E marte, 20.08.2019, 10:28 PM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Të krishterët e pa krishterë!

E premte, 06.06.2014, 07:24 PM


Të krishterët e pa krishterë !

Nga Fahri Xharra

Dera e parajsës sigurisht duhet të jetë disi më e ndryshme nga ajo e Katedralës në ditën e sotme, që la jashtë ortodoksë shqiptarë, maqedonas e malazezë për të akomoduar priftërinjtë serbë dhe obsesionet e tyre tokësore territoriale e pronësore.(Ruben Avxhiu)

“Kur ushtarët serbë hyjnë në fshatin e vogël Korenica në Kosovë, ata nuk bënë asnjë diskriminim fetar, i vranë të gjithë burrat mbi 16 vjeç. 90% të tyre ishin katolikë dhe 10% myslimanë. Shtëpitë e tyre u dogjën e shkatërruan dhe kur prifti katolik shkoi të ankohet në komandën rajonale u dëgjua me tallje e kërcënime. Asnjë prej vrasësve, djegësve dhe ofenduesve nuk është dënuar apo çkishëruar nga Kisha Serbe.”

Misioni i feve është që të përçojnë tek njerzit mësimet e perendisë, në rrugë shpirtërore. Por;

-Kur Janullatusi  i bekon eshtrat e fashatarëve musliman te varrosur para 100 vjetëve, të futur në një kuti si të krishterë dhe pastaj si ushtarë ortodoks grek, C'far është?

-Kur ndërtohet një kishë me një kosto marramendëse prej qindra miljona eurosh pa deklaruar burim financimi në një qytet prej një milion  banorësh.Ç'far është?

-Kur i ftuari në shejtërim, kreu i kishës serbe deklaron se Kosova është zemra e Serbisë Ç'far është?

Pra ,ne shqiptarët duhet te ndajmë besimin e krishterë e të respektuar ortodoks me ortodoks-shovinizmin qe sot po gelon ne Shqipëri (Gjon Vuksani)

...Inagurimi i Kishës Ortodokse në Tiranë ka nxjerrë ne pah diskutimet mbi Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare...Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare ishte fryt i punës së Nolit por legjitimimi i kesaj Autoqefalie ishte rezultat i kembenguljes se Mbreterise shqiptare! Siç e dimë Noli iku nga Shqipëria në fund të vitit 1924 ndërsa Kisha mbeti Autoqefale gjithë viteve të Mbreterisë!Ata që e njohin historinë kombëtare e dinë se në ç`far viti është njohur dhe pranuar Autoqefalia e Kishës tonë Ortodokse nga Patrikana!...Si arriti Mbretëria shqiptare të mbeshtesë Kishën?! Këtë gjë duhet ta mesojnë politikanët e sotëm...nëse janë të interesuar kuptohet...(Ilir.Seci.)

“Nuk janë fajtorë Sllavët, sëpari duhet të gjykojmë vetën tonë pse :?! Shkurt-pamësia e disa historianëve nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare, po  i vejnë ne pikëpyetje  masakrat e osmanlijve gjatë sundimit Osman. !Në vend që të gjykojmë sundimin turk për gjenocidin që krijoi mbi familjet tona ne atë e mbrojmë, ne nuk pranojmë të flasim, ose kemi trup ta pranojmë që stegjyshërit tonë ishin Ortdoks ose Katolikë, Kemi turp ta pranojmë qe kemi fara e dale nga fara e të parëve tanë, dhe që askush nuk na detyron të nderrojmë fe.

Ne nuk merremi me bazat dhe rrënjet tona, por mendojmë aq shkurt sa që behemi sikur jemi popull i lindur me Perandorinë Osmane. !.....….. Kishat ua dhuruam Sllavëve të  Ballkanit dhe ata tani ndertojnë “historinë “ e tyre me kishat e stergjyshërve tanë…… sot Serbija , Mali i zi, Sllavët e Maqedonisë, po mburrën me një Histori kinse të tyre , por në fakt me ndërtimet tona, me djersën e stërgjyshërve tonë me gjakun e popullit tonë..?! (Musa Esati)

Kisha Ortodokse Shqiptare  a mund të ringjallte Krishtin edhe pa kryepopin serb ?

Krishti nuk mëson vrasjen. Nuk rekomandon hakmarrjen. Nuk këshillon urrejtjen dhe ja këto janë arsyet që  bindin se është dashur të mos ftoni në Tiranë një kryepop të popëve Antikrisht ,një Antikrishti për të kremtuar ringjalljen e Krishtit e i cilii  u mësoi njerëzve dashurinë.

Ai nuk erdhi në Tiranë me flamur të bardhë të paqes, ose me flamurin e Krishtit, me flamurin e pendesës, por zbriti me flamurin serb. Si një nacionalist tipik serb. Ashtu siç do të kishte dashur të zbresë: Millosheviçi, Koshtunica, Dobrica Qosiqi, Arkani, Shesheli, Vuçiqi e Daçiqi.(Lis Bukuroca )  Frika e tij më e madhe duhet të jetë nëse ka vërtet Zot, nëse ka një ferr ku vuhet vërtet për krime. Nëse kthehet vërtet një ditë Jezu Krishti dhe nëse ajo që është shkruar në Bibël është vërtet fjalë e Zotit. Atëhere ai duhet të ketë shumë, po vërtet shumë shumë frikë.

Shenjtërim do të thotë përjetësim, si akt. Por kjo ceremoni duhet të ishte bërë jo nga individë antishqiptarë që e drejtojnë sot Kishën. Ky akt shenjtërimi nuk është i drejtë sepse u bë nga një njeri që nuk është shqiptar, kryepeshkopi Janullatos, i cili për më tepër thirri klerikë nga Greqia e Serbia. Për cfarë i thirri? Për të treguar se sa i fortë është, sa pushtete ka? Kryepeshkopi Irinej njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë, ndaj si mund të shenjtërojë një njeri i tillë Kishën Shqiptare, kur ai është armiku i shqiptarëve dhe nuk e njeh fare dhe nuk e do kombin shqiptar,” tha pasditen e sotme At Nikolla Marku, gjatë një bisede telefonike për KosovaPress.

Shenjtërimi i kishës ortodokse Shqiptare u kthye edhe  në një demostrim force te klerit grekë në Shqiperi. Sikur në krye te kishës sonë do ishte një shqiptar as që mund të paramendohej  të ndodhte nje dicka e tille .Siç u vu re " eshte e padiskutueshme forca e kryepeshkopit shqiptar ne rangun e ortodoksisë shqiptare.Por as Greqia as Qipro,as Serbia, e as Rusia nuk duan të dine për të drejtën tonë që të jetojmë të lire e se bashku si Shqiptare.Keto shtete nuk e njohin pamvarsinë e Kosovës ....dhe këtu lindin shumë pyetje për ortodoksët e vërtetë Shqipetar\:Cili eshte vizioni juaj ortodoks? Një ortodoksi shqiptare qe flet greqisht? Cilet jane miqët e bashkëvellezrit e besimit tuaj? Armiqët e Kosovës janë vëllezërit tuaj? (Altin Kocaqi)

Ky Antikrisht nga dhjetë urdhëresa qëndrore biblike, ka shkelur shtatë. Nuk dimë a ka shkelur kurorën, pra të shtatën. Nuk dimë a ka respektuar të pestën, a ka dashur prindërit e vet. Dhe nuk dimë a respekton ditën e pushimit, të shtatën, popi serb është bashkautor ideologjik i të gjitha mjerimeve shkatuar në Kosovë. Ai që nuk beson dhjetë urdhëresat, nuk mund të konsiderohet i krishterë (Lis Bukuroca )

Ky ishte një mllef i shprehur për të krishterët të pakrishterë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT