E enjte, 28.03.2024, 11:51 AM (GMT)

Kulturë

Cirongu: Tomorr Torra- drugëdhendësi nga Mokra

E merkure, 11.06.2014, 05:30 PM


Skicë

Tomorr Torra, - drugëdhendësi  nga Mokra e Pogradecit që s’e njeh plakjen

Nga Xhevahir Cirongu

Të shkruash diçka për njerëz të tillë nuk është edhe aq e lehtë. Ata janë të thjeshtë e të dashur. Që me takimin e parë,kur bisedon rreth punës së tyre, të bëjnë për vete me atë modesti karakteristike, që brenda shpirtit të tyre vlon pjalmi e poleni i artistit popullor.Njerëz të tillë janë të rrallë,saqë është vështirë për t’i identifikuar nga të tjerët. Me dhuntinën që kanë këta njerëz, kjo dhuratë e zotit, bëjnë që duke gëdhendur drurët me daltë e struk, na dhurojnë plot shije sende të bukura që na shërbejnë të gjithëve ne.I tillë është edhe Tomorr Torra  nga Mokra e Pogradecit.  Para disa kohësh ne takojmë këtë njeri duarartë dhe bisedojmë me atë.Nga biseda që bëmë me Tomorrin, mësuam se ai ka ardhur me banim nga Mokra e Pogradecit  qysh në vitin 1990 në qytetin e Kavajës.  Në këtë qytet është vendosur familjarisht. Me punimet e drurit, si Tunc,Bute vere, Bucelë uji, apo gëdhendje të tjera zbukurimi në dru, e kishim takuar në tregjet e qyteteve Kavajë, Tiranë, Durrës, apo Rrogizhinë e Peqin. Por ai shkon edhe në qytetin e Lushnjes.Një njeri i kudondodhur,që reklamon e shet punimet e drurit që i prodhon vetë ai.

Tomorr Torra sapo ka mbushur të 70 vjetët. Ka mbi 5 vjet që ka dalë në pension. E megjithatë, profesionit të bukur të drugëdhendësit s’ju është ndarë kurrë.

-Kam një jetë të tërë që me drurin jam ‘’dashuruar’’ e me drurin dua edhe të vdes,-na thotë ai.Me këto duar,(dhe na tregon shuplakat e duarëve plot kallo), kam një jetë të tërë e me punë të ndershme linda e rrita gjashtë fëmijë: 2 Vajza e 4 djem. Të gjithë të martuar e me fëmijë.Kjo punë e drurit më ka lumturuar që nga fëmijëria e deri sot.Me lot në sy na thotë se, me daltën mbi dru duke gëdhendur edhe dua të vdes! Largohesh nga artisti popullor Tomorr Torra, e me vete merr buzëqeshjen e bardhësisë së shpirtit të tij, që moshës së thyer i thotë me punët artistike se ende jam i ri e s’e njoh plakjen.Të gjitha punimet artizanale Tomorri i punon me dru lisi,arrni e ahu. Më vjen keq, kur disa njerës të papërgjegjshëm ‘’vrasin’’ pyjet, na thotë Tomorri. E për këtë bindesh te ky njeri e do marrëzisht punën,por edhe artin e gëdhendjes së drurit.

Nga e majta në të djathtë: Tomorr Torra e Qazim Hasbajrami.

Foto Xhevahir Cirongu, maj 2014

Durrës, 30 maj 2014.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora