Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Pse PDK-ja fitoi zgjedhjet (?)

| E marte, 10.06.2014, 07:59 PM |


Pse PDK-ja fitoi zgjedhjet parlamentare(?)

Nga Hilmi Saraçi

Megjithse nuk është pritur fitorja e PDK-së në zgjedhjet parlamentare, ajo deshën apo nuk deshën doli fituese sipas rezultateve preliminare. .Garat  u zhvilluan ashtu siq u panë me mjaft pompozitet, fyrje dhe kritika të ashpra dhe secila parti u mundua në forma të ndryshme të përfitojë  mandatin për deputet në parlamentin e Kosovës, sidomos me sloganin për ndryshime. Zgjedhjet kaluan qetë dhe pa ndonjë problem të dukshëm. Kjo ishte një e arritur demokratike e mirë .Mirëpo disa subjekte politike sikur nuk e kishin paramenduar se pa përgatitje serioze nuk ka fitore , prandaj nuk arriten të fitojnë mandatin siq e kishin dëshiruar.Disa, si AKR-ja nuk arriten të kalojnë pragun zgjedhor…

Me kritika të ashpra dhe fyrje nuk përfitohet elektorati

Është menduar se kësaj radhe LDK-ja do të dalë fituese, por kjo nuk ndodhi për shkak të disa lëshimeve dhe gabimeve nuk arriti që të realizojë  dëshiren që Isa Mustafa të bëhet kryeministër i Kosovës. Jo vetëm LDK-ja por edhe disa parti të tjera  VV , AAK, Nisma gjatë fushatës në paraqitjen e programit  të tyre nuk kursyen  kritika të ashpra , me fyrje dhe etiketime të ndryshme ndaj Hashim Thaçit dhe partisë se tij. PDK-së. Mendoj përkundër të metave dhe gabimeve të PDK-së dhe Hashim Thaçit, kryetar dhe kryeministër,gjatë mandatit të kaluar, këto kritika dhe fyrje në adresë të tij (Hashim Thaçit) gjatë fushatës kanë qenë të tepruara dhe të pabesueshme për elektoratin,  prandaj këto në një farë forme nuk kanë pasur efektin e duhur, përkundrazi sikur i kanë ndihmuar… Hashim Thaçi gjatë fushatës nuk është marr shumë  më kritikat e rivalëve partiak të tij, ka qenë mjaft i përmbajtur dhe mjaft i efekshëm nëpër vizita dhe takime të ndryshme . Ai  ka presentuar pragram  që ishte në favor të elektoratit, prandaj elektorati ka votuar në favor të PDK-së (Hashim Thaçit). Mendoj se në këtë fushë i kanë ndihmuar koalicioni me Partinë e Drejtësisë dhe Lëvizjen për Bashkim, sidomos ka ndihmuar Partia e Drejtësisë në krye me Ferid Aganin i cili ka mbeshtetjen e elektoratit me ide konzervative fetare që angazhohet për legalizimin e mbajtjes së shamive nëpër shkolla….

Sfidë  për krijimin e Qeverisë se re

Por mbetet mjaft sfiduese për PDK-në dhe liderin e saj , Hashim Thaçin krijimi i qeverisë se re. Me afërsisht 31 për qind të votave, PDK ka mposhtur partinë rivale Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila ka arritur të siguroj afër 26 për qind të votave. Mirëpo kjo distancë, nuk i siguron Thaçit dhe PDK-së komoditet në krijimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.  Andaj, tani mbetet që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Thaçi dhe PDK të kërkojnë një apo dy parti partnere për krijimin e koalicionit.

Partia e deritashme partnere e Thaçit, Aleanca Kosova e Re e afaristit Behxhet Pacolli ka dështuar të kalojë pragun zgjedhor prej pesë për qind, andaj Thaçi duhet t'u kthehet negociatave me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt që ka siguruar afër 10 për qind të votave dhe partinë Nisma të Fatmir Limajt e cila ka mbledhur më pak se 6 për qind të votave. Mirëpo ky koalicion pa partit minoritare, sidomos serbe nuk mund të arrihet. Kolicioni me partitë serbe do te prodhonte paknaqësi të elektoratit , pasi deputetet serb edhe në të ardhmen do të jenë nën dirigjimin e Beogradit.Mendoj se kualicioni PDK dhe LDK do të ishte më i mirë, në krahasim me kualocionet tjera të partive opozitare. Kjo do të mundesonte një qeverisje më të sigurtë dhe më më përspektiv të Kosovës.Mirëpo Isa Mustafa dhe partia e tij janë deklaruar gjatë fushatës së nuk do të benin kualicion me partinë e Hashim Thaçit .Gjithashtu përjashtohet mundësia që aty të jetë edhe VV e cila ka dalë e treta në këto zgjedhje më afër 14 për qind. Pas votimeve dhe rezultateve preliminare, partitë politike, sidomos AAK dhe Nisma, ende nuk janë deklaruar qartë rreth pozicioneve të tyre për koalicionet e munddshme dhe se janë në pritje të rezultatit final të zgjedhjeve dhe ndarjes se ulësëve në Kuvend. Në këtë pikë, Hashim Thaçi mund të përballet me kushtëzimet, qoftë të AAK-së apo partisë Nisma që të heq dorë nga posti i kryeministrit si kusht për arritjen e koalicionit. Mendoj se këtë kusht Hashim Thaçi nuk do ta pranojë. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, edhe në të kaluarën i kishte vënë kusht Thaçit postin e kryeministrit për arritjen e koalicionit me PDK-në. Ndërkohë që lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj nuk e ka përjashtuar dhe as mohuar përfshirjen e tij në një koalicion të ardhshëm. "Ne duhet të shohim certifikimin e rezultatit zgjedhor, se si do të shkoj, çfarë koalicione do të ndërtohen, kush do të ofroj koalicione dhe mbi bazën e kësaj ne do të japim përgjigjen", ka thënë Limaj.  Ndërsa rezultatet janë thua se definitive dhe pritet që të shpërndahen edhe votat e partive që nuk e kaluan pragun tek ato që do të jenë pjesë e parlamentit.

Analiza të mirëfillta për shkaqet që çuan në humbje LDK-në dhe liderin e saj, Isa Mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka bërë asnjë koment. Gjatë fushatës, ai ishte mjaft kritikues ndaj PDK-së (Hashim Thaçit) ,i bindur në fitore. Por, këto zgjedhje i demantuan pritjet e tij dhe LDK-së, që paraqet zhgënjimin e radhës për liderin opozitar pas humbjes së garës për kryetar të Prishtinës gjatë zgjedhjeve lokale të fundvitit të kaluar.Prandaj mendoj se duhet bërë analiza të mirëfillta për shkaqet që çuan në humbje LDK-në dhe liderin e saj , Isa Mustafa, duhet reflektue drejt dhe me mençuri për ndryshime në udhëheqjen e LDK-së, mandje edhe për dorëheqjen e Isa Mustafës duke i fillue menjëherë përgatitjet për zgjedhje të reja partiake për të zgjedhur një kryesi të re dhe të qëndrueshme me objektiv të qartë për t’u bërë parti popullore e mirëfilltë e qendrës së djathtë, e cila do t’i hapte rrugë debateve reformuese për ta ruajt gjithë fuqinë e saj si dhe kthimin në faktor kryesor politik në Kosovë, siç ishte në vitet e arta kur udhëhiqej nga lideri historik, Dr. Ibrahim Rugova… Koha është për reflektim dhe dinamizim të forcës së saj politike, si alternativa më e mirë për vendin dhe shoqërinë kosovare, e cila meriton përkujdesje më të madhe institucionale”…Megjithatë, Isa Mustafa dhe LDK-ja mund ta kenë rastin e tyre. Nëse partia fituese dështon që të formoj qeverinë, atëherë presidentja mandaton kandidatin për kryeministër nga partia e dytë e cila po ashtu merr një afat prej 15 ditëve që të propozojë përbërjen e qeverisë para parlamentit.

Në këtë frymë  një thirrje përmes rrjetit social Facebook e kryetarit të Prishtinës, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, që partitë që dolën të katërtat dhe pestat të mos lidhin koalicion me PDK-në e Thaçit.

Sidoqoftë, gjërat pritet të qartësohen pas certifikimit të rezultatit, ngase dështimi eventual i formimit të qeverisë në dy tentativa do ta qonte Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme...