E merkure, 24.04.2024, 01:35 AM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Vataj: Vajza që dëshmoi mizorinë naziste

E enjte, 12.06.2014, 07:31 PM


Anne Frank, vajza që dëshmoi botës mizorinë naziste

Nga Albert Vataj

Ajo ishte vetëm 13 vjeç kur do të niste të shkruante “Ditari i Anne Frank”, një prej rrëfenjave më origjinale, një prej mundësive më të pazakonta që bota do të kishte të shikonte me sytë e një fëmije, harbimin absurd të makabritetit nazist, kryesisht ndaj hebrenjve.

Sot 85 vite më parë lindi Anne Frank, vajza hebre, emblema e dëshmimit të mizorive antisemite të makinës së përbinshme naziste. Ditari i Anne Frank është një prek kallëzimeve më origjinale, më të njëmendta, më të sinqerta dhe më të trishta të gjithë atij makabriteti hitlerian.

Anneliese Marie Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt dhe vdiq në fillim te muajit mars të vitit 1945 në KeZe Bergen Belzen, kur ajo ishte vetëm 16 vjeç. Ishte një vajzë gjermano-hebreje, e cila gjatë represionit antisemit ishte fshehur me familjen e sajë në një banesë në Amsterdam, por pa mundur t’i shpëtojë fundit tragjik. Megjithë ende e re, ajo do ta plazmonte në përjetësi emirin dhe hapat e paktë në jetë nëpërmjet një kujtese rrënqethëse që zë fill në atë që gjithë bota do ta njohë si “Ditari i Anne Frank”.

Zanafilla e memurit të luftës

Ishte viti 1939 kur bota do të përballej me fillimin e Luftë së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën, ku zbaton antisemitizmin si mekanizmin e gjakimit të absurdit të Adolf Hitler. Babai i Anne Frank i frikësuar për atë që mund të ndodh familjes, bisedoi me disa bashkëpunëtorë të tij në biznes, që ti mundësonin një vend sekret për të vazhduar punën deri në përfundim të luftës. Ai shpresonte se lufta do të përfundonte shpejt, por fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu. Kësisoj ata qëndruan të fshehur për më shumë se 2 vite. Disa muaj përpara se familja Anne Frank të fshihej, vajza mori si dhuratë një ditar për ditëlindje, të cilën e quajti "Kiti". Në fletët e këtij ditari ajo do të shkruante gjithçka që i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Ëndrra për t’u bërë shkrimtare është dallueshëm në talentin me të cilin ajo përcjell rrëfenjat dhe episodet, të cilat te e vona do të bëheshin të vërteta të qenësishme dhe do të shfrytëzoheshin si dëshmime dhe trajtesa në serinë e pamat të mjeteve shprehëse artistike dhe historike për këtë etapë të përbindshme të hakërrisë gjakatare të makinës naziste.

Edhe pse askush nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi, pas dy vite e gjysëm të fshehur, dikush i drejtoi nazistët në strofkën e familjes së Anne Frank. Gjithçka mori fund me dërgimin e tyre në një kamp përqëndrimi. Do të ishte Miep Gies mikeshë e familjes Frank, e cila e gjeti ditarin Anne Frank dhe e fshehu në një vend të sigurtë, për ta “zhvarrosur” prej aty në mbarim të luftës, periudhë e cila do të gjente gjallë nga Frankët vetëm të atin e Anne, Otto Frank. Gruaja e tij u vra në Auschwitz. Ana dhe motra e saj me më e rritur vdiqën nga nje semundje e pasherueshme në kampin e përqëndrimit në Bergen-Belsen, vetëm disa ditë përpara se të lirohej kampi. Otto Frank, babai i Anne, me sugjerimin e disa miqve të tij lejoi që ditari i vajzës të botohej, duke u bërë ndoshta ndër librat më të lexuar në botë dhe nga dëshmitë më të veçantë të mizorisë naziste. Në më shumë se 70 gjuhë të ndryshme u botua ky ditar dhe shtëpia ku fshiheshin ata në Amstërdam është tashmë një dëshmim për vizitorët e shumë që shkojnë atje për të grishur në kujtesë ato vite gjaku dhe lotësh.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora