E enjte, 18.04.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjergj Kabashi: Intervistë ekskluzive me Alma Lamën

E marte, 03.06.2014, 08:28 PM


Intervistë ekskluzive me Alma Lamën: Ajo çfarë po shoh tani në Kosovë është një mungesë e madhe atdhedashurie, tek ata që qeverisin apo që pretendojnë të qeverisin

Kandidatja për deputete LDK-se në Parlamentin e Kosovës Alma Lama në një intervistë për Revistën Drini nuk ka kursyer kritikat e saj për politikën kosovare në përgjithësi dhe qeverinë falimentare të ketyre viteve të fundit. Lama shprehet se është ndier e vetme dhe e braktisur nga politika dhe deputet burra kur ajo doli ne mbrojtje te figures se Gjergj Kastriotit-Skendërbeut në Parlamentin e Kosvës. “Ata u turpëruan kur heshtnin përballë fyrjeve që vinin ndaj figurave kryesore kombëtare Gjergj Kastriotit e Nene Terezes, nga parlamentar të tjerë të kuvendit të Kosovës, dhe nuk më mbrojten kur u ngrita për të mbrojtur këto figura”. Alma Lama thekson se LDK është forca e duhur politike që mund të nxjerrë Kosovën nga kriza dhe dëshpërimi nga ku e ka zhytur qeveria Thaçi. Fushata elektorale, vazhdon Lama, është duke shkuar në mënyrë të përsosur dhe nuk më trembin “injorantët antishqiptarë” që bëjnë thirje votuesëve për të mos votuar kandidaturën time.  Entuziazmi që kam gjetur tek qytetarët e Kosovës, gjatë këtyre ditëve , thekson znj. Lama, më bën optimiste se qytetarët do të votojnë për të ardhmen e tyre.

Alma Lama në legjislaturën e fundit ka qenë deputete në radhët e partisë VV dhe në kondraditë me politikën antishqiptare dhe klienteliste të kësaj force, mori guximin të distancohet nga kjo forcë dhe kaloi në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ku është kandidate për deputete për parlamentin e ardhëshëm.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të znj. Alma Lama dhënë drejtorit të Revistës Drini Gjergj B. Kabashi.

Revista Drini: Zonja Alma, a mund të na tregoni për lexuesit e Revistës Drini, se cilat ishin arsyet që iu nxitën të kandidoni për deputete në kuadër të Listës së LDK-së kësaj rradhe?

Alma Lama: Sic e dini para disa muajsh kam kaluar në LDK. E bindur se kjo është partia më e përshtashme për të zhvilluar aktivitetin poltik, për të arritur synimet e mija politike që kanë të bëjën drejtpërdrejtë me angazhimin për një Kosovë më demokratike. Kjo është edhe arsyeja që jam në listë. Kam pasur mbështetjen e mijëra njerëzve që më kanë inkurajuar që të vazhdoj të jem zëri I tyre, prandaj edhe jam këtu. Unë mendoj se cdo qytetar duhet të angazhohet. Vendin tonë nuk do të vijnë të na e bëjnë të huajt, jemi ne ata që duhet të punojmë, të sakrifikojmë, të japim gjithcka nga vetja në mënyrë që të arrijmë ato standarte që i ka arritur bota demokratike. Unë nuk lëkundem në qëndrimet e mia, pavarëisht pengesave që më dalin përpara, në fakt as që dua të dëgjoj për to. E dij që jam në rrugë të drejtë dhe gjithsesi në shërbim të interesave kombëtare.

Revista Drini: Një krutane e ardhur pas luftës nga Shqipëria Administrative,për disa vite punuat si gazetare në Kosovë,duke krijuar një përvojë e njohje të duhun të rrethanave të jetës së kësaj pjese të kombit. A mund të na tregoni se cka u mësojë përvoja e tillë? Si e rinjohët “kosovarin” për të cilin gjatë formimit tënd intelektual, kishit mesuar kryesisht nga librat?

Alma Lama: Kam punuar 10 vjet gazetare në Kosovë. Gjatë kësaj kohe kam takuar mijëra njerëz, të të gjitha kategorive, nga fshatari më i thjeshtë deri tek politikani më i lartë. Profesioni i gazetarit të pajis me aftësi të vecanta të cilat më pas në politikë janë një përparësi e madhe. Unë nuk kam pasur paragjykime për Kosovën, përkundrazi e kam pas idealizuar shumë. Vecanërisht për shka të rezistencës së madhe ndaj pushtuesit dhe luftës për liri. Në fakt ajo cfarë po shoh tani është një mungesë e madhe e patriotizmit tek ata që qeverisin apo pretendojnë për të qeverisur. Tek njerëzit e thjeshtë vazhdoj të gjej idealizëm e sakrificë, janë ata që më mbajën me shpresë se demagogëve dhe profiterëve do t’iu japin vendin e merituar shumë shpejt.

Revista Drini: Fushata e zgjedhjeve të 8 qershorit tashmë është mjaft e ndezur. Ku gjendeni ju në këtë garë, duke pasur parasysh se ndërsimi antishqiptar ndaj jush e disa të tjerëve është mjaft aktiv dhe me gjasë edhe i nxitur nga antishqiptarët e FRM të Kosovës i cili,madje, e thirri “popullin musliman” që mos ta votonte një deputete “antimuslimane”,si Alma Lama… Si ndjeheni kur kercënoheni në këtë mënyrë dhe kur jeni të vetëdijshme se ndërhyrjen e tillë nuk e merr parasysh as Policia e Kosovës,askush tjetër?

Alma Lama: Fushata ime po shkon shkëqyeshëm, kam përkrahje të jashtëzakonshme në cdo cep të Kosovës nga mijëra njerëz që po takoj. Unë nuk merrem me injorantët.

Revista Drini: A mund të jepni një koment të shkurtër për listat për deputet të LDK-së,PDK-së,VV-së e të tjerëve,duke bërë një vlerësim të shkurtër për pesë të parët në cdo listë? A janë ata që su treguan deri tash,apo janë të tjerë?

Alma Lama: Më besoni se nuk i kam parë lista e partive të tjera dhe aq që më interesojnë se kush u rendit i pari e kush i dyti. E dij që në lista ka edhe era kriminelësh, e kjo është e turpshme. Partitë poilitike duhet të demokratizohen, e jot ë iponojnë emra që  nuk i do as anëtarësia, e as publiku. Unë shpresoj shumë që qytetarët ti ndëshkojnë njerëzit e korruptuar dhe të kompromentuar.

Revista Drini: Meqenese reflektimet tuaja për cështjet e Atdheut janë mjaft të çmuara nga elitat atdhetare dhe intelektualët e pavarur e të dalluar gjithandej ku bukës i thuhet bukë e ujit-ujë,si e shpjegoni dhunën e udhëhequr kryesisht nga dy shtete me synime destabilizuese ndaj kombit,nga Turqia dhe Greqia, të cilat,secila në mënyrën e vet i ka futur në duar dy fetë më të mëdha që praktikohen nga pjesë të shqiptarëve, Islamit dhe Ortodoksisë? Nga mund ta shpjerë kjo ndërhyrje e jashtme në punët e brendshme të kombit shqiptar, shoqërinë shqiptare? Cka duhet të bëhet e që nuk është bërë deri tashti?

Alma Lama: Unë mendoj se historia ka tendenca të na përsëritet, falë naiviteti tonë dhe ndonjëherë interesavë të ulëta. Ne si shqiptarë duhet të ndërtojmë raporte të mira edhe me Greqinë,  edhe me Turqinë, por raporte reciproke, e jo supremacie të njërës palë. Për më tepër askush s’duhet të na ngacmojë për të shkuarën sepse ajo është shumë e dhimbshme për ne, me fajin e tyre. Na kanë pushtuar, na kanë marrë territore, na kanë bërë të derdhim shumë gjak. Unë besoj se asnjë shtet fqinj, që kërkon destabilizimin tonë dhe të na nxjerrë nga rruga drejt Evropës, nuk do të ketë sukses. E shumta mund të na ngadalësojë në këtë rrugë, sic edhe po ndodh. E kam më shumë fjalën për Serbinë, me sjelljen destruktive ndaj Kosovës, por edhe shtet të tjera që na fusin shkopinj nën rrota.  Në rastin e Turqisë mund të them se nuk janë modeli i shteti që ne duhet të ndjekim. Vetë turqit janë duke e kundërshtuar mem forcë autoritarizmin e z. Erdogan, i cili madje ka tentuar të kufizojë shumë liri të qytetarëve të tij.

Revista Drini: Në gjithë Evropën janë sy e vesh për tu mbrojtur nga të ashtuquajturit “luftëtar të Allahut”, ku shqipfolësit janë pjesë e hartës së rrezikut… A mendoni që Policia e Kosovës dhe ajo që quhet politike e shendetshme kombetare e ketij vendi, janë duke e marrë seriozisht provokimin daj kombit shqiptar, në rend të parë të terroritëve potencial religjioz nga Kosova që janë duke marrë pjesë në luftera religjioze, kryesisht në Siri dhe madje,duke qenë krah i Al Kaedas dhe synimeve të saja antinjerëzore?

Alma Lama: Mendoj se ata njerëz që bien viktimë e ideologjive ekstreme, dhe që shkojnë Siri e Irak nuk e përfaqësojnë Kosovën, as shqiptarët e madje as familjet e tyre.  Ata përfaqësojnë vetveten dhe po sakrifikohen pa nevojë, sic thotë populli po shkojnë si qene në rrush. Fajin e kanë ata që ua shpërlajnë trurin. Policia e Kosovës duhet të merret urgjent me parandalimin e këtij fenomeni, dhe me sa kam unë informata ata po merren. Pajtohem që shteti duhet të jetë më serioz në këtë çështje, por siç e dini ky problem ka prekur edhe shtetet më të konsoliduara të përendimit.

Revista Drini: A ndjeheshit që i keni turperuar “burrat” e Kosovës, përfaqësues të “popullit” në kuvendin e deridjeshëm të Kosovës?

Alma Lama: Po janë turperuar edhe shpesh madje, kur e shihnin të keqen në shesh dhe bënin sikur nuk e shihnin, kur sulmohesha unë në mënyrën më të ulët dhe bënin sikur nuk dëgjonin, kur na u sha Nënë Tereza e Gjergj Kastrioti Skenderbeu në mes të parlamentin dhe i futën veshët ne lesh. Ky është mjerim i politikës së sotme, por unë besoj se qytetarët do tua tregojnë vendin e merituar.

Revista Drini-Intervistoi: Gjergj B.Kabashi



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora