Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilia S. Karanxha: Shenjtorë shqiptarë të mohuar dhe antishenjtorët e nderuar

| E shtune, 14.06.2014, 12:39 PM |


SHËNJTORË SHQIPTARË TË MOHUAR DHE ANTISHENJTORËT E NDERUAR.

EKSKLUZIVE NGA ILIA S. KARANXHA

Në vend të Hyrjes.

Një kronikë e 11 shkurtit 2013  solli  në plan të parë një lajm të jashtëzakonshëm që brenda orës bëri xhiron  e gjithë rruzullit tokësor. Papa Benedetto XVI lajmëroi dorëheqjen nga froni i Shën Pjetrit. Lajmi i jashtëzakonshëm spostoi në një plan të dytë një njoftim tjetër po aq të rëndësishëm  i cili  përsëdrejti apo tërthorazi kishte një farë  lidhje  edhe me historinë e popullit  tonë.  Po këtë ditë papa që vetëshkarkohej nga posti i lartë  komunikoi edhe vendimin e  shënjtërimit të  800-martirrëve të Otrantos të cilët për të mos u kthyer në fenë myslimane  zgjodhën vdekjen. Eshtrat e këtyre martirve edhe sot e kësaj dite, pas 500 e ca vjetësh,  kush kalon apo qëndron në Otranto do t'i gjejë të ekspozuara në  kriptën e katedrales të  kësaj qyteze bregdetare që qëndron karshi Vlorës, prej nga u nisën edhe ushtëritë turke nën komandën e Gedik Ahmet pashës  më 1480 për pushtimin e saj.

Ishte i njëjti komandant turk që kishte luftuar në muret e Shkodrës, ishte e njëjta strategji luftarake të njëjtat mizori  që sulltanët e mëdhenj turq  dhe komandatët që e pasonin kishin kryer për gati një shekull edhe në truallin shqiptar.

Çdo vit më 14 gusht otrantinët dhe gjithë pellgu i Salentos përkujtojnë  me devocion e madhështi këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Me rasin e 500-vjetorit të përkujtimit  të saj, pra më 1980,  Otrantoia ku kishin mbërritur të rinj e të reja nga gjithë Italia, autoritetet të shquara të politikës dhe të shteti italian,  kardinalë, krypeshkopë, klerikë të të gjitha rangjeve,  pritën me entuziazëm të madh papa Giovanni Paolo II. U kryen me shumë nderime, ceromintë e nevojshme fetare dha laike  dhe me këtë rast papa nuk harroi të flasë  dhe për trojet shqiptare e për Shqipërinë që kishte qënë dhe vazhdonte të mbeteshe një tokë e martirizuar  po ashtu si Otrantoia. Në majë të një kodre  buzë  detit që shikon nga Shqipëria u ngrit me këtë rast një kryq i madh si përkujtimore  e përjetshme e kësaj ngjarje.

Më 12 maj 2013 papa Franceso shpalli  800-martirët e Otrantos shënjtorë të kishës katolike. Historia e ringjallur në ambientin e kishës otrantine  shndrohet  kredo dhe principe themeltare në  jetën e përdiçme që ndriçon një popull në rrugën e tij për të ndarë e për të kuptuar mikun nga armiku.

Anarkia fetare dhe nacionalizmi i munguar shqiptar.

Para se turqit të kapërcenin detin dhe të  shkelnin në Tokën e Otrantos kishin mbyllur llogaritë  me trojet shqiptare. Mizoritë, grabitjet, dhuna çnjerëzore dhe vrasjet në masë të njërzve të pafajshëm kishte  qënë gjithmonë strategjia fitimtare e perandorisë  otomane.  Nuk ishte e rastësishme që vetë komandanti turk Gedik Ahmet pasha  që kishte lojtur një rol parësor edhe në rrethimin e Shkodrës (1478-1479) ku kishte marë pjesë personalisht edhe vetë sulltan Mehmeti II u dërgua edhe në Otranto.

Për shumë  aspekte mund të themi një paralele e drejt përdrejtë mes Shkodrës, Krujës, Lezhës, Drishtit, Qidnës, Vajkalit etj., ku gjetën vdekjen në luftë me turqit  mijra shqiptarë,  dhe Otrantos. Shëmbuj idealë  për të gjithë ata që e quajnë  vehten  shqiptarë e që duan të nderojnë e të respektojnë të kaluarën e tyre sa tragjike aq edhe heroike.  Mbi bedenat e kalasë të Shkodrës u shkrojt një nga faqet më epike të historisë evropiane, më shumë shqiptare se sa veneciane, në mbrojtje të lirisë por edhe    mbrojtje të  krishtërimit  evropian. Aty u lojt  akti i fundit i tragjedisë të një populli, epilogu i një lufte gati shekullore të cilën brezat e ardhshëm duhej të mos e linin ta zinte pluhuri i haresës.

Jo pa qëllim Marin Beçikemi (ndryshe Barleti)  do ta bëjë fra Bartolomeun të  thotë para kështjellarve në momentin e mbritjes të sulltan Mehmetit II në muret e Shkodrës se: 'Neve na është ngarkue barra të mbrojmë fenë katolike edhe të gjithë krishtënimin... Që me sot të gjithë popujt e të gjitha kombet për hir të trimërisë suej me të drejtë do ta quejnë Shkodrën mburojë e shtyllë të mbarë fesë së vërtetë' (Rrethimi i Shkodrës f.55-56).

Nga e gjitha kjo epope madhështore në antitezë të plotë me Otranton ne nuk kemi asgjë  të institucionalizuar. As në aspektin laik dhe as në atë fetar. Asnjë datë gjatë vitit që të përkujtojë këta martirë dhe heronj, asnjë përmendore, asnjë meshë përkujtimore në kishat tona që të ringjallin e të rikujtojnë këto sakrifica  sublime në mbrojtje të lirisë dhe të  kristianizmit.  Asnjë lloj feste të ngjashme  me 14 gushtin e  Otrantos që të ketë karakter mbarë popullor. Akoma më pak mund të pritet apo të mendohet që ndonjë institut fetar islamik, ashtu si paraqiten sot ato  në Shqipëri,  të bëjë ndonjë ceremoni në përkujtim të këtyre ngjarjeve.

Me gjithë këto lufta e popullit tonë  nuk ka mbetur krejt në heshtje apo e haruar.   Nëpërmjet kishës të Zonjës së Shkodrës,  fluturimit mistik të saj në Romë, e lidhur me emigrimet masive të shqiptarve gjatë sundimit otoman,  dhe dëshirës për rikthim, kemi aluzionin e qartë  për  rikthimin    kujtesës historike, ringjalljes të kombit shqiptar. Rikujtoheshin me këtë rast  në ceremoni të shpeshta fetare luftrat  heroike të shqiptarve  nën udhëheqjen e Skëndërbeut, qënderesa heoike kundra pushtuesit osman, lavdia e një populli të vogël dhe nevoja për të fituar kohën e humbur.

Praktikish qysh nga fillimi i shekullit të  XVIII  kisha katolike e Romës me në krye papa Albanin është vënë në lëvizje, shtojmë këtu edhe Kuvendin e Arbërit (1703), për një ringjallje të kombit tonë. Për një ripërtëritje  të traditave të shkëlqyera luftarke kundra sunduesit të huaj. Kultura katolike fetare në këtë rast e në vazhdim mbetet e lidhur pazgjithshmërisht me një kulturë e mentalitet të identitetit kombëtar shqiptar. Kemi kështu të vetmen shënjtore në gjithë Shqipërinë por edhe në botë,  pra Zonjën e Shkodrës simbolin e rilindjes kombëtare,  me tipare thellësisht shqiptare të njohur nga Kisha Katolike e Romës. Ja pra duke u nisur edhe nga ky fakt i vetme del mjaftë e qartë se pse kisha katolike dhe kleri i saj ishin armiq kostantë të perandorisë Otomane, të dashakeqësve të kombit tonë.  Sot  nuk më duket se ka arsye që të mos pranohet  edhe nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë si një shënjtore e denjë Zonja e Shkodrës, ose Nënën e Këshillës së Mirë  siç është zakon të thiret nga të huajt,  përderisa ajo përfaqësonte  të gjithë shqiptarët e krishtere: katolikë e orthodhoksë.

Në antitezë të plotë me këtë kulturë e me këtë mentalitet  fetar,  në Prishtinë  kemi të ndërtuara  dy xhami. Njëra i dedikohet Sulltan Muratit dhe tjetra Sulltan Mehmetit II. Në kreqytetin e shtetit binjak farkëtohet kështu një kulturë e një metalitet i ndryshëm i cili ka ngjyrime të forta  antishqiptare . Në aspektin pagan  për qindra e mijra vjet bota nderon e respekton luftën e Davidid kundrejt  gjigandit  Golia; kujton me respekt e nderon qëndersën e 300 spartanëve në Termopile  dhe jo ushtritë oqeanike fitimtarte të mbretit perisian Dario.

Kështu dhurata e “vëllezërve” turq  nuk ka brenda vetëm llokum e bakllava.  Të tjera xhami  me shënjtorë që s'kanë asnjë lidhje me historinë mijvjeçare të popullti tonë kanë lindur si kërpudhat në Kosovë e në Shqipëri. Sot shteti i ri kosovar ka në piedestalin e tij të shënjtërimit jo qëndresën e popullit tonë, luftrat heroike kundra pushtuesve por vetë pushtuesit. Jo viktimat e heronjtë që bënë sakrificën më sublime për lirinë e këtij populli  por xhelatin e tij. Pra kultura fetare, ideologjia islame, mentaliteti i popullsisë myslimane me dinakëri  përpunohet në atë mënyrë që t'i kundërvihet çfarëdo lloj ngjyrimi nacionalist shqiptar. Të gjitha çekanët rrahin që të krijohet një etni e re, me tradita, kulturë e mentalitet të ndryshëm nga ato shqiptare  të lidhura politikisht dhe ekonomikisht me shtetetin pseudolaik neo-otoman apo atë arab. Pra fara e përçarjes  mes popullsive myslimane në Kosovë apo Shqipëri dhe nacionalizmit shqiptar nga ana tjetër është hedhur. Këto fara kanë filluar  të çelin dhe ne kemi filluar të skandalizohemi me  një islamizëm radikal  që mohon vlerat e  figurat më të  ndritura të kombit shqiptar. Refuzon e sulmon kush proklamohet shqiptar e atdhetar. Kush kërkon përparimin dhe integrimin mes popujve demokratikë të botës. Shikojmë burra, gra e vajza  që na nxjerin mallin e arabistanit me që nuk kemi qënë kurrë nga ato anë  e me xhihadistë që ndërmarin aksione teroriste me vetvrasje.  Identiteti shqiptar në ndikimin e fortë turko-arab po  shkon drejt shpërfytyrimit e shkombtarizimit. E për më tepër akoma nuk është kuptuar se prapa kësaj loje të pistë për diskretitimin e kosovarve në arenën ndërkombëtre qëndrojnë edhe shërbimet sekrete sërbe.

Së fundi ndodhi ngjarje e shënjtërimit të kishës katedrale në Tiranë. Festa kaloi me një sensibilizim shumë të madh në mbarë opinjonin  publik shqiptar  si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Zhurma nuk ka reshtur akoma dhe urojmë të vazhdojë kështu.  Fakti se shumë gjëra nuk ndodhën ashtu si pritej apo  si pretendohej dhe indinjata, le të themi e ligjshme, që rodhi më pas tregon qartë se ndërgjegjia e identenitetit shqiptar  brënda  kristianizmit po shkon gjithmonë e më shumë drejt unifikimit.  Me këtë rast nuk duhet më ta shajmë  shumë kryedhespotin sërb Irinej por duhet ta falenderojmë se provokimet e tij  na bënë  të njohim më mirë vetveten. Të kuptojmë se deklarata provokuese kundra Kosovës apo të  mohimit të identietit shqiptar në trojet mijëvjeçare nuk janë më të  pranueshme nga asnjë shqiptar i ç'farëdo lloj besimi apo partije qoftë. Mirëpo indinjata që po mer përmasa mbarë popullore nuk   është drejtuar vetëm kundra peshkopit sërb por edhe me ibridin e ri të KOASH të cilët bëjnë be e rufe se  janë autoqefalë dhe shqiptarë  e ndërkohë kanë një alergji  kostante që të shikojnë ndonjë portret  të Fan Nolit apo t'i bëjnë një vënd nderi bustit të këtij korifeu i cili gëzon një respekt të padiskutueshëm në mbarë populli shqiptar. Ndërsa për ndonjë proçes kanonizimi për prelatin e parë që vuri themelet e KOASH-it jo vetëm që nuk mund të flitet por dikujt i duket si diçka fantasitke  dhe e papranueshme.  Ortodoksia shqiptare ka një histori shekullore që refleton tek arbërshët e Italisë, pastaj  një pikënisja zyrtare me meshën e parë të Nolit në ShBA qysh më 1908 por edhe me kishën e shqiptarve në Bukuresht. Rilindja e kishës ortodokse shqiptare më 1991 nuk mund e nuk duhet lënë të ecë jashtë kësaj tradite.

Deri më sot shqiptarëve ju janë sërvirur me bollëk shënjtorë turko-arabë, sërbë e grekë  e duket sikur nuk mund të bëhet ndryshe. Që fetë monoteiste kanë një karakter universal këtë e dinë të gjithë por ndërkohë as kush nuk është aq i verbër  sa të mos shikojë  ngjyrimet e thella  nacionaliste nga një komb tek tjetri.  As shqiptarët nuk kanë pse të krijonë ndonjë  fe të re apo të ndryshojmë besimin e tyre. Mjaft që    kuptojnë se në historinë  tonë  mijvjeçare  ka ngjarje e figura aq të shqura sa  denjësisht mund të nderohen prej gjithë botës të krishterë apo myslimane si martirë, si të bekuar bile edhe si shënjtorë. Ata nuk qëndrojnë më poshtë se sulltanët e pashallarët e Turqisë,  carët e  shënjtorët Sërbisë apo arkondët e  shënjtorët e Greqisë.

Po të nisim nga Aleksandri i Maqedonisë e nga Piroja i Epirit tek mbretërit ilirë Glauki, Bardhyli, Genti, Teuta  e shumë të tjerë; po të nderojmë më shumë apostullin  Shën Pali që ka predikuar në Iliri; po te vemë në qëndër të vëmëndjes  Kostandinin e  Madh që themeloi perandorinë, Bizantin e Kostandinopojën, saksionoi me ligj krishtërimin që u përhap në të gjithë botën; po të  shpallim Nishin qytetin e lindjes të këtij perandori ilir si kryeqëndrën shpirtërore të iliro-shqiptarve; po të adhurojmë Shën Jeronimin ilir përkthyesin e biblës në latinisht që u përdor për 1500 vjet në të gjitha kishat e botës;   po të çmojmë e të nderojmë  si duhet mrekullinë e popullit tonë    ju kundërvu dhe pengoi marshimin e  ordhive otomane; po të dimë të nderojmë e të respektojmë  si duhet Buzukun e Matrëngën si nismëtrët e shkrimit shqip; po të kuptojmë si duhet  mrekullinë e mbijetesës të gjuhës amtare;  po të njohim drejt sakrificat e Budit e Bogdanit nën trysninë turke e sllavomadhe; po të vemë në piedestalin e lartë të shqiptarizmës  papa Albanin dhe gjithë prelatët e shquar të kësaj familje;  po të shikojmë rilindasit tane  që shkrinë jetën për atdhe dhe për fe që nga fam. Rodota mes arbërshve,  Dhaskal Todhri,  Naum Veqilharxhi e qindra dhe mijra të tjerë që u therën apo u helmuan nga armiqtë tanë;  po të kthejmë sytë e të ringjallim gjithë ata klerikë të martirizuar nga regjimet ekstremiste të djathta apo të majta; po të kuptojmë si duhet se shënjtoria jonë  Nënë Tereza  nderohet në tërë botën nga të krishterë e myslimanë; po të...e po të..pa fund   atëhere do të kuptojmë se nuk kemi  fare nevojë për shënjtorë nga importi që të na shpërfytyrojnë qënien tonë si shqiptarë.

Ja para nuk ka nevojë shumë për çudira që institutet tona fetare të jenë  në formë dhe  përmbajtje shqiptare. Të tjerët i kanë bërë prej shekujsh ne jemi  tepër vonë dhe kambanat e alarmit kanë filluar të bien prej kohësh për të lajmëruar kombin tonë. Rreth e rrotull e  bile brënda shtëpisë  po na marin frymën fe ekstremiste e  ultranacionaliste. Mjafton të ndjekim urtësinë e mënçurinë e Naimit,  Pashko Vasës e shumë e shumë rillindasve të  tjerë...dhe Shqipëria do të mbetet Shqipëri.

Firenze 12.VI.2014