E marte, 02.03.2021, 10:56 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Artistët u imponohen medieve!

E diele, 15.06.2014, 08:43 PM


Artistët kosovarë u imponohen medieve!

Nga Dr. Ilir Muharremi

Artistët mediokër parapëlqejnë publikimin e punës para shpërfaqjes së emocionit, emocioni garon me punën dhe në plan të parë qe propaganda, marketingu, depërtimi njohës në kolektiv, imponimi monoton për të plasuar gazetari punën e tyre. Kjo është qesharake. Por, më qesharake bëhet nëse besohet ashtu si publikohet, dhe më e neveritshme lehtësohet në treg pa kapërcim të analizës së thellë. Këtë unë e quaj krijimtari pa të ardhme. Ajo shkatërrohet brenda një dite dhe në thelb artisti i saj vëren se kjo nuk ka shumë rëndësi për atë që duhet me qenë, por vetëm ta depërtoj nga propaganda.

Artistët kosovar u imponohen redaksive, medieve televizive, radiove për të qenë në kulm para veprës. Në rend të parë është publikimi e pastaj vepra, derisa esencialisht vepra paraprinë mendimin dhe publikimin, ajo nxjerr instinktin dhe rrugës shoqërohet me publikimin. Përpjekja për dominim është e madhe. Por, aftësia njerëzore ka tejet mundësi për të bërë kategorizim të veprave për ndërhyrjen e artistit, dhe kjo promovon vetëm aspektin e vullnetshëm të krijimtarisë. Vullneti kujdeset për ndërgjegjen, arti dhe vepra e tij kujdesën për propagandën e cila i duket e mirëfilltë dhe në rrugë të drejtë. Artistët e dinë se nga të gjitha shkollat, ajo e krijimtarisë është më efikasja, dhe qëllimi është ta dërgojnë në përjetësi. Por, krijimtaria kërkon përpjekje të përditshme për vetëpërmbajtje, masë, forcë, durim, këmbëngulje dhe guxim. Nëse analizojmë veprën artistike si në vetvete dhe njeriun-artist, vërejmë faktin se vepra nuk ka shumë rëndësi sa ka artisti i cili vihet në provë përballë veprës. Artisi shtrydh fantazmat duke ju afruar realitetit. Pastaj, në pafajësi ngritët vepra duke menaxhuar veten në dobi të të tjerëve. Të tjerët thithin nektarin brenda shijes, por shija është e ëmbël dhe individuale, dhe sa më individuale, revoltuese është krijimtaria aq më e besueshme dhe e pëlqyeshme është për masën. Nuk ka krijimtari misterioze, por nuk ka krijimtari pa të fshehta, këtu qëndron jetëgjatësia  për tu cilësuar madhështia e veprës. Mona Liza fsheh shumë mistere, dhe enigma ngritët mbi buzëqeshjen saj të pakuptimtë. Ajo bënë propagandën me enigmën, pyetjet vërshojnë, përgjigjet janë të njëpasnjëshme, por jo të qëlluara. Kjo vepër menaxhon veten. Përpjeka për dominim është e madhe. Por, më e madhe është intuita njerëzore e cila provon vullnetin e krijuesit. Vullneti kujdeset vetëm për ndërgjegjen.

Marrim Van Gogun. Teoja i vëllai gjithnjë i pëshpëriste në letra: “Vazhdo të punosh, mos e humb durimin”. A nuk krijohet vetvetiu vetmia dhe zemrën e pushton ftohtësia e mpirja totale. Ai e di që nuk është më i mirë se të tjerët ngaqë ka nevojat dhe dëshirat e tija. Vepra e tij në të gjallë nuk arriti shkëlqimin, por ajo disi në heshtje shpaloste madhështinë, sikur e dinte që do të shkëlqej dikur. Ai nuk u imponohej medieve e as publikut. I interesonte ta mbajnë në fre dhe të mos e vlerësojnë. Por, ndoshta ky krijues provoj gjithçka, kjo gjithçka ka të bëjë  me mendimin i cili kthehet te vetja dhe veprat paraqesin simbole të qarta me mendime të kufizuara të vdekshme të revoltuara. Por, nëse peneli i tij ndjen të përfitoj një shkëlqim, duhet t’i ndodh një ndryshim në jetë, sepse nga durimi nuk mund të ecet përpara. “Jam i sigurt që s’është e largët dita kur do të zënë të shiten punimet e mia”, thotë Goghu. Vetëdija e kësaj gjendje e trishton pa masë. Çdo artist planifikon ta propagandoj veprën, madje publikimi në gazeta lehtëson njohjen e veprës. Nëse vepra ka në thelb madhështinë, atëherë edhe po të ndodhet në mes të malit, do ta gjenim. Nëse artisti flet më shumë se vepra, atëherë aty nuk mund të dëgjohet asgjë dhe loja e ti merr fund. Dikur ky krijues do të lodhet nga loja dhe unitetit, pastaj larmia ngritët në qiell e cila konsiderohet si streha kryesore e artit. Vetmia çliron mendjen dhe është vendi më i sigurt për kufizimet e veta.

Tek ne në Kosovë ka plot piktor, shkrimtar, dramaturg, poet, që ndjehen të lumtur kur gazetat shkruajnë për ta.  Imponohen në gazeta. Gazetat nuk dinë të bëjnë hulumtim të mirëfilltë për këta krijues. Ata gëlltitin çfarëdo që u “servojnë’, madje as njohurin më të vogël nuk e kanë për ta. Kjo është mungesë kulture e medieve tona. Gazetari duhet të hulumtoj talent të vërtetë për të mbush faqen. Kjo mund të arrihet nëse përshkon atelietë, veprat e tyre me një kthjelltësi mendore dhe pa dëgjuar fjalë për to. Ky gazetar duhet të jetoj me punën që bënë. Njohë shumë piktor, të cilët vuajnë të publikohen në faqet e gazetave, shpirti i tyre çlirohet ritet, por vepra qan në vete sepse vërehen dobësitë e saja. Kujt i pëlcasë për këtë. Mjafton të flitet për të dhe këtu është qëllimi. Kur flitet lavdërohet ose kritikohet, cilado qoftë, kryesorja është të merremi me të. Këta artist nuk e dinë se të krijosh do të thotë t’i japësh formë fatit tënd. Forma sipas tyre nuk është e rëndësishme, kryesorja është publikimi ditor i cili vdesë në mbrëmje me veprën. Ata nuk turpërohen pasi lakmojnë publikimin, publikimi u jap hapësirë, këtë hapësirë masa e pranon përmes propagandës. Besimi ritet me propagandën, ndërsa vepra shkëputet nga forcat e veta. “Arti në sytë e mi nuk është një galdim vetmitar.  Është një mënyrë për të prekur numrin më të madh të njerëzve duke u ofruar një pamje të privilegjuar të vuajtjeve dhe gazeve të përbashkëta.” Shprehet Kamy në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi. Këtu arti e obligon artistin të mos ndahet, i nënshtrohet të vërtetës së thjeshtë, por edhe të përgjithshme. Përgjithësimi shpreh fuqinë sepse depërton në forcat e njerëzve. Njerëzit e zgjedhin artin sepse ndihen më ndryshe, por, nëse ky art mbetet vetëm brenda vetmisë, atëherë artisti ndjen një lodhje nga arti, ai përpiqet të shëmbëllen për gjithkënd dhe zgjedh rrugën e bukurisë dhe bashkarisë, pa të cilat nuk do të kishte kuptim.

Njohë shumë njerëz të cilët nuk arritën ta publikojnë talentin e tyre. Nuk patën mundësi t’i imponohen medieve, dhe vdiqën në heshtje. Por, vepra nuk mund t’i paraprinë fatit. Qe fat ajo heshtje? Fati është i parathënë. Ose koha nuk arriti t’i identifikojë, duke i dhënë hapësirë për më tutje. Këtu nuk mund të ndajmë artistin me parashikuesin, sepse në një farë forme arti parashikon. Vetë ligjet e natyrës bëjnë që njeriut të jetojë në mes dashurisë, vuajtjes, mashtrimit apo të vdesë për një gënjeshtër. Vetëm në këtë kuptim artisti mishëron mirë dramën njerëzore. Ai nuk është artist-njëri, por njëri-artist. Duke ditur që vetja është e pashmangshme, ai përbuzë çdo vepër për të qenë në planë të parë karakteri i tij. Publiku dëshiron artin duke anashkaluar artistin, por të dyja shkojnë bashkë. Ideja e artit nuk mund të shkëputet nga krijuesi, nëse përpiqet atëherë është e gabuar. Artisti shprehë vetëm një gjë në shumë pamje. Ndryshon vetveten në artin e tij. Artistët dëshirojnë të shkëlqejnë dhe të bëhen të famshëm përmes medieve. Por, a janë në dijeni se me çfarë sakrifice shoqërohet kjo? Tetë orë punë, ku vetëm katër janë efektive për të arritur një copëz vlere. Kjo duhet të aplikohet çdo ditë. Artistët e mëdhenj i tremben suksesit. Duhet t’i lejojnë vetës vetëm një pasion: punën, dhe të heqin dorë nga çdo tendencë e suksesshme. Kritiku vrapon pas veprës, e jo artisti pas kritikut. Kritiku shkruan vetëm për atë se çfarë e ngacmon, pa fije imponimi. Është e mjerueshme që veprat e tyre to mos kenë strehë dhe mirëqenie. Është kriminale të hash atë që fort mirë mund ta hanin dy.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora