bark e mban

Rrobat tua në shtrat t´nusnisë

Krejt me lot e shkreta i lane

 

Mallkon jetën edhe fatin

Mallkon vrasësin e kriminelin

Plagë në zemrat e nuseve tona

Plagë në zemrën e atdheut

 

Dardania qan me lotë

Si e kemi kështu shtetin

N´liri vritet çlirimtari

N´liri vritet deputeti

 

15.06.14

Düren