E enjte, 25.04.2024, 05:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Elida Buçpapaj: Zilia

E hene, 09.06.2014, 07:20 PM


ZILIA

 

Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

zilia

është nepërkë

me fytyra

grash

të spitulluara

të squllura

të tërhequra

ose të fryra

me botoxin

e smirës

 

sytë

e smirës

kanë formën

perfekte

të bajameve

me boshësinë

e shpellave

pa pikë oksigjeni

ku nuk merr

frymë dot

asnjë harabel

i vogël

dhe nuk çel dot

asnjë

fill bari

e lule shprese

 

zilia

është nepërkë

me fytyra

të njohura

në shtirën

e tyre

dredharake

kinse

naive

kinse

të pafajshme

kinse

të përvuajtura

nga vuajtja

njerëzore

 

këto

shenjtore vitrinash

nudo

me gunga

mëkati

që e nxjerrin

gjuhën

si hardhuckat

të lëpihen

si boja këpucës

gjithë lustër

hipokrizie

duke të larë

e të lyer

me tonelata

lëvdata

të dishepujve

për ikonat

 

ndërsa nga

momenti

në moment

mund të plasin

pëllcasin

tullumbacet

e marazit

që i skuq

kur e vërshojnë

zilinë

prej syve

duke nxjerrë

nga goja

të gjitha

bullçitë

kinse nota

muzikore

dhe zorrët

gjarpërorë

të helmit

prej tërbimit

në kriza

histerie

kur smira

që kalon

në apoteozën e

shëmtisë

e kërkon të puthë

me një

French kiss

nxjerr gjuhën

e vogël

helmatisëse

prej nepërke

me shtira

shenjtore vitrinash

nudo

gjithë gunga

mëkati



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora