E premte, 19.04.2024, 03:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Sami Sherifi: Përvjetori i ëndrrave të mëdha

E merkure, 11.06.2014, 07:54 PM


Sami Sherifi

 

PËRVJETORI I ËNDRRAVE TË MËDHA

 

Në këtë ditë përvjetori do ta marr diellin

E blertë të atdheut

Dhe do ta shndëroj në ylber të kuqëremtë

E si ëndërr të madhë do ua falë brezërive.

Lumenjtë pas shiut do t’i ngjyrosi me zjarr magmë

Që të ndris nënqiellin e shpresës iliriane.

 

Atdhe më thuaj të lutem

Si e ndjenë vetëvehten

Kur djalëria të vjen nga larg

E të përqafojnë e ikin prap.

Rrishtas çdo përvjëtor të rikthehen prap

Më një vrragë të freskët të ndotin

Rrjedhën e Drinit të Bardhë e të Zi.

Vardarit tim të trazuar

Po i ngelë vetëm ajo rrjedhë e ajo dhëmbje

Si vrragë e madhe stërgjyshrore

E përjetuar ditë e natë

Dhe e bartur nga djepi deri në varr si trishtim...

 

Po na vijnë atdhetarët këtij përvjetori

Pavarësinë e Kosovës të kremtojnë

Diellin e blertë të mallëngjimit e kanë marrë me vehte

Si dhuratë na e sollën që si fëmijë të posalindur ta prekim

E puthim çdo mëngjes.

Si ëndërr iliriane ta ruajmë

Mes qiellit blu e tokës magmë

Të Ismail beut Ademit e Skënderbeut...

 

(Në egzil, 28 Nëntor 2013)

 

FRIKA MË RRUAN NGA NJERIU

 

Që nga fëmijëria më ndjek frika

E më mbanë më vehte

Më mundon e më vjen pas

Si hije trishtimi

Më shëtit nga oda në odë

Mu si shtrigë e zanë mali

E veshur me përrallat e gjyshes

Ndonjëhërë më del edhe si bajloz

I hypur mbi kalë

E më zgjon nga gjumi

Mu ashtu si më flistë gjyshi në përallë.

 

Kur hyra në shkollë më frikësuan

Nga macja e zezë me sy xixëllonje

Është tmerrim me të pre rrugën

Ki kujdes më thoshte e ëma

Kur del nga shtëpia në mesnatë

E dëgjon dajre e daulle në përrua

Ik me shpejtësi e ndërro rrugë

Se xhindët martohen e bëjnë dasëm

E po të fusin në valle

Bëhesh mik me ta e s´ndahesh kurrë

Pastaj të marrin me vehte nga dasma në dasëm

Shtatë ditë e shtatë netë

Dasma e tyre zgjatë.

 

Më vonë më frikësuan edhe kur dridhej toka

Më thonin se cynamët më marrin me vehte

Më hypin mbi eklipsë dielli

E mjegullat e skuqura më bartin në errësirë

Që kurrë mos të shoh dritë e ëndrra.

 

Me vitet u rrita dhe e kuptova fëmijërinë

E zbërtheva edhe frikën që kisha nga vërrshimi i përroit

Nga vetëtima e bubullima si bombë Hiroshime

Ë zjarri napalm i hedhur në Vietnam

Nga vetë njeriu

Nga njeriu me fytyrë shtrige e bajlozi

Që thithë oksigjen e s´flet si njeri.

 

MES HELADËS E EZOPIT TË SHOH

 

Më ftuan vëllezërit lab të marr pjesë

Në një dasmë çame në Janinë

Suliotët më kishin rezervuar një ulëse

Në Parlamentin Helen

Të rrij e të mos flas

Mund të flitsha me Platonin

Po Sokrati më hidhërohej

Pse zbërtheja një tëzë filozofie për Demokracinë

Diogjeni m’u hidhërua e më tha

Hiqma këtë hije njeriu nga Helada

Se diellin e lirinë ma zbehën e lënduan

Edhë këta të Parlamentit Europian

Mi hjek sysh

Shko e fol edhe me Suliotët

Do t’i gjesh në tokë e det

Ndoshta edhe kanë haruar ndonjë fjalë

Që fliste Zeusi në Olimp.

 

Mes Heladës dhe Ezopit

Suliotët kanë zgjedhë Gjygjin e Hagës

Demokracinë ta nxjerrin para gjygjit.

 

MAGMA PO MË DJEGË

 

Sonte po më dridhet trupi

Diç po vlon

Në thellësi magma po më djegë

Një varg i ri po lindë

Në gjuhën shqipe më flet

Ta shkruaj në frëngjisht merr kuptim dashurie

Në italisht më kthehët në monument latin

Në gjuhën e nënës merr aromë lulëkuqeje

E dritë mëmëdhëu.

 

Sa gjatë e paskam mbajtur të fshehur

Këtë zjarrë dielli e këtë ëndërr hëne

Kaq thëllë në shpirtin tim

Plot lot përmallimi e vaji.

Po sa vite më digjet flakë kjo botë kurbetqare

E më mundon

Sa herë që orvatem të shkruaj vargun tim të fundit

Nga nëntoka më gufon një varg magmë

E ngjitet mu si gejzer mbi ballin tim

Deri në qiëlll më hedh

E formon një ylber me njëmijë ngjyra.

 

Pas kësaj më pështjell trupin

Një pëisazh i blertë Ilirie

Ku shqiponjat ngjiten qiellit

E kërkojnë folenë atje lartë shkrepave

Mu në ato legjenda

Në ato bjëshkë mëmëdheu.

 

Po ngjiem edhe unë ngadalë drejt Malit të Thatë

Kam pak frikë se nëse nuk e shkruaj këtë varg

Sonte

Nësër fjala më merr formë shkëmbi

E do ta këm rëndë ta barti më vevhte

Derisa të shkeli atë rrugë fshati

Atje larg në vendlindjen time

Ku dielli e hëna çdo lindje e perëndim

Puthen e flasin shqip...

 

LIRIA E FJALËS

 

Të kujtohet miku im sa e kishim vështirë

Të shkruajmë një poëzi e ta hedhim në lëtër

Po edhe ta botojmë

Pa i përshpëritur brengës në vesh

E kishim rëndë të flasim për dashurinë

Urtësinë e lirinë e fjalës.

Para dorëzimit për botim pyesnim vetëvehten

Do t´a botojnë apo jo në revistën letrare

Do t´a lexojnë apo jo dashamirët

Pa e prekë gërsherët e redaktorit,

Korrektorit po edhë të lektorit

Pa menduar se ç´do të thotë

Kritiku e prokurori...

 

Asokohë vargun na e burgosnin

Në sirtar

Na hapnin edhe dosje survejimi

Na pyesnin kush jemi, prej nga vijmë,

A jemi të përshtatshëm, kemi marr leje botimi?

Poezia është ë papërshtatshme

Nuk botohet... na thonin.

 

Për çudi sa lëhtë po e postoj këtë varg,

Këtë fjalë urtësie e varg përkujtimi

Në faqe Interneti...

S´po shoh më redaktor e kryeredaktor

As spiuna poetë që të survejojnë ëndrrat

Të vjëdhin vargun dhe ta botojnë

Me ëmër e mbiemrin e vet në gazëtë...

 

Këtu jam e s´po shoh redaktor e korrektor

As kritik letrar, as lakej rrethë vetëvëhtes...

Vëtëm lexues e përjetues të urtë

Të fjalës së lirë

Rrëth e rrotull po shoh.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora