E premte, 26.04.2024, 12:32 AM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Fahri Xharra - '' Unë dhe O.J. Schmitti''

E hene, 02.06.2014, 08:02 PM


Libri i ri “Unë dhe O.J. Schmitti” nga Fahri Xharra

Nga Elvi Sidheri

Miku im i nderuar dhe njëkohësisht autori i shumë-preferuar i një publiku tejet të gjerë mbarëshqiptar, Fahri Xharra, nxjerr në botim librin e tij të tretë.

Është kjo një sprovë e rradhës për këtë njeri të apasionuar, ngulmues, erudit, poliglot, i cili tashmë dy herë të tjera ka ditur t’i ofrojë lexuesit të kudondodhur shqiptar, botimet tejet të suksesshme e të lexuara të formatit bashkëkohor “e-book”...“Antika e mohuar” dhe “E vërteta historike-Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë”

Është e vërtetë që Fahri Xharra ndoshta për mendimin e dikujt boton paksa shumë?

Për të tjerë ky burrë i vendosur dhe mendjeplotë, duket sikur nuk resht së gërmuari në të shkuarën e popullit të vet, në kërkim të rrënjëve të harruara, mohuara, neglizhuara, të pikëpyetura apo të vjedhura, të gjuhës, gjakut dhe origjinës shqiptare!

Fahri Xharrën personalisht e kam njohur fare rastësisht...

Tashmë 4 vjet më parë, më pati rënë në dorë padashur, një gazetë kosovare, ku përveç lajmeve të zakonshme lidhur me përpjekjet e qeverisë kosovare të kohës, për të siguruar sa më tepër njohje të pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, spikaste dukshëm edhe një shkrim i ndryshëm nga të tjerët atypari...

“Syri mavi dhe leshkuqi” quhej ai shkrim.

Qysh atëherë pata fatin më tepër sesa thjesht rastin, që të kridhem me gjithë dëshirën e kureshtjen e mundshme (ashtu si shumë të tjerë)...në botën e pasur, të kulturuar dhe tepër të thellë të këtij njeriu që me një pasion të pashtershëm, në vijimësi ka ditur dhe di të na ofrojë të tërë neve lexuesve të tij, analiza shteruese të shumë aspekteve që kanë të bëjnë me të tashmen e koklavitur, po aq sa edhe më një të kaluar ende të pazbardhur të qënies sonë shqiptare.

Tanimë ka ardhur rradha që me “penën” (dhe mendjen) e Fahri Xharrës, të përballet njëherë e mirë edhe O.J.Schmitt, ky zvicerian i dyshimtë, personifikim i mirëfilltë i lobeve të njohura dhe përherë vepruese, antishqiptare.

Përse Fahriu të ndjente fundja papritmas nevojën për të shkruar e mbi të gjitha, për të kundërshtuar, duke i përkushtuar për më tepër, një libër të tërë me shkrime të zgjedhura O.J.Schmitt-it dhe “prapavijës” së tij serbomadhe, racistoide, shqiptaro-mohuese?!

Arsyet janë aq të qarta, sa nuk do të ishte nevoja fare që t’i përmendja, por gjithësesi mendoj se personazheve groteske, sharlatane, këtyre veglave, marionetave, kukllave që drejtohen drejtpërdrejt nga fijembajtësit e Akademisë së Shkencave të Beogradit (si i tashmë “ngordhuri” Dobrica Qosiç)...u do dhënë gjithnjë një përgjigje e vendosur, pa u lënë kohë që të përhapin helmin e tyre.

Një helm antishqiptar, një virus shqiptaro-mohues që tashmë ka nisur të marrë vendosmërisht trajtat e një epidemie, thënë më mirë, e një pandemie të rrezikshme, duke sulmuar me rradhë gjithë figurat e ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, duke vërshuar me llumin më të ndotur drejt lartësisë së emrit të Gjergj Kastriotit, drejt veprës së shenjtëruar të Nënë Terezës, drejt fshirjes fiktive të çdo lidhjeje mes së kaluarës sonë iliro-arbërore dhe shqiptarit të shekullit të 21...

Këtë helm pra, Fahri Xharra, ka kohë që e ka “nuhatur”!

E ka ndjerë në ajër dhe rreket prej kohësh që t’a luftojë me çfarë të mundet, me mjetet e tij të reduktuara në pamje të parë.

Ajo që atij i mbetet...është vetëm fjala...

Sepse e para edhe sipas librit të shenjtë, ishte pikërisht “FJALA”!

Prandaj fol Fahri Xharra, apo siç me të drejtë të quan tashmë shumëkush: “Baca Fahri’!

Denoncoji, përgënjeshtroi me forcën e argumenteve të tua të pashtershme, me dashurinë dhe përkushtimin tënd të panjollë ndaj shqiptarëve dhe shqiptarizmit, me punën tënde të përditshme, me fuqinë e arsyetimit tënd çarmatosës, kundërvihu të gjithë mohuesve, refuzuesve, përçmuesve, injoruesve, atyre të përngjashmëve në vepra dhe qëllime, me O.J.Schmitt-in...

Këtë “bari dhish” zviceriane, këtë druvar të munguar, këtë person të fandaksur të cilin ndokush, falë një dhelpërie dinake, ka vendosur t’a përdori gjerësisht, për të dëmtuar aq sa të jetë e mundur, të tashmen, të kaluarën e mbi të gjitha...të ardhmen e popullit dhe historisë shqiptare.

Ju ftoj me ëndje dhe bindje, që të shkarkoni (falas) këtë libër të rrallë dhe të përhumbeni brenda faqeve të tij, duke kuptuar sesa e madhe është “pezhishka” (rrjeta e mermangës) që lobet e fuqishme antishqiptare, kanë thurur në vazhdimësi...

“Kundërhelmin” ndaj këtij virusi, Fahri Xharra ka nisur t’a prodhojë gjithësesi!

Fahri Xharra: "Unë dhe O.J. Schmitti" (978-9951-641-75-3) Online :: Libraria Elektronike




(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora