E premte, 26.04.2024, 12:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Besniku i qëndron besnik dashurisë

E hene, 09.06.2014, 07:55 PM


BESNIKU QË I QENDROI BESNIK DASHURISË SË PARË. .  

( Rreth librit poetik “Çelësi i shpirtit”, të poetit Besnik Musaj . )

Nga Gjon NEÇAJ

Njeriu në jetë ka shumë pengje, të cilat vështirë t’I realizojë, pasi jeta është tepër e shkurtër për të kryer gjithë ato punë për të cilat çelësi I shpirtit tundohet të hapë dyert sfiduese  të jetës.

E  Besnik Musaj, poeti brilant, vargëzonjësi i vargjeve të muzës erotike, i cili që në rininë e hershme vizatoi në mendjen dhe shpirtin e tij shpërthyes, vargje duke i ruajtur me dekada, derisa një ditë shpërthyen e në 60 pranverat e tij, doli para lexuesve me librin poetik me një titull  paksa intrigues, ”Çelësi i shpirtit”.

Në bisedë me redaktorin, poetin dhe studiuesin Haki Zllami, shprehet se vargjet e Besnikut rrjedhin metafora dhe intonacione si ujërat e zhurmshme të  Valbonës kaltëroshe bjeshkëve të vendlindjes .

Shpirti im është I madh,

Në të kohët mbesin,

Mbahen kur bën ftohtë

Mbahen kur bën ngrohtë.

E prap ngel diçka për mua e për ty…

Lexon vargje të tilla në librin poetik të Besnikut,  e ata që e njohin , kujtojnë jetën e tij i veshur me rrobën e policit anë e kënd vendlindjes, e njëherazi  bisedat e tij për armën, ndaj së cilës pati urrejtjen më të madhe, shprehur edhe dikund në një poezi, ndonëse punoi dekada në këtë profesion të nderuar, siç shprehet edhe vetë, në profesionin e policit.

Poeti polic. Dikush thotë se ka ngjajshmëri. Po, po. Kështu është shprehur këtu e një gjysëm shekulli më parë Jusuf Buxhovi për një poet të ri të asaj gjenetrate, një poeti që premtonte jo vetëm në detyrën e policit, po edhe të poetit.  E profecia e tij u bë realitet. Tahir  Bezhani, poeti nga Gjakova është sot një nga zërat më të ndjeshëm të pozisë shqipe.  E kështu, në antitezë, edhe Besnik Musaj , ndonëse në moshën e burrit, vargjet e tij piskamë vijnë sa tronditëse, aq melankolike, të ruajtura , mbase të fshehura që nga fëmijëria e deri më tani, me dekada, duke shpërthyer vrullshëm një ditë.

Poeti Besnik Musaj, me librin e tij të parë poetik, është ngritur dhe lartësuar në sfondin e një krijuesi me kontribute të pamohueshme në letërsinë shqipe .  Ne në këtë analizë nuk do bëjmë kritikën e librit, se atë   ua lëmë kritikëve të mirëfilltë,  por po cekim shkarazi marrëdhëniet e krijuesit me botën e të shkruarit të një letërsie të mirëfilltë letrare shqipe,  se mendjet e ndritura janë zgjuar dhe nderojnë dishepujt që u shkrinë dhe po shkrihen si qiriri për fjalën e shkruar.

Në apokalipsin mijëravjeçar që ka kaluar një komb me moshë sa guri,  ende në sinoret e ndarjes së botëve të epokës së gurit dhe internetit,  nuk zbulohet opiumi që ndan (e zor i bashkon),  penelopat e zhurmave të mistershme të kësaj bote të pakuptimtë,  sidomos në fjalën e shkruar.  E poezia është ilaçi I sherimit të halucacioneve misterioze të njerëzve që sot janë në udhëkryqin e dëshpëruar: ose  me poezinë,  ose kundër saj. E vërteta është katërcipërisht ballafaqimi i lexuesit me poezinë.

Por,  dishepujt ende janë gjallë,  e punojnë e punojnë,  mbase për të ndryshuar këtë botë dreq,  që poeti Besnik Musaj me kolegët e tjerë të letrave,  paskan lindur që ta ndreqin. E Besniku I ka vënë detyrë vetes që të rrugëtojnë kah Diogjeni skutave të botës për të sjellë dritë,  sa më shumë dritë relaksuese me poezinë e tij.

Fëmijëri, mos më ndiq pas, jam rritë,

Pleqëri, mos më trego shkopin,

Nuk jam plak, eci vetë.

E këto vargje janë kredoja jetësore e Besnikut, i cili në çdo varg ka ndërthurur sensin e dashurisë, dashurisë njerëzore dhe dashurisë si koncept ritual.

Besniku ka një themel të fortë në karakterin e tij jetësor, se siç shprehet dr.  Skënder Demailaj në parathënien e librit, , njeherazi bashkëkrahinas i tij, vjen nga një familje atdhetare e arsimdashëse,  e cila ka ndikuar fuqishëm në formimin e karakerit dhe personalitetit të tij me cilësitë më të mira pozitive.

E në shumë vargje , me nostalgji gdhend dhe portretizon prindërit e tij, si gjyshen, babain, nënën, apo ritet dhe zakonet , pa harruar toponimet e regjionit, si rrasa e gurit, kroi, stani, etj.

Bytyçi, vendlindja e Besnik Musajt, i larguar herët prej saj, por asnjë herë nuk e ka braktisur, është pëllëmbë e histori,  e Besniku mbetet një zopëz e kësaj historie në lëmin e të shkruarit, poezisë.

E zëri i poetit vikat:

Mëngjeseve që sapo kanë hapur syrin,

Duart I shtri drejt gurrës së një kroni,

Drejt çerdhes së një zogu,

Drejt lules së një pjeshke,

Drejt gjirit të një syzeze,

Që sapo ka hapur kapakun e syrit.

Me këto vargje brilante rinohet poeti,  besnik i dashurive të para, vargjeve. të cilat gjithë jetën rrugëtuan me Besnikun

e dashuruar me poezinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora