E premte, 29.03.2024, 11:41 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Rrezitje'' pa brekë te Kodra e Diellit

E enjte, 12.06.2014, 07:01 PM


“RREZITJE” PA BREKË

TE KODRA E DIELLIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Përditë e shoh Dudumin e “ndryshimeve” të mëdha historike nëpër debatet politike krah për krahu me analistë të tjerë të “pavarur” nëpër ekranet televizive.  Qafë për qafe me “vëllezërit” e Njerkës. Dolli ngre për “fitore historike”. Kohën e drekës, në kafene vetëm me një grua (ilegalen). Patjetër, një torbë duhet ta ketë përqafe. Arsyeja, ashtu e do nevoja për ta bindur opinionin rreth e pëqark tavolinave, ashtu mu si debatet e “nxehta” parashikuese politike si “analist” i shekullit. Ndonjëherë, edhe dëshprohet kur lexon ndonjë shkrim publicistik për realitetin e politikës shqiptare në trojet e tyre etnike. Zemërohet, pse autori i shkrimit nuk mendon dhe nuk e parashikon politikën shqiptare për Nesër, si ky “analist” i lehjeve të kota televizive, sa herë që del te porta. Zakonisht, kur nëpër shkrimet publicistike e zhveshin lakuriq, e lënë cullak pa brekë. Palarenë si kulaç, ia nxjerrin në “rrezitje” për mejdani te Kodra e Diellit. Dhëmbët nëpër “emisione debative” i bënë copë-copër për t’i mbrojtur “vojvodën” dhe ngjyrat partiake, ku e ka futur kokën me dy këmbët e para në grazhd. Mbarë e prapë i lexon shkrimet publicistike. Shpeshëherë, edhe i erren sytë, nuk di t’i lexojë mes rreshtave. Ose, i lexon për së prapthi. Tekefundit, edhe nuk ka faj, shkollimin nuk e ka kryer në gjuhën shqipe. Rradakja e tij mendon me kokën e huaj në qafë, përpiqet të shkruaj në gjuhën shqipe. Duartrokitje për këtë hap “patriotik”, por jo edhe t’i shesë mend popullit shqiptar.

Trusakati u është vënë pas shkrimeve të mia me një këmbë sakate duke çaluar nëpër rreshta. Patericat nën sjetulla. Torbën me taxhi përqafe. I lexon qorramëshehtas si ato dy vëllazërit e verbër, kur hanin petulla me kos ballë për ballë në sofër. Papritmas, kur njëri vëlla i thotë tjetrit: pse ti, o vëlla i hanë nga dy petulla? Vëllai tjetër aty për aty, i përgjigjet: nga e di ti se unë ha nga dy petulla, kur ne që të dy jemi qorra me të dy sytë në ballë?! Shkaku se, se unë i ha nga dy petulla, i përgjigjet vëllai.

Dudumi, kritikën e merr si lëvdatë. Vështirë e kupton qëllimin e shkrimit publicistik, kodër pas bregu. Rrezikun, që e paralajmëron autori për lexuesin nga disa profiterë politik, që shkojnë parti më parti politike, si kurva burrë më burrë, gjoja si “patriotë” për ndryshime politike. Dalldisje, që Dudumi herë pas here edhe paraqitet me komente anonime plot sharje, shpifje e etiketime: sulmit, i përgjigjet me kundërsulm. Armën më të dobët luftarake për ta mundur kundërshtarin e mendimit Ndryshe. Heroike, do të ishte ky Dudum ta dorëzonte para mejdanit armën (penën). Rrok në dorë paqen. Armëpushimin. Autori i shkrimit nuk i paska dalë “patriot”. Merreni me mend, truri i tij sakat, ende te shqiptarët kërkon “patriotë” dhe tradhtarë, në vend që të merret me fenomene në politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Politikanët e arratisur, sot si “analistë politik” të këtij soji e niveli “artistik” duke pirë kafen e mëngjesit me pagesa partiake nëpër institucione shtetërore e restorante, i japin “para pampurrit” me lëvdata: Alamet “analisti’ politik, na qenka Dudumi. Emrat, nuk ua përmend kësaj radhe si kalimtar rasti i kafeneve. Ndoshta ndonjëherë tjetër, kur të zbresë Dielli me rreze nga Çelëvjollca. Shkaku se, frikë kam mos më zë goja qelb. Listat e tyre si “gazetarë, akademikë dhe intelektualë”, paraqiten sa herë që i merr nën sjetulla Qoftëlargu për ta shpëtuar Njerkën nga “përdhunimi i nacionalistëve shqiptar”.

“Pak rëndësi ka”, thotë Jakup Kalliri, në AlPazar, a është shoqëria bullgare, maqedonase, serbe, turke, apo rome… Larg qoftë, të jetë shqiptare. Ringjallet urrejtja dhe frika e lepurit në bark te “vëllezërit” e Njerkës. Argatët e tyre të zgjedhës politike, që i mbajnë gjallë në jetë me pak shpirt. Problemi është, se: Dudumi në Ditën e sotshme ma përkujton kohën e Partisë komuniste. Funksionarëve shqiptar të asaj kohe, kur përveç gruas legjitime që e kishin në Katund me fëmijë, ua jepnin edhe nga një grua “ilegale” partiake. Qëllimi dihej, që funksionarët t’i mbajë nën kontrollë të rreptë partiake. Punë tjetër ishte ajo se, këto shqiptarë lindën fëmijë edhe me ato gra “ilegale” të Nënës Parti. Shqiptarë, “vëllezër” në të katër anët e botës.

Problemi, lindi më vonë gjatë Luftës së fundit në Kosovë (1998 / 99), kur serbët na përdhunuan, na vranë dhe përzunë si “vëllezër” në Shqipëri dhe nëpër botë.  Edhe ne, nuk na vranë vetëm serbët, por “djemtë” tanë që i patëm me ato gra “ilegale” nëpër katundet e qytetet e Jugosllavisë. Shumicën në Beograd: “O vëlla, me sharrë në krah”. Poezi e mirënjohur kjo, e Esad Mekulit, të cilën e kemi pasur edhe nëpër librat e këndimit dhe e kemi mësuar përmendësh në atë kohë, në shkollë. Zoti deshi, që falë miqëve amerikan,  përsëri të kthehemi në trojet etnike të të parëve. Kosovën, më në fund ta shpallim: Republikë shqiptare. Hapi parë historik. Edhe pse, shumica e popullatës mbeti e shpërndarë si Kashta e Kumbarës nëpër ato shtete demokratike.

Koha e sotshme, seç ma kujtoi padashtas sistemin komunist. Sistemin, në të cilin unë linda, erdha në jetë duke qarë në djep. Fatkeqësisht, si shkrimtar. Aspak, nuk ka ndryshime të mëdha në veprimet politike. Nëna Parti edhe sot si dje, i mba nënë kontrollë të rreptë shqiptarët. Vetëm një grua partiake jepi shqiptarit, dhe gjithë jetën e ke në shërbim të Shtetit të “përbashkët demokratik”. Edhe Dudumit i ka dhënë një grua “ilegale”, “fuqi” për luftë “patriotike”, në fushën e mejdanit.

Dudumi për interesa personale e kthen gunën nga të fryejë era: i shkruan letra “dashurie”: Sali Berishës, Edi Ramës, Menduh Thaçit, Albin Kurtit, Ali Ahmetit, Jozefina Topallit… Menduh Thaçin, punemadhe që e shau dje?! Sot, i turret përmbrapa si dhelpëra dinake dashit me brirë, mos i bien udhës. Partizan interneti, që deri dje në YouTube “luftoi” për ndryshime politike e fetare krah për krahu me Nevzat Halilin, Rufi Osmanin, Bardhyl Mahmutin, Hysni Shaqirin, Harun Aliun… Edhe, me Sulejman Rexhepin e Bshkësisë Fesë Islame, për aq kohë sa zgjaste fushata zgjedhore. Ditën e nesërme, kur ato humbin në zgjedhje, përpiqet me të katra të themelojë ndonjë shoqatë “joqeveritare të pavarur”, ose, “parti politike”. Grazhd të ri, ku do ta fusë kokën si bufi i verbër në stinën e Dimrit. Pritet, kohën e fundit t’i vardiset për herdheve edhe Ziadin Selës, nëse themelon ndonjë parti politike. Tërbohet, kur e gjen veten në ndonjë shkrim profetik për Nesër si kalorës i arratisur me një Sanço Panço përmbrapa hipur mbi gomar në luftë me mullinjtë e erës për Dylqinenë e Tobozës, dhe e shanë si shkrimtar oborri Kalosh Çelikun e “ mahallës të marksistit Ali Ahmetit, me tapi të nënës Rusi”.

Dudumi, ende leh nateditë pas Ujkut të malit. Përjaget, si një këlysh me zgjebe me shokë pas porte me bishtin ndër këmbë. Gurë e dru mbi autorin e shkrimit, vetëm e vetëm që t’i pëlqejë “vojvodës” (përsëri, ta mashtrojë në politikën “madhore”), hudhi ndonjë asht “veteranit” për dritare para fushatës zgjedhore si një këlysh me zgjebe.

Shkrimtari, ose është shumë trim, ose di t’u përballojë provokimeve të trusakatëve me një asht në gojë. Partizanëve të partive politike. Larg e sheh rrezikun, përtej maleve. Shenjat e paralajmërimit të Përmbytjes madhe. Hyu, ia dërgon Porosinë e Madhe të Nisjes  për në Baba Tomorr, pasmesnate përmes ëndrrave. Feleminderit. E kaloi testin e ‘komisionit” të policisë letrare. Falë gjakftohtësisë dhe aftësisë krijuese që e ka dhunti nga Natyra dhe Zoti, nuk i dolën shenja të papritura komunikacioni për ndalesë në Rrugën e shenjtë të Rilindasëve shqiptar. Pengesa klimatike: shi me breshër. Përmbytja e madhe (Kiamaeti) sipas Kur’anit, në Shkup.

Rrufeja nuk shti në ferra, po në lisa…



(Vota: 97 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora