E shtune, 20.04.2024, 08:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Asnjë fjalë nuk frymon

E marte, 10.06.2014, 07:24 PM


ADEM ZAPLLUZHA

ASNJË FJALË

NUK FRYMON

Redaktor:

Adnan Abrashi

Recensent:

Mazllum Baraliu

Lektor:

Ahmet Pllana

Shoqata e Shkrimtarëve

“Fahri Fazliu”

Kastriot, 2014

 

ATY KU FJALËT PËRHERË FRYMOJNË...

“Poezia shfaqet si njohje e drejtpërdrejtë për fshehtësinë e tmerrshme, të cilën jeta e jonë, e rrëmbyer nga fshehtësia kozmike, ia parashtron vetvetes

( Roland dë Penvil)

“Ma jepni një fjalë të bukur dhe unë nga ajo do ta krijoj poezinë ”,  kështu, në mes tjerash, kishte deklaruar në një emision televiziv poeti ynë i madh dhe miku im i dashur, Adem Zaplluzha. Nga ai emision i vlefshëm dhe i pasur prezantues,  jo rastësisht i shkëputa mu këto fjalë  për ta shprehur kështu në metaforë botëkuptimin tim që kam për të, sikur një “krijues përherë i kapluar nga transi poetik”.Vërtet, si ta vlerësosh ndryshe këtë poet tonë të shquar cilësor, e mbi të gjitha të begatshëm sasior, sikurse është Adem Zaplluzha, i cili, së bashku me këtë vepër konkrete në botim, edhe më tepër  e pasuron visarin tonë të krijimtarisë së gjithmbarshme poetike kombëtare, duke marrë pjesë aty me gjithsej 86 vepra të veta të botuara në poezi. Po ta kesh parasysh gjithë këtë opus përmbledhjesh poetike të botuara nga një autor i vetëm krijues, fiton përshtypjen se ke të bësh me një njeri i cili nuk njeh kotësinë. Si duket, çdo hap për të në jetë është përsiatje, trans i veçantë i përqendrimit shpirtëror, gjendje kjo e duhur transcendentale, nga e cila si vetëdije gufon vargu poetik i thurur në poezi.

Gjithnjë kam menduar se kritika letrare për një vepër të shkruar artistike, e veçanërisht për një vepër të zhanrit poetik, bëhet nga profesionist e fushës së caktuar adekuate. Andaj, në momentin  kur,  poeti dhe miku im i dashur, Adem Zaplluzha, kërkoi nga unë që të jem redaktor i veprës së tij të 86-të me rend në poezi, titulluar: ”Asnjë fjalë nuk frymon”,  t’ju them të drejtën, në fillim u befasova  shumë. Edhe pse, që më parë i kisha të lexuar shumicën e veprave të tij, dhe, sado-kudo, në vete veç kisha të formuar një koncept të përgjithshëm si bindje për frymën e tij krijuese, tashti këtë ofertë e përjetova, jo më si dikur, një ftesë për një debat të ndërsjellë miqësor, por si një sfidë serioze për një vlerësim më autoritaiv që pas vete ka një përgjegjësi më të madhe publike. Natyrisht, përveçse si obligim, njëkohësisht ky besim për mua ishte edhe një privilegje e madhe, të cilën assesi nuk mundja ta refuzoja.

Duke lexuar me vëmendje veprën në dorëshkrim, gjëja e parë që menjëherë më ra në sy  ishte metafora e paradoksit të titullit të përzgjedhur nga vetë autori: ”Asnjë fjalë nuk frymon”?! Si redaktor, t’ju them të drejtën, këtu pak hamendësova , por shpejtë u binda se pikërisht ky emërtim metaforik i kësaj vepre, shprehë realitetin tjetër paradoksal të asaj që duhet të thuhet për poezinë e Adem Zaplluzhës: se çdo fjalë frymon fuqishëm në vargun të tij poetik. Aq fuqishëm saqë emocionalisht nuk e lë indiferent edhe dashamirin e zakonshëm dhe jo aq të pasionuar të poezisë. Ai, mbase, këtë joshje fascinante të përfitimit të lexuesit e bënë në mënyrë automatike... dhe, pikërisht këtu  fshihet mrekullia krijuese e një autori të begatë që ne zakonisht e vlerësojmë si “talent”. Talent të radhë, pa dyshim.

Pra, përmbledhja me poezi “Asnjë fjalë nuk frymon”  qysh nga titulli na jep retorikën e heshtur, pasivitetin që ngritët në nivelin e emocionit e të asociacionit të metaforës klinike. Shenjëzon metaforën e vdekur por të ringjallur brenda diskursivitetit tekstor. Asnjë fjalë nuk frymon jashtë fjalës e fjalisë, jashtë mendimit e ndjenjës, përfundimisht jashtë poezisë. Gjithçka çka është poezi, çka është figurë ka trajtimin e lirshëm të frymës e të frymëzimit. Poezitë e autorit kthehen gati përherë në retrospektivë duke dashur të prekin në të shkuarën e të gjitha kohërave, duke gjetur kujtimet, jetën dhembjen dhe dashurinë. Figurat e kujtimit, stacionet, mjegullat përherë nostalgjizojnë;

Këto valë të kripura herë hynë

E herë dalin si lugetër

Nga përgjumja e fanarit të një nostalgjie

Zgjohen përmbytjet e peshkatarëve

Poezia e dashurisë është ekspresive duke dashur të sjellë origjinalitetin krijues të autorit. Atdheu shprehet si etje, e etja si epistem dhe si gnosis të hedh detyrimisht në krajatat e dhembshme, të durimit të njeriut tonë dhe mbi të gjitha të dhembjes nëpër kohë e histori. Poezia okazionale është poezi e meditimit ekstrapersonal. Autori dyndet në botën e tij personale duke dhënë edhe super fuqinë e tij krijuese, na hedh në retrospektivë dhe në nostalgji me kujtimet te cilat janë aq të freskëta dhe i japin simbolikë tekstit poetik. Qyteti i Lidhjes nuk determinon veç historinë dhe të kaluarën por ngjeshët edhe me autorin, jetën e tij dhe në veçanti me dashurinë dhe bukurinë dualiste të qytetit dhe të vajzës shqiptare;

Lozte edhe era

Me fustanin e gocës

Kurse Lumëbardhi

Si çdo herë krenar

Depërtonte nëpër damarët

E lashtësisë së qytetit të Lidhjes

Gjatë tërë kohën, si në këtë vepër, ashtu edhe në gjithë krijimtarinë e poetit e bukura është kudo prezentë, por ajo nuk ka te bëjë kryekëput me te mirën dhe as decidivisht me moralin, por konceptohet si një absolute ne vetvete. Nga vargu në varg , lexuesi i joshur, gradualisht vëren se ajo e ndryshon trajtën, është e papërcaktueshme, e lëvizshme, të duket se nuk i nënshtrohet rregullave e doktrinave... Është e tillë, sepse ajo gjithmonë shpik vetveten. Po ashtu, duhet të thuhet gjithsesi këtu se e bukura, sikur në këtë përmbledhje,  përgjithësisht sikur në gjitha poezia e Adem Zaplluzhës, është tërësisht subjektive sepse gjithkush e përjeton atë nga këndvështrimi i vetë!  Kjo pra është universaliteti i kumtesë specifike në poezitë e  Adem Zaplluzhës

Meqë nga natyra nuk jam ithtar i fjalamanisë  dhe fjalë gjatësisë së tepruar për të shprehur dhe përshkuar diçka që gjithsesi duhet edhe drejtpërdrejtë të përjetohet, këtë parathënie modeste bërë kësaj vepre, do ta përfundoja me një urtësi të shkruar nga një autor gjenial emri i  të cilit, në këto momente , nuk po më kujtohet:

“Në detin e pakufishëm të poezisë vetëm poeti është krijues absolut; bota zhvillohet sipas dëshirës së tij. Në qoftë se është i ndjeshëm, bota në poezinë e tij do të jetë i ngjyruar me emocione; në qoftë se nuk është i ndjeshëm, bota në poezinë e tij do të jetë shterpe. Poeti i mirë, për nga vullneti i vet absolutisht lirisht mund t’i ngjall sendet pa shpirt si dhe t’ua marr shpirtin atyre që kanë.”

Të gjitha këto karakteristika të mirëfillta, janë prezentë në poezitë Adem Zaplluzhës, duke dëshmuar kështu se poezia është vërtet fryt i prekjes së shpirtit me realitetin.

Adnan Abrashi

Prizren, 30 shtator 2013


Në çdo kafshim molle

Cikli i parë

 

TË KUJT JANË KËTO LOT

 

Sonte dua të pi edhe pak

Më kuptoni

Kam shumë nevojë të dehem

Me këtë nostalgji të trishtuar

 

Shikoni sytë e mi

Se si shndërrohen

Në qirinj pa dritë

Të kujt janë këto lot

Që shndërrohen në rreke

Akujsh të kristalta

 

Sonte vetëm ti më mungon

Dhe gota e verës

Dua të pi edhe pak

Këtë gllënjkë të fundit të trishtimit

 

Një hënë e plagosur

Noton në dhembjen e qiellit

Edhe pak

Edhe pak shpresë

Për gotën e dehur

Në fundin e këtij tregimi

 

KU ISHIN DUART E TUA

 

Një fjalë e lënduar

Ëndërron diku udhën e një balade

Që asnjëherë nuk përfundoi

Te buzët e pritjeve

 

Sonte dua të eci

Nëpër shtigjet

E kujtesës së  Lumëbardhit

Nëse zgjohen nga trishtimi

Zambakët e bardhë

Do i kërkoj në mesin e kashelashave

 

Mbase shumë pak kohë kemi

Për të arritur të pamundurën

Ku ishin duart e tua

Kur në mua përfundimisht

Mbytej varka e shpresave

 

Erdhe ashtu siç u largove

Në gjëmën e Jonit

Përmallshëm vajtuan hënëzat

Diku në frymën e kristaltë

Të dallgëve të tërbuara

Zgjohej një baladë

Në shpirtin e plagosur të kohës


ISHTE NJË KOHË E EGËR

 

Me gjasa vrapove edhe ti

Prej një ane të rrugës

Në anën tjetër të kujtesës

Atë ditë binte shi i tejdukshëm

Në përparësen e mjegullave

 

Kur u pamë

Kishte ndryshuar çdo gjë

Në morfologjinë e nofullave

Vetëm disa fjalë

Të pakuptueshme

Pikonin si akuj prej  kristaleve

 

Ishte një kohë e egër

Asnjë lule nëpër vazot e qytetit

Nuk ëndërronte shiun

Vetëm dyshimi

Në sinqeritetin e kukullave

Rritej si gjelbërimi i barit të njomë


Erdhi edhe mbrëmja e pritur

Asgjë nga itineraret e trenave

Akrepat e orës së vjetër

Qanin te murishtat

Derisa era e shfrenuar

Diku te shelgjishtet e pikëlluara

Qante si nusja për dhëndrin

Që asnjëherë

Nuk u kthye nga lufta

 

Prishtinë, 22 maj 2013

 

 

MELODINË E NJË KËNGE

 

Në trajtën e një cope argjile

Ishin duart e tua

Sytë dhe vetullat e thinjura

I përngjanin shtrezeve

 

Nuk më kujtohet

Por ti si përherë

Më duket se i shtrije duart

Në atë anë të rrugës

Kah vinin mjegullat

 

Një kalorës i vetmuar

Krahasohej me trokun e lodhur të gjokut

Dhe herë pas here

Shikonte pas shpine

Mos vallë po e ndjek

Ajo hije e shëmtuar

 

Ikte tej udhëve të gjata sterra

Tretej diku edhe vrapi i egër

Mes dizgjinëve

Një pelarin fërshëllente si e trishtuar

Melodinë e një kënge

Që përsëritej në çdo kohë


NGA PARZMA E TOKËS MËMË

Kjo vjeshtë sivjet më herët

Trokiti në portat e rrudhave

Nuk dëgjohej asnjë zë

Përpos ngërdheshjes së erës

 

Njëmijë vjet udhëtova

Deri te ëndrra e kukullës së drunjtë

Hijet binin si kokrrizat e breshrit

Mbi qerpikët e këputura të dritës

 

Nga parzma e tokës mëmë

Pritnim një dritë pak më ndryshe se kjo

Hingëllimat e mjegullave u dëgjuan

Përtej shtatë kodrave të shenjta

 

NJË KALORËS I ZI

 

Ishte trishtim të shikosh

Zbrazjen e dyqaneve

Dhe portat e hapura

Qepenat si të dehur nga tmerri

I kishin lëshuar vetullat

Si flamujt në gjysmë shtize

 

Një kalorës i zi

Hingëllonte më shumë

Se kuajt e egër të erës

Asfaltit të plasaritur

Dukshëm dalloheshin

Zgërdheshjet e ingranazheve

 

E keqja trokiste pandërprerë

Në pikëllimin e ullukëve

Që dënesnin nëpër çati

Frynte një kob i trishtueshëm

Nëpër shpirtrat

E lagjeve të zbrazura

 

Një kalorës i zi

Më e zezë se kjo sterrë nate

Hungëronte në gjuhën e bishave

Te një kafkë

Që kundërmonte në rrugë

 

TE NJË MOL I VETMUAR

 

Nuk di më

Athua po zgjohem

Ose jam duke hyrë

Nëpër labirintet e një ëndrre

 

Diçka  e paqartë

Paraqitet në horizontin e largët

Tundje varkash të thyera

Në dallgët e Jonit  idhnak

 

Deti i trazuar shikon diku larg

Përtej horizonti

Dëgjohen  zërat e pulëbardhave

Përzier me krakëllima korbash

 

Te një mol i vetmuar

Ku lindin shpresat

Dhe vdesin peshkatarët

Një qiri asnjëherë nuk gjunjëzohet

 

Këto valë të kripura herë hynë

E herë dalin si lugetër

Nga përgjumja e fanarit të një nostalgjie

Zgjohen përmbytjet e peshkatarëve

 

SI GJETHET E FISHKURA

 

Secili prej nesh

Kemi nga një kukull

Ose shkarazi identifikohemi

Me shpirtrat e drunjtë

Të rrënjëve

 

Një ditë zgjohemi

Para këndesit

Kurse ditën tjetër

S’mund të na zgjoj askush

Përpos urisë

 

Ngjan që u përngjajmë pemëve

Sa herë që ecim horizontalisht

Tërmal kujtesës

Si gjethet e fishkura

Na lëvizin duart e dehura

 

Gati në çdo përshëndetje

Ndjejmë se si kristalet e akullit

Depërtojnë thellë

Shumë thellë

Në shpirtin e ngrirë të dimrit

 

DERISA TI

 

Unë i kapërthej komçat

E këmishës së arnuar

Kurse ti

E zhvesh lëkurën tënde

Prej bronzi

 

Kur më zë gjumi

Gërhas si treni i vjetër

Derisa ti

Me sytë  e tu të gështenjta

Ngjyros jelekun e mëngjesit

 

Kur unë zgjohem

Ti ke ikur diku në harresë

Komçat dhe jeleku i ngjyrosur

Mbesin peng në kujtesën e ylberit

 

I SHKUND TRISHTIMET E BEHARIT

 

Përherë kam menduar

Se kukullat qeshin dhe si nuset

I lyejnë buzët

Kur vjen vjeshta gjethet dalin nga lëvozhga

Ecin drejtë bigëzimeve të lumenjve

 

Tërfili si çdoherë ëndërron

Të ketë më shumë gjethe

Se sa që ka luleshqerra

Mbase pranvera vetëm njëherë në vjet

I shkund trishtimet e beharit

 

Kur kthehen mërgimtarët

Rrugët kanë një buzëqeshje pak më ndryshe

Se sa kur ikin zogjtë nga vendlindje

Era ka një mall që i përngjan

Vetëm duarve të nostalgjisë

 

Ky penel fjalësh

Asnjëherë nuk i përngjan ylberit

Sepse në buzët e thara të erës

Vetëm zogjtë e egër

Kanë mundësi ta shuajnë etjen

 

NËSE NGJAN E KUNDËRTA

 

Ky njeri që çdo ditë kalon këndej

Sa shumë po i përngjan erës

Në secilin hap

Gozhdon nga një tregim

Dhe ecën drejtë një vegimi të përsosur

 

Nëse ngjan e kundërta

Me të dyja duart e mbanë kokën

Që të mos ikën nga trasta

Dhe sa herë që është i vetmuar

Për një bisedë banale

Ua prish gjumin

E të gjitha kukullave të qytetit

 

Ky njeri që sot ecën fillikat vetëm

Ecën pa e përfillur askënd

Ndoshta as që ka

Se kujt mund të ja prishi gjumin

Shkon drejtë një qëllimi

E nëse mbërrin

S’do të gjej asnjë derë

Ku mund të trokas në mendjen e dikujt


KJO COPË PREJ MJEGULLE

 

Sa shumë po i përngjajnë

Këto zarfe

Qiellit të kaltër të vendlindjes

Orë e çast

Fluturojnë pëllumbat prej argjile

 

Kjo copë prej mjegulle

Mbase qenka furka e stërgjyshes

Sa mirë e tirrte kohën

Të cilës i përziheshin këmbët

Mes dy kohërave

Dhe gatuante bukë misërnike

Për disa ushtri

 

Ajo si djallin i përbuzte gjeneralët

Por e donte pushkën e gjyshit

  shumë se djemtë e saj

Me duar të një gruaje të moshuar

Nga disa herë në ditë

Ledhatonte kondakun

 

Thonë se kishte marrë pjesë

Në disa luftëra

Nga syri i saj shqiponjë

Askurrë nuk i shkoi për dore armikut

Të ikte nga plumbat

 

DEGËT E MANËS SË ZEZË

 

U ktheva përsëri në shtëpi

Por ky kthim

Nuk po i përngjan ecjes sime

Degët e manës së zezë

Sot po dënesin si krimbat e mëndafshit

 

Këto trungje të rrapeve

Paskan një tjetër shije

Kur shtrihen për toke

Pemët nisën të ecin në disa drejtime

Sa shumë etje paska ky lis i prerë

 

Nuk desha të krahasohem me asnjë flutur

Në shpatullat e mia të vrara

Po mbinë flatra engjëjsh

Një diell

Pak më ndryshe se ai ekzistues

Nuk është në gjendje më

T’i ngrohi

Këto eshtra të ngrira


Pak

shumë pak më duhet sonte

Që të krahasohem

Me vetmin time

Kjo natë e gjatë

Nuk i përngjan askujt

Përpos duarve të mia të gjata

Dhe plagëve të erës

 

ZOGJTË E FUNDIT TË SHPRESËS

 

Nëpër ajrin e lagshtë

Depërtojnë fshehurazi

Hapat e një qivuri të harruar

 

Nata frymon si një lis i gjallë

Gjethet i kanë lëshuar qepenat

Në gjysmë shtize

Errësira merr frymë me mushkrit e barit

 

Kthehem deri te burimi i etjes

Pikë uji nuk paska mbetur

Në kujtesë

Një zog nate

Cijat mbi një degë të thyer

 

Mëngjesi nga një largësi e padukshme

Troket pandërprerë

Nëpër dyert e gjelbërimit

Hapen disa lloje portash të frymëmarrjes

 

Askund

Asnjë derë e mbyllur në kujtesë

Me disa dërrasa të grisura

Dikush i mbylli të gjitha dritaret

 

2.

 

Vetëm ullukët prej llamarine

Recitojnë

Një poemë të harruar nga shirat

Ky tren që fle mbi këto binarë

Paska ikur nga fëmijëria

 

Sterrë në zbrazëtirën e qiellit

Asnjë yll në horizont nuk shihet

Në gjumin e mjegullave

Po bije një shi i zi

 

Papandehur zgjohet një këngë e vjetër

Prej baladave

Filluan të dalin një nga një

Zogjtë e fundit të shpresës


KAM  ETJE

 

Kam etje

Kush mund të ma shuaj mallin

Për plagët e atdheut

 

Diku një zog vajton në vetmi

Diku një tokë e gërryer

Dënes si çilimi

 

Kam etje moj nënë

Kam frikë

Të mos më drobiten dhëmballët

 

Kush po dënes

Atje në kujtesë

Kam etje moj nënë

 

Shih si paskam mbetur

Në këtë kthesë

Moj nënë kështu pa shpresë


NË MENDJEN E NDRYSHKUR

 

Ishe njeriu më i uritur

Në botë

As Kadareja nuk pati forcë

Me t’i marrë

Dizgjinët e turpit nga dora

 

Nëpër xhadenë Egnatia

I tërë pluhuri i botës

T’i verboi sytë

 

Ti mbete me ndërgjegjen e erës

Dhe ende sot kuvendon

Në heshtje

Me diçka

Që nuk i përngjan asgjëje

 

Një grusht verdhushkash

Prej pluhuri

U fundosën përgjithmonë

Në mendjen e ndryshkur

Të xhadesë së turpit

ME T’I NUMËRUA MËKATET

Në ekstazë

Ti e kafshoje drurin

Njëqind kukulla i puthe

Me ndryshkun e buzëve të tua

 

Nëpër shtëpitë me drita të kuqe

Sipas qejfit tënd

I ndërroje këmishët dhe ngjyrat

E neoneve

 

Nuk kalonte asnjë natë

Pa i marrë erë asaj djerse të rënd

Që i përngjante temjanit të ndezur

 

Dikur kur ike prej vetvetes

Askush më nuk ishte në gjendje

Me t’i numërua mëkatet


TE KEPI I TRISHTIMIT

Këto korale

Po i përngjajnë sonte

Letrave të adoleshencës

Sa herë që i ngacmon dikush

Dëgjohen vajet e peshkatarëve

 

Diku në ëndrrën e një dallge

Hënëzat përjetojnë

Ekzaltimin e përmbytjes

 

Një fanar i vetmuar

Te kepi i trishtimit

Herë i kyç

E herë i shkyç dritat

 

Anija e fundosur

Si asnjëherë më parë

Dremit

Në gjumin e meduzës së kaltër

 

Kur tërbohen dallgët

Një titanik i ri lëshon rrënjë

Në kërthizën e palidhur

Të detit të tërbuar

 

SE SI T’I PËRNGJAJ PENELIT

 

Të lutem

Gjeje një copë hapësire

Në shpirtin tënd

Dhe pikturoje vrapin e kalit të egër

 

Pikturoje erën

Kah frynë nëpër kafkën e këtij të vdekuri

Dhe diellin kur fshihet

Pas kaçubave te kodra e vogël

 

Më duhet të fundosem si ti

Në botën e ngjyrave

Dhe nëse nuk di asgjë

Do mësoj

Se si t’i përngjaj penelit

 

Kjo fushë e gjelbër si peizazhi

E një ëndrre të kaltër

Sa mirë po m’i përkujton zarfet

Kur të shkruaja letër


NË ÇDO KAFSHIM MOLLE

Po që se më premton koha

Sonte do të bisedoj

Me fotografitë e moçme

Dhe me duart e fëmijërisë sime

 

Ishte dikur një kohë e egër

Në çdo kafshim molle

Na hanin krimbat

 

Nuk flinim si duhet

Nëpër portat e ëndrrave tona

Natë e ditë trokitnin makthet

 

Askush nuk mund të kuptoj si unë

Për fëmijërinë time

Ishte një mollë e ndaluar

Sa herë që e kafshoja

Më mpiheshin dhëmbët


FOTOGRAFIA

 

Në këtë fotografi

Nuk qenka regjistruar qeshja e jote

Buzët e tua po i përngjajnë erës

Dhe pemëve vjeshtore

 

Të kam thënë

Se qeshja jote i përngjan fluturës

Kurse ti këtu mërrolesh si lisi i sëmurë

 

Të kujtohet stoli nën blirin e lagjes

Aty ku ja vumë dizgjinët hënës

Ishte një natë pa yje

Vetëm sytë e tua bënin dritë

 

Të kam thënë se qeshja e jote

I përngjan fluturës

Kurse ti sonte sërish mërrolesh

Si lisi i harruar i lagjes

 

Prishtinë, 23 maj 2013

 

Asnjë fjalë nuk frymon

 

Cikli i dytë

 

 

KUSH I KYÇI DRITAT

 

Në shurdhësinë e kësaj dhome

Nuk paska mbetur asnjë mizë

Kah ikën fluturat

Cila dorë i shkundi mbrëmë

Degët e pikturave surrealiste

 

Kjo tablo në murin afër pasqyrës

Dhe ikona e harruar

Paskan mbetur në mëshirën e pluhurit

Kush i kyçi dritat

Kur ikën njerëzit nga kjo heshtje

 

Ndoshta shpirtit i hijes së zhdukur

Sillet si një lloj trishtimi

Nëpër dhomën e gjumit të kësaj shurdhësie

fluturojnë mizat e verbëta

 

Netët vijnë dhe ikin nga kjo heshtje

Sa keq kur edhe dritaret

Kalojnë kokulur

Nëpër rrugët e harresës

 

ASKUSH NUK MË NJEH

 

Bredhi rrugëve të heshtura

Herë preki njërën dorë

E herë tjetrën

Më duket se nuk ekzistoj

Qenkam njeri i huaj

Për këto çati

 

Gjymtyrët disi më duken të ftohta

Kjo kapelë në kokën time

Me gjasë ishte e zbrazët

Ose asnjëherë

Nuk përjetoi ngrohtësinë e njeriut

 

Nuk di por eci si somnambul

Nëpër rrugët e fëmijërisë

S’shoh njeri

As të tjerët nuk më vërejnë

 

Si një merimangë e moshuar

Kaloj nën urat e qytetit

Asnjë përshëndetje nga algat

Askush nuk më njeh

 

Diku nga horizonti

Me thërret një pulëbardhë e murrme

 

ECIN EDHE KËMISHËT

 

Ecin e nuk ndalen

Këpucët e mia të vetmuara

Një bastun i vjetër

Mbase i stërgjyshërve të komshiut tim

I përcjellin arkivolet nga ky qytet

 

Ecin edhe këmishët

S’ndalen as pantallonat e arnuara

Çdo gjë këtu lëviz me shpirtin e erës

Zogjtë kërcejnë prej një çatie

Mbi ullukët e çatisë tjetër

 

As lagjja s’paska gjumë

Një fëmijë qan te një kallamishte

Pemët në lëvizje e sipër

I shkundin degët

Kur kalon pinokio

Për ta ngacmuar

gjumin e drunjtë të bubuzhelëve

 

 

QYTETI I LIDHJES

 

Nëpër gjurmët e barit

Derdhej loti i vesës

Era qante si një kalama

Në prehrin e mëngjesit

 

Nën urën e gurit

Kalonte një  femër ngarkuar

Me dashuri

Kalonte

Edhe një copë dallge

Nëpër buzëqeshjen e urës së drunjtë

 

Kalaja sodiste peizazhin e pafund

Te brigjet e Drinit të Bardhë

Loznin shtojzovallet

Me medaljonin

E një valleje të lashtë pagane

 

Lozte edhe era

Me fustanin e gocës

Kurse Lumëbardhi

Si çdo herë krenar

Depërtonte nëpër damarët

E lashtësisë së qytetit të Lidhjes

 

 

NJË NJERI

 

Një njeri

Sa endacak po aq edhe poet

Për çdo ditë

Bisedon me kukullat e drunjta

 

Ecën nëpër rrugicat e qytetit të lindjes

Një kërrabë pagane

Me mallëngjim shikon kambanën

Dhe merimangën në minaren e vjetër

 

Një njeri me një palë dizgjinë

Prej fjalëve

Ecën dhe i shënon kronikat

E të gjitha llojeve

Ato të zeza

Dhe ato pak më ndryshe

 

Vetëm një bastun i vjetër

Përmallshëm bisedon me rrugët

Dhe vrapin

E ditëve që pambarimisht

Largohen nga përgjumja e kalldrëmeve

 

 

KJO KOKË

 

Sot nuk kam fare uri

Dje u ngopa së kafshuari

Pjesët e jetës sime

 

Kjo kokë e krisur

Nuk paska të ndalur

As uria s’i doli përpara

 

Kjo kokë

Mbase nuk di asgjë tjetër

Përpos kafshimit

 

Sa shumë më mundon uria

Sa që një ditë

Do e ha edhe kokën time


LAKMIA

Mbase këto cifla dëshirash

Nesër do i përngjajnë gjeneve

Kush e di se sa mbretëri

I kafshoi mizorisht

Lakmia e njeriut

 

TATUAZHIN E NJË KRYQI

 

Kur nuk patën

Se çfarë të më bëjnë tjetër

Në trupin tim vizatuan

Tatuazhin e një kryqi

Dhe një kokë derri të egër

 

Qesha kurse nga qeshja ime

U befasuan gardianët

Nga dritarja e qelisë

Pikonte në zemrën time

Një kokërr drite inkandeshente

 

Një zog shprese mi solli disa letra

Dhe gazetën ditore

Ku lexova

Se në ndërgjegjen e Evropës

Ishte zgjuar vetëdija e fjetur

 

Atëherë i dëgjova kambanat

Në mendjen e burgosur

Nga kambanorja dolën disa zëra

Që ende sot në veshët e mia tingëllojnë

Po ato psalme

Të kënduara nga engjëjt

 

KURSE KËTU BRENDA

 

Sonte mund t’i preki

Të gjitha këto mure të lagështa

Askund vetvetja ime

Disa kujtime të gozhduara

S’mund t’i përshtaten kësaj pamjeje

 

Vazhdoj ecjen nëpër sterrë

Vetëm sytë e një maceje të zezë

Mund të dallohen

Në pasqyrën e turbullt të dritës

Kanë filluar të përsëriten të reshurat

 

Jashtë nuk bie asnjë pikë shiu

Kurse këtu brenda meje

Dhe këtyre mureve të larta

Kohë shumë e përshtatshme

Për kultivimin e kërpudhave

 

Dikush troket

Pandërprerë dëgjohen trokitjet

Dhe krakëllimat e korbave

Çatia si asnjëherë më parë

Gjëmon si Drinin i Zi

 

MBI QIVURIN E NJË STINE

 

“Një varr si një shelg i braktisur

Qanë me lot drerësh”

Arkivoli i vetmuar te dunat

Përjeton ringjalljen e erës

 

Sonte asnjë zog shtegtarë

Nuk ndalet te plepat

Kundërmimi i rënd prej lagështie

Si kolla e keqe po përhapet fushave

 

Bilbili i fundit në ograjë

I harroi të gjitha këngët

Një nënë ende po qan me lot zogjsh

Mbi qivurin e një stine


ASNJË FJALË NUK FRYMON

 

Kalonin të moshuarit

Nëpër vetminë e rrugëve

Një kërrabë çapitej mbi stërkala shirash

Mbase pranvera paska ardhur

Më herët sivjet

 

Ky arkivoli i kaltër si syri i një njeriu

Më duket se po i përngjan

Letrave të adoleshencës

Më kujtohet ishin të kaltra

Dhe të pashpirt

Si ëndrrat e mjegullave të zbrazëta

 

Shumë letra të shkruara

Pa asnjë fjalë të gjallë

Me gjasa paskan ikur diku

Pëllumbat prej argjile

Ose poçari

Është zgjuar sonte tepër vonë

 

Këto letra të bardha dhe të kaltra

Prej fjalëve të lënduara

Qenkan të ngarkuara

Me dhembje elektronike

Asnjë fjalë nuk frymon

Në tastierat e shpresës së përmbytur


NA DEGDISI SI ZOGJTË E VERBËR

 

Do vij nënë

Do kthehem nëpër stinët e zogjve

E kur të mbërri në atdhe

Do takohem

Ndoshta me fëmijërinë time të leckosur

 

E di atje më presin qepenat

Dhe zëri i trishtuar i gërnetës

Të kujtohet kur më përcjelle

Binte një shi i imtë atë ditë

Mbi flokët e tua të thinjura

 

Binin edhe mallkimet për regjimin

Që na dëboi

Nga ngrohtësia e sofrës

Na degdisi si zogjtë e verbër

Nëpër katër anët e botës

 

Sot unë po vij nënë

Kam blerë për veti

Një arkivol të mrekullueshëm

E di të gjithë do qeshni me mua

Por unë desha

Që në fund të rrugës

Të kem

Një përcjellje si i ka hije njeriut

 

 

NDOSHTA PËR HERË TË PARË

 

Po kthehen

Ndoshta për të parën herë

Po vijnë zogjtë e ikur nga mendja

Kush do t’i ndal shirat

Që të mos ja ngacmojnë gjumin vjeshtës

 

Një lis i kujtesës po qanë si  pegun

Gjarpri me zile

Më shumë i përngjan njeriut

Se sa llojit të zvarranikëve

Mjegullat zbresin për herë të parë

Mbi dizgjinët

E kalorësve të apokalipsit

 

Po kthehen

Ose po ikin dika tjetër

Frymëmarrjet e zogjve të dehur

Kjo natë e dehidruar

Mbase paska filluar kësaj here

T’i përngjaj trishtimit

Kur me duart e saja të zeza

Po i vret

Fëshfërimat e gjetheve të njoma

 

KUR FLENË ZOGJTË E FJALËVE

 

Nëpër lagjen tonë

Për çdo mëngjes kalon fshehurazi

Zëri i një rapsodie të harruar

Zambakët çelin vetëm një herë në vjet

Në fjalët e pathëna të poetit

Mbinë manaferrat

 

Kur flenë zogjtë e fjalëve

Nëpër mallkimin e zjarrit kalojnë hijet

Ato të dukshme

Dhe ato të tejdukshme

 

Ne nga kujtesa e jonë i zbresim engjëjt

Dhe sa herë duam të identifikohemi

Me rrjedhën e ujëvarës

Zgjohemi herët në mëngjes

Bisedojmë me brigjet e përgjumura

 

Kur na mbesin fjalët e pathëna

Jashtë mendimeve të mira

Nëpër xhepat e shirave

Ballafaqohemi me morfologjinë e heshtjes

Dhe shndërrohemi pa dashje

Në statuja të mermerta

Deri sa era e përpinë gjuhën e saj ujore

 

VAZOT PREJ MJEGULLAVE

 

Kur njerëzit më shikojnë në fytyrë

Më së miri më gënjejnë

Nëna ime

Më së miri i fshehin fjalët

 

Në çdo qeshje fle një tregim

I pathënë

Ku fshihet rrjeti i merimangës

Dhe pështyma e erës

Nëna ime

Fshihen lakuriqësit e shpirtrave

 

Kur thyhen shtambat e qiellit

Nëpër pastelet e ngjyrave

Zbresin shirat e çmendur

Zbresin

Vazot  prej mjegullave

 

Nëse kalojmë nëpër harresat

E mendimeve

I gjejmë të gjitha arsyet duke çapitur

Nëpër kokat tone të lodhura

Nga shthurjet e fjalëve të paramenduara

Nëna ime

Nga shthurjet e fjalëve

 

 

NËPËR UDHËT E RAPSODIVE

 

I zgjas duart

Preki pafundësinë e një shtegu

Asnjë dallëndyshe sonte

Nuk fluturoi

Nëpër lotin e brishtë të shiut

 

Si një qilimi i llastuar

Era qante në kambanoren e lagjes

S’ndaleshin ulërimat

As të lehurat e mjegullave

Me tërë peshën e saj

Nata zbriti mbi çarçafin e pritjes

 

Ikën edhe yjet e fundit

Nga lagja e evgjitëve

Përtej një hapësire

Që i përngjan

Duarve të lëngëta të imagjinatës

 

Përrallat u zgjuan dikur vonë

Kur trishtimi hyri

Nëpër udhët e rapsodive

 

Prishtinë, 24 maj 2013


SI FËMIJËT ME KUAJ PREJ BASTUNI

Nga harlisjet e mjegullave

Në brendinë e pasqyrës

Po zgjohen zogjtë

 

Një ushtar i vetmuar

Ende në trastën e fëmijërisë

I ruan ëndrrat dhe letrat e dashurisë

 

Era nëpër gjethet e mushmollës

Del nga një shishe

Mbyllur me tapë para qindra vjetëve

 

Shirat si kuajt galopojnë nëpër qytet

Kukullat e drunjta

Nuk i ndalin të qeshurat

 

Ushtari era dhe kukullat

Lozin një vals të vjetër

Si fëmijët me kuaj prej bastuni


MBYLLEN QEPENAT E DYQANEVE

Sa herë që malli troket

Në portat e shpirtit endacak

Zgjohemi para këndesit

I kërkojmë ëndrrat e fshehura

Te një lis që bleron vetëm dhembje

 

Rrënjët kanë më shumë qeshje

Se çdo njeri

Si stërkalat e shiut rrebesh

Prej gjetheve pikon e kaluara

 

Duam ta zëmë fluturën e fëmijërisë

Luadhet ikin përtej shtatë bjeshkëve

Vetëm një bletë e moshuar

Në petalet e lules së venitur

I lexon hieroglifët e një historie të dhunuar

 

Kur nata vjen te ne

Mbyllen qepenat e dyqaneve

Lagjja fundoset në gjumin e zakonshëm

Mbase njerëzit  edhe në këtë kohë

Ende janë duke fjetur

 

NJË NATË SI KJO

 

Në këtë boshllëk me vetmin time

Dremis nën hijen e kujtesës

pema e fëmijërisë

Gjumi i përdalë

Thërret të kaluarën e hidhur

Dhe kohën e urisë

 

Thash se rri me vetminë time

Askush nuk vjen këtu sonte

Në sfondin e trishtuar të hapësirës

Imazhet zhduken një nga një

 

Për befasi

Edhe këto sandale të varura

Qenkan të vetmuara te këto tela elektrike

Një natë si kjo

Të mos përsëritet më asnjëherë

 

Koj vetmi si një gozhdë e ndryshkur

Qenka ngulur në trurin tim

Poeti

Zogu dhe sandalet

Varrosin një sekret të trishtë

Në gjumin e kësaj nate

 

UNË DI FARE MIRË

 

Brenda meje thyhen gurtë

Athua zemra mund të dënesi

Kur bie ky shi i zhveshur

Nga trungu i gjetheve

 

Lartë te perdet e imazheve

Të ndryshkura

Pikon e nuk ndalet

Shpirti i ndrydhur i ditës

 

Një kalë i egër i kujtesës

Nuk e ndal galopin asnjëherë

Ka më shumë se njëmijë vjet

Që fëmijët e lagjes sime

Po i përngjajnë urisë

 

Mos të lutem

Mos i thuaj askujt

Se vjen nga një galaktikë e errët

Unë di fare mirë

Se atje kurrë nuk mungon drita

 

 

NATËN VIJNË LEJLEKËT

 

Natën vijnë lejlekët

Dhe e mbulojnë qiellin e vjeshtës

Nga sytë e ikonave

Si rrëke shirash

Derdhen lotët e trishtimit

 

Dimrat nuk janë si në vendet e tjera

Çatitë mëkatare rëndohen

Si shpirtrat e njerëzve

Rrugët janë të boshatisura

Dhe u përngjajnë zemrave të vetmuara

 

Edhe pranverat ndryshojnë

Gjelbërimi duket

Si një tablo e zbrazët vizatimi

Ku piktorët fillestar

I huazojnë ngjyrat prej ylbereve

 

Asnjë lule nuk çel këtu

Si në atdheun tim

As zogjtë nuk din të cicërojnë

Nëpër degët e gështenjave

Natën vijnë lejlekët

Dhe e mbulojnë qiellin e vjeshtës


NËPËR XHAMAT E GJUMIT

 

Mbi varfërinë e kësaj tryeze

Një mushkonjë

Sa e zhurmshme

Po aq edhe e bezdisshme

Mbi pjatat e palara të ditës

I lëshon vezët

 

Qiriu i ndezur

Tani më

Nuk duket askund

Një erë e rënd temjani

Shpërndahet

Nëpër lagështit e mureve

 

Disa lloje bubuzhelësh

Në pasqyrën e plasaritur

I krehin flokët e verdha

Mes disa pikturave surrealiste

Një kohë të gjatë

Po kalbet një mollë e kafshuar

 

Shiu si i ikur nga çmendina

Mërzitshëm troket

Nëpër xhamat e gjumit

Diku në horizontin e përvëluar

Në zog nate

I kyçi kandilat e yjeve


NGA DURIMI I LISAVE

Nuk di

Se si ndodhem këtu

Por më pëlqejnë shtegtimet e yjeve

Tani jam me vetminë time

Kurse nesër do jem

Në anën tjetër të kujtesës

 

Këto bredhje meteorësh

Nuk i njohin kufijtë

I përngjajnë zogjve të egër

Ku nëpër çdo degë të kajsive

Mbjellin nga një puthje

 

Herë fluturoj mbi dete

E herë ngjizëm me aromën e fushave

Kur më sëmbojnë trishtimet

Nga durimi i lisave

Kërkoj një grusht nostalgji

 

DROMCAT E SË KALUARËS

 

Më beso

Më së shumti i dua gabimet e tua

Kur gënjen të bëhet fytyra all

Prej mollëzave pikojnë

Pastelet prej luleshqerrave

 

Pastaj harron se gënjeve

Dhe sërish

Ia fillon një gënjeshtre të re

E cila i përngjan fjalëve të kota

Por ka një trajtë të  njeriut

I cili sinqerisht dashuron

 

Kur ke kohë rrëfehesh për adoleshencën

Fare mirë kuptoj

Se nuk ke se çfarë të thuash

Çdo fjalë e jote

Disi të mbetet në gurmaz

Edhe ato të përngjajnë ty

 

Të kam thënë se ti përbëhesh

Prej një përzierje

E cila në shpirtin e saj

Me xhelozi i ruan

Dromcat e së kaluarës

Dhe instinktin e pafajësisë së erës

 

 

GËRHITJA E NJË ORE MURI

 

Në dhomën e fjetjes

Nata ishte njëra ndër netët më të gjata

Asgjë nuk dëgjohej  përpos

Gërhitjes së orës së murit

Dhe cijatjes së një miu të bardhë

 

Kur i shikoja akrepat e ndryshkura

Koha ndalej dhe vendnumëronte

Me një rrapëllimë të trishtueshme

Kurse boçat lëshoheshin mbi tavolinë

Si gijotina e shekullit pesëmbëdhjetë

 

Mëngjesi më dukej se kurrë nuk do të vij

Ullukët e çative pikonin sterrë

Kurse forma e oxhakut të shtëpisë

Askurrë nuk e humbi vertikalen

Edhe pas bombardimeve

Mbase ishte edhe më kryelartë

 

Në dhomën e fjetjes

Nata ime nuk kishte të bitisur

S’kishin të sosur as cijatjet e minjve

Gërhitja e një ore muri

Befasisht iku me ardhjen e agsholit

 

 

KUR TË MBËRRIMË TE NJË PEMË

 

Nëse bisedojmë për kohën

Nuk duhet ta harrojmë

Orën e madhe

Në murin e kishës

As treguesit e kohës së orës diellore

 

Sa herë që zbritëm shkallëve

Në fund na prite një tjetër itinerar

Ose dilnim nga lëkura e jonë

Dhe e ndërronim

Këmishën e djersitur

 

Kur të mbërrimë te një pemë

Që nuk i shkunden frytet

Do kuptojmë

Se nën hijen e saj

Mrizojnë vetëm zvarranikët

 

Më pastaj

Do ecim deri në pambarim

Udha është e gjatë

Ku nuk mund ta gjejmë fundin

As trokun e kalit të zbutur

Prej dizgjinëve të kujtesës

 

 

MES HAPAVE TË ERËS

 

Shpeshherë mëngjeset përzihen

Me rregullat e ekzistencës

Kur zgjohen mushkonjat

Njerëzit kuptojnë

Se vendnumërojnë në gjumë

 

Vjenë një njeri me kukëza

Dhe mendon

Se ka arritur fundin e botës

I cili akoma nuk e ka përjetuar

Ecjen e tij  të sinqertë

Mes hapave të fërfërimës së gjetheve

 

Kur mbërrimë deri te plepat

Pandërprerë trokasim

Në portat e rrënjëve

Kurse trokitjet e shurdhëta

S’dëgjohen nga gjëma e dallgëve

 

Sipas një rregulli të pashkruar

Ne përherë

E arsyetojmë mungesën tonë

U përngjajmë të burgosurve

Kur është në pyetje pafajësia


MBASE TE VARRET E FSHATIT

Sërish jam fundosur

Në boshllëkun e mendjes

Lexoj një libër të vjetër

Ose libri po i lexon

Mendimet e mia të shthurura

 

Një harabel kërcen

Prej një dege të shëndosh

Në degën tjetër të sëmurë

Kjo vjeshtë

Herët paska mbetur pa gjethe

 

Te komshinjtë e mi muhaxhir

Mbrëmë qante qeni i moshuar

Në stelën e re

Mos vallë

Ëndërron arkivolin e shpërnguljes

 

Në kafenen e lagjes sot mungonte

Shitësi i gazetave

Mungonin edhe varrmihësit

Mbase te varret e fshatit

Sot do ta pinë kafenë e mëngjesit

 

Prishtinë,25 maj 2013

 

Makthi im i mirë

Cikli i tretë

AS PREJ LEJLEKËVE SHTEGTARË

 

Më gjasa këtu qenka pikënisja

Nëse mbërri hapin tim në ikje

Teposhtë shkallëve

Askush më nuk mundet të më zë

 

Nuk janë ikjet e mia prej njerëzve

As prej lejlekëve shtegtarë

Unë herë largohem

Dhe herë i afrohem vetvetes

 

Kur më thërret një zë nga lashtësia

Domosdo duhet të nisem

Në të kundërtën

Vendnumërimi nuk i bënë mirë natyrës sime

 

Kjo nisje askurrë nuk ka pas dizgjin

Sa herë që frynte era prej majave

Ne i përngjanim drurëve të përgjumur

Dhe somnambulëve që bredhin nëpër çati


SI NJË HIJE E TEJDUKSHME

 

Të gjithë më thonë

Se koha po kalon

Unë vërtetoj të kundërtën

Ajo po vjen me vrapin e fërfëllizës

 

Kalojmë nëpër vërrimat e saja

Ashtu të padukshëm

Në një formë të lëngtë

Nga tejdukshmëria i përngjajmë

Zbehjes së frikës

 

Sa herë që deshëm ta zëmë

Ajo veç me shekuj

Ishte para nesh

Ose shndërrohej në flluska pastelesh

Dhe ec e zëre kohën

Në brendinë e erës

 

Koha ah sa shumë i përngjan

Shtegtarëve

Herë jeton në ne

E herë te miqtë tanë

Andaj të gjithë njerëzit

Njësoj mendojnë

Se koha po kalon para nesh

Si një hije e tejdukshme


AKOMA EDHE SOT SHPRESOJNË

Kjo udhë e gjatë

Mbase nuk paska të sosur

Vetëm shtegtarët ia njohin huqet

Dhe një lejlek i vetmuar

 

Sa herë që kthehet në atdhe

Ndalet te krojet të pi ujë

Në shenjë respekti

Përherë lë nga një pendël

 

I njeh edhe gjoku jelegjatë

Dizgjinët e tij

Ende e rruajnë gjëmën  e një ikjeje

Në pluhurin e një mallkimi

 

Nëpër sinorët e kësaj rruge

Me qindra duna varresh

Të muhaxhirëve

Akoma edhe sot shpresojnë

Se do prehen njëherë e përgjithmonë

Në prehrin e mëmës së sfilitur


I SHIKONTE LISAT E GJATË

 

Bariu rrinte ulur mbi një gur

Dhe qante me fyellin prej druri

Qante e s’i ndaleshin lotët

Edhe fyelli i përngjante njeriut

 

Nëpër lagështinë e vërrimave

I shikonte lisat e gjatë

Dhe sërish lotët s’ndaleshin

Kurse ky duet i trishtueshëm

Akoma sot dëgjohet

 

O njeri i nderuar

Nëse edhe njëherë kalon

Pranë varrit të Naimit

Po që se s’di të këndosh

Përmendi me nostalgji

“Lisat e gjatë të Shqipërisë”

 

 

NËSE NUK VJEN SONTE

 

Nëse nuk më vjen sonte

Ç’më duhen ëndrrat

Miqtë e mi fare mirë e dinë

Se asnjëherë

Nuk më kanë pëlqyer shqetësimet

E gjumit

 

Kupto e dashur

Unë nuk jam njeriu i ëndrrave

Po s’i preka flokët e tua të verdha

Ç’më duhen ëndrrat e zbrazëta

 

Eja nata është e gjatë sonte

Të pres kur zbresin yjet

Në këmishën tënde të gjumit

Nëse nuk vjen

Mund  t’i mbysësh pëllumbat

Prej argjile

Ti e di se unë nuk u besoj ëndrrave

 

Erdhe ose s’erdhe

Mua sërish do më gjesh këtu

Te ky fanar i vetmuar peshkatarësh

Duke të pritur ty

E dashura grua

 

Poqë se nuk më vjen sonte

Më beso

Edhe nëse kalojnë njëmijë net si kjo

Unë sërish do të të pres

Te fanari i vetmuar i peshkatarëve


M’I MORRI TË GJITHA ËNDRRAT

 

Unë nuk kisha ëndrra

Ndoshta isha i zbrazët

Por malli për ty

Nuk më linte të fle

 

Erdhi si fryma e mirë

M’i morri të gjitha ëndrrat

Dhe më tha troç dashuro

 

Ofrohu preke lulen posa të çelur

Për ty i ka hapur petalet

Asnjë gonxhe sonte

Nuk i pëlqen  ëndrrat

 

Afrohu dhe përjeto

Zbritjen e yjeve

 

Dëgjoje serenatën e gjetheve

Dhe gërnetën

Kah vajtojnë me zë

Fatin e një valsi të harruar

 

Nata ishte e qet kur u pamë

Mbi flokët e tua

Vallëzonin zogjtë e bardhë

Afrohu preki sonte yjet


KËTË KURORË TRISHTIMI

 

Kur kaloj i vetmuar nëpër qytet

Me duket vetja si sovran

Unë dhe vetmia ime

Harrojmë se jemi të barabartë

Në ndarjen e nostalgjisë

 

Nganjëherë edhe bashkohemi

Me të vetmuarit e tjerë

Në shpirtrat e tyre

E gjejmë një botë

Krejtësisht tjetër

Një botë

Të përbotshme në ecje e sipër

 

Ndodh që bisedojmë me kukullat

E vitrinave me xhama të pista

Dhe nëpër pasqyrat e qytetit

I krehim flokët e palara

Ose këpucëve ua lidhim lidhëset

Të mos na ikin nga këmbët

 

Poqë se na premton koha

Blejmë nga në palë pantallona

Të importuara nga gjermania

Mbase me siguri

Janë të ndonjë psikopati të vdekur


Kur lodhemi nga vetvetja

Dhe vetmia e jonë

Ulemi në fronin e së kaluarës

Dhe vazhdojmë me mbretërinë tonë

Ose abdikojmë

Por gjithsesi fronin ua lëmë atyre

Që denjësisht mund ta meritojnë

Këtë kurorë trishtimi

 

DRURËVE TË NGULUR

 

Rrugët disi

Paskan një tjetër formë

Këto ndryshime atmosferike

Fshihen pas qeskave të najlonit

 

Një grua e moshuar ecën me vështirësi

Nuk e mbajnë këmbët

As mbamendja

S’i përfillë rregullat e morfologjisë

 

Ajo kalon e hutuar

Prej një poeme në tjetrën

Pa i respektuar gabimet ortografike

Këndon një këngë të vjetër

Mbase shumë më e vjetër

Se mosha e saj

 

Pranë vitrinave vargan kolonash

Prej lypsarëve

Duart e shtrira u përngjajnë

Drurëve të ngulur

Në shpirtin e tokës së djerrë

 

 

JO MIKU IM JO

 

Jo miku im jo

Ti s’mund t’i vrasësh fjalët

Ato janë të zbrazëta

Si premtimet e kota

Shpirtërisht vuajnë

Nga një anemi e pashëruar

 

Në fytyrat e tyre

Nuk ka asnjë pikë gjaku

E si mund të vritet diçka

Që nuk ka gjak

Jo miku im jo

Ti s’mund t’i vrasësh fjalët

 

 

NËSE TË ZËNË NË BEFASI

 

Kur kalon nëpër pyllin  e shpirtit tënd

Mos i prek ëndrrat

Sepse ato vet lëvizin si lisat

Dhe i përngjajnë deteve pa fund

 

Nëse të zënë në befasi

Zgjati duart e tua të gjata

Dhe shkundi frytet e së kaluarës

Pa ua prish gjumin peshqve

Kyçi dritat e fanarëve

 

Mos përto të lutem

Kur çmenden dallgët në mbrëmje

Ti sërish zgjati duart

Shkundi degët e anijeve

Të përmbytura

Nga lotët e trishtimeve

 

 

T’I PËRNGJAJ FENIKSIT

 

Sa herë që këtu në mërgim

I dëgjoj

Tingujt e një muzike pagane

Lus hyjin

Të më shndërrojë në lejlek

Ose pas vdekjes sime

T’i përngjaj feniksit

 

S’dua të më varrosin me bandë

Në këto lulishte

Më pëlqejnë manaferrat e fshatit tim

Dhe krenaria e lisave

Që ecja e tyre

U përngjan ecjeve të perëndive

 

Më kuptoni

Nuk më pëlqen luksi

Dhe mbishkrimet në mermer

As epitafet te disa koka të krisura

“këtu pushon poeti

Dhe këtu mbreti”

Nuk më pëlqejnë

Këso lloj epitetesh pas vdekjes

 

MBRËMË KUPTOVA

 

Në lëkurën time të kripur

Do e vizatoj tatuazhin

E një alge të murrme

Ose nga sytë e meduzës të krijoj

Pavdekshmërinë

E varkës së përmbytur

 

Mbrëmë kuptova

Se edhe peshkaqenët lehin

Kur prishet moti

Dhe se peshqve fluturues

Dikush ua ka prerë krahët

 

Nuk mund të kuptoj

Se pas këtyre ndryshimeve

Çfarë do bëhet

Me ëndrrën e detit

Dhe rrjetin

E merimangës së peshkatarëve

 

KU DO TË MË MBESIN ESHTRAT

 

(Meditim i një ushtari të panjohur)

 

Si një detar i regjur

I ankorove

të gjitha mundësit njerëzore

Dëshirat

Guximin dhe shpresat

Vetëm për çlirimin e atdheut tënd

 

E lëshove spirancën

Thellë e lëshove

Në rrënjët e pavdekshme të tokës

Që mos ta shkuli

Asnjë tufan

Nëse ngjan  e kundërta

Ti do bëheshe sërish dallgë

Për t’i mbrojtur lisat dhe eshtrat

 

Pa mëmën tokë

Je dhe jemi si zogjtë e shenjtë pa krih

Kurse me të

Mund të fluturoj mbi të dy bota

Në atë të nëndheshme

Dhe në botën e mbidheshme

Prishtinë, 26 maj 2013

 

JAM DISI MË ESËLL

 

Pranë gjerave të pavlera

Shoh se si zvarritet emri im pa mbiemër

Një lloj hardhuce pa gjuhë

I korrigjon gabimet e mia ortografike

 

Mbi tavolinën e punës thinisht zgërdhihen

Lugët dhe pjatat e palara

Një shishe gjysmë e zbrazur vere

Kundërmon uthull të prishur

 

Në qoshe të dhomës

E paskam lënë çorapin e këmbës së djathtë

Të majtën e veshi vetëm një herë në vjet

Kur vijnë festat e vezëve të kuqe

 

Pasi ikjes së zogjve nga mendja

Jam disi më esëll

Për tu larguar problemeve ditore

Ulem te pragu i shtëpisë

Dhe e rrufis përditshmërinë monotone

 

NUK MBETI ASNJË KOJRRILE

 

I mora disa fjalë prej një përralle

Dhe ia dhurova erës

Era qante si një kërthi

Kurse të trokiturat nëpër dyer

Nuk ndalen asnjëherë

 

Nga trupi i ngurtë i një gjethi

Binte një shi i bezdisshëm

Zogjtë filluan me ikjet e tyre të para

Te kambana

Nuk mbeti asnjë kojrrile

 

Nuk ndalej as era

Nga shpirti i saj prej njeriu

Dolën pulëbardhat e fundit

Dhe ikën tejpërtejmes

 

Kur qante dreri i vjetër

Me ngashërim qante

Edhe dënesja e shiut

Si një foshnje e lënë në faltore

Qante

Trishtueshëm qante dita

 

MBI QIELLIN E VRARË

 

Fushave po ecin kallinjtë

Ato prej gjaku

Dhe metali vezullues

Po ecin drejtë

Deri te një fund

Që asnjëherë nuk mbaron

 

Kanë dalë edhe njerëzit

Po i imitojnë rrënjët

Ecin duke u kalamendur

Përballë një qëllimi të paqëllimtë

Si statuja bronzi qeshin

E herë

Mërrolen arkivolet

 

Mbi qiellin e vrarë

Fluturojnë lejlekët prej argjile

Nuk paska mbetur asnjë pëllumb

Për letrat e shkruara

Me lot

Nga marinarët e gurtë

 

MALLI

 

Poqë se dashuria matet me mall

Ajo do i përngjanë atdheut

Sytë e mi të bronztë

Nuk qajnë më

Por për çdo ditë nga pak kullojnë

Një lloj gjaku prej trishtimi


MBRËMË ISHIM LARG

Mbrëmë ishim larg

Shumë larg njëri tjetrit

Ti i përngjaje një ylli në vezullim

Kurse unë shkundjes

Së një meteorit të moshuar

 

Ishim aq shumë larg

Sa që mundëm ta prekim

Largësinë e pamat

Me majat e gishtave tona

 

Mbrëmë ishim larg

Aq larg

Sa që e dëgjonim në dhomë

Frymëmarrjen e njëri tjetrit

 

Mbrëmë ishim larg

Shumë larg

Përtej prekjeve të largësisë


MAKTHI IM I MIRË

Njëmijë vjet trokita

Në gjumin tënd

Dhe asnjëherë nuk i hape portat

Makthi im i mirë

Makthi im i ëmbël

 

Prishtinë, 27 maj 2013

 

Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 - 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.

 

BOTIME TË AUTORIT

 

1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.

2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.

3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.

4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.

5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000

6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7

7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi

letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007

9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008

1o. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008

11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi

letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.

12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,

13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi

letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.

14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.

15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.

16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.

17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.

18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.

19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.

2o. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.

21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o

22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o

23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.

24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010

25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata  e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010

26.”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010

27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010

28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O

29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.

3o.  “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010

31. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010

32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010

33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010

34. ”Merre kodin”,  Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011

35. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011

36. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11

37. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e  Shkrimtarëve-Kastriot, 2011

38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-

Kastriot, 2011

39. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11

40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11

41.”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012

42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012

43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot,  2o12

44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12

45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012

46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012

47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12

48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012

49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12

52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012

55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012

56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12

57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12

58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12

59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12

62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012

63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012

64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12

65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12

66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012

67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012

68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012

69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012

70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012

71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012

73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012

75.” Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

77 “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012

78.“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013

79 “ Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia 80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013

81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013

82.“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013

83.“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013

84.“Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013

85.“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot,2013

86.”Asnjë fjalë nuk frymon”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014-


PËRMBAJTJA

 

Në çdo kafshim molle - Cikli i parë ............. 11

Të kujt janë këto lot ........................................ 13

Ku ishin duart e tua ........................................ 14

Ishte një kohë e egër ....................................... 15

Melodinë e një kënge ..................................... 17

Nga parzma e tokës mëmë .............................. 18

Një kalorës i zi ................................................ 19

Te një mol i vetmuar ...................................... 20

Si gjethet e fishkura ........................................ 21

Deri sa ti ......................................................... 22

I shkund trishtimet e beharit ........................... 23

Nëse ngjan e kundërta .................................... 24

Kjo copë prej mjegulle ................................... 25

Degët e manës së zezë .................................... 26

Zogjtë e fundit të shpresës .............................. 28

2. ..................................................................... 29

Kam etje ......................................................... 30

Në mendjen e ndryshkur ................................. 31

Me t’i numërua mëkatet ................................. 32

Te kepi i trishtimit .......................................... 33

Se si t’i përngjajmë penelit ............................. 34

Në çdo kafshim molle ..................................... 35

Fotografia ....................................................... 36

Asnjë fjalë nuk frymon  - Cikli i dytë ......... 37

Kush i kyçi dritat ............................................ 39

Askush nuk më njeh ....................................... 40

Ecin edhe këmishët ......................................... 41

Qyteti i lidhjes ................................................ 42

Një njeri .......................................................... 43

Kjo kohë ......................................................... 44

Lakmia ............................................................ 45

Tatuazhin e një kryqi ...................................... 46

Kurse këtu brenda ........................................... 47

Mbi qivurin e një stine .................................... 48

Asnjë fjalë nuk frymon ................................... 49

Na degdisi si zogjtë e verbër .......................... 50

Ndoshta për herë të parë ................................. 51

Kur flenë zogjtë e fjalëve ............................... 52

Vazot prej mjegullave .................................... 53

Nëpër udhët e rapsodive ................................. 54

Si fëmijët me kuaj prej bastuni ....................... 55

Mbyllen qepenat e dyqaneve .......................... 56

Një natë si kjo ................................................. 57

Unë di fare mirë .............................................. 58

Natën vijnë lejlekët ......................................... 59

Nëpër xhamat e gjumit ................................... 60

Nga durimi i lisave ......................................... 62

Dromcat e së kaluarës ..................................... 63

Gërhitja e një ore muri .................................... 64

Kur të mbërrimë te një pemë .......................... 65

Mes hapave të erës ......................................... 66

Mbase te varret e fshatit ................................. 67

Makthi im i mirë - Cikli i tretë ...................  69

As prej lejlekëve shtegtarë ............................. 71

Si një hije e tejdukshme .................................. 72

Akoma edhe sot shpresojnë ............................ 73

I shikonte lisat e gjatë ..................................... 74

Nëse nuk vjen sonte ........................................ 75

M’i mori të gjitha ëndrrat ............................... 77

Këtë kurorë trishtimi ...................................... 78

Drurëve të ngulur ............................................ 80

Jo miku im jo .................................................. 81

Nëse të zë nata në befasi ................................. 82

T’i përngjaj feniksit ........................................ 83

Mbrëmë kuptova ............................................. 84

Ku do të më mbesin eshtrat ............................ 85

Jam disi më esëll ............................................. 86

Nuk mbeti asnjë kojrrile ................................. 87

Mbi qiellin e vrarë .......................................... 88

Malli ............................................................... 89

Mbrëmë ishim larg ......................................... 90

Makthi im i mirë ............................................. 91

Biografia ..........................................................92

Botimin e këtij libri e financon

DREJTORIA PËR KULTURË, RINI DHE SPORT I

KUVENDIT KOMUNAL-OBILIQ

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

 

 

821.18-1

 

Zaplluzha, Adem

Asnjë fjalë nuk frymon  / Adem Zaplluzha.

- Kastriot : Shtëpia botuese  “ Fahri Fazliu” , 2014. - 101 f. ; 21 cm.

 

Adem Zaplluzha : f. 92-98

 

ISBN 978-9951-664-04-2

 




(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora