E marte, 23.04.2024, 07:27 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Papa: Jam i lumtur që do të vizitoj Shqipërinë

E diele, 15.06.2014, 04:00 PM


Vizita e Papa Françeskut në Tiranë: Jam i lumtur që do të vizitoj Shqipërinë

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku do të zhvillojë një viztë në Tiranë më 21 shtator të këtij vitit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Papa gjatë lutjes së ditës së sotme në sheshin “Shën Pjetër”. “Jam i lumtur t’ju njoftoj se kam pranuar ftesën e peshkopëve dhe autoriteteve shqiptare dhe do të vizitoj Tiranën ditën e dielë më 21 shtator. Me këtë udhëtim do të doja të konfirmoja besimin e Kishës tek Shqipëria dhe të dëshmoj inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur gjatë si rezultat i ideologjive të së kaluarës”, ka njoftuar Papa Françesku.

Nunci Ingles: Papa do të inkurajoj lirinë fetare në vend

Nunciatura apostolike ka konfirmuar vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri të dielen e 21 shtatorit, e cila vjen 21 vjet pas vizitës së Papa Gjon Palit II më 25 prill 1993. Nunci apostolik Ramiro Ingles u shpreh përpara mediave se ati i shenjtë do të vizitojë tokën shqiptare për të inkurajuar lirinë fetare në vendin tonë. “Është domethënëse që kjo është vizita e parë e Papës në një vend europian. Do të jetë udhëtimi i tij i katërt ndërkombëtar. Vizitat e tjera kanë qenë në Brazil, Tokën e Shenjtë dhe Kore”, ka thënë Nunci Ramiro Ingles.

Imzot Rrok Mirdita: Vizita e Papa Françeskut, shenjë dashurie për popullin tonë

Në lidhje me vizitën e Atit të Shenjtë në Tiranë ka reaguar edhe Imzot Rrok Mirdita, i cili e ka konsideruar vizitën shenjë e fortë të dashurisë së tij për popullin tonë. “Vizita e Papa Françeskut bën pjesë në atë akt që quhet udhëtim apostolik. Shën Pjetrin Jezusi e caktoi kreun e apostujve. Papa vjen në Shqipëri për të forcuar vëllezërit e vet. Vjen për të takuar kishën tonë, për tu lutur me ne dhe për ne. Për të na dhënë porositë që vijnë nga ungjilli. Kisha është e integruar në jetën e popullit dhe mban marrëdhënie me institucionet shtetërore. Kur viziton një kishë Papa gjatë një udhëtimi apostolik u drejtohet edhe të gjithë autoriteteve njerëzore me të cilat ndërvepron kisha në një vend. Kjo është shenjë e fortë e dashurisë së tij për popullin tonë. Jemi të sigurt që do jetë një festë pa dallim për të gjithë.”



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora