E shtune, 20.04.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nue Oroshi: Shpejt na ike o Mentor Quku

E diele, 01.06.2014, 06:00 PM


Shumë shpejt na ike dhe na le të vetmuar ne o Mentor Quku

Nga Mr.sc.Nue Oroshi

Lajmi se sotë me 31 maj u nda nga jeta studiuesi atdhetari, nacionalisti shqiptar, studiuesi titanik  i Mjedës, ish Kryterai i Ballit Kombtar për Shkodër dhe se fundit tashë e 10 vite kordinator për Shqipëri, Qameri dhe Mal te Zi i Shoqatës së Intelektualëve gjithshqiptarë Trojet e Arbrit, Mentor Quku më godit randë. Më goditi randë saqë rrallëher në ndonjë shkrim përkujtimorë më ka ndodhurë që të bëji luftë të fortë me ndjenjat,  për mbledhjen e mendimeve kujtimeve për përsonalitetin që kam shkruarë. Por  për kët burrë të madhë të kombitë shqiptarë Mentor Qukun  i cili ishte nje intelektualë Erudit, një gjeni e rrallë që kishte kombi shqiptarë ka qka te thuhet e ka qka të flitët e shkruhet edhe ne momentët e dhimbjes dhe pikllimit. Por shumë shpejt na ike dhe na le të vetmuarë ne o Mentor Quku.

Shënime të shkurtëra biografike për Mentor Qukun

I lindur në Bilisht të Korçës me 20 janar 1939. Mësimet e mesme i përfundoi në shkollën pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, në vitin 1954. Ka përfunduar Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë në vitin 1957. Pastaj ka vazhduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të cilat i përfundoi në vitin 1963. Në periudhën 1954-1957 ka shërbyer arsimtar në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit. Ndërsa në periudhën 1957-1961 ka shërbyer në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në Lezhë. Për dy vite shkollore (1961-1963) ka qenë mësues në shkollën e mesme “Xheladin Fishta”, në Shkodër. Pastaj për 27 vite shkollore rradhazi (1965-1991) ka qenë mësues në shkollën e Barbullushit. Në vitin shkollor 1991-1992 drejtor në shkollën e Bahçallekut. Në periudhën 1992-2000 ka kryer detyrën e drejtorit të Muzeut Historik Shkodër. Ka punuar  në fushën e historisë, historisë së letërsisë shqipe, shkencave politike. Ishte  drejtor i revistës Kumtari, si dhe i gjashtë vëllimeve të Seminari Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj, I, II/1, II/2, III/1, III/2, III/3. Ka drejtuar projektet dhe ka organizuar katër seminare ndërkombëtare Shkodra në shekuj (1, 2, 3, 4). Punimet e para i ka botuar në Mësuesi, Arsimi Popullor, Bashkimi. Ishte  autor i shumë studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes, që lidheshin me profesionin e tij bazë, si në metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstollogji, psikologji e arteve figurative, psikologji sportive, psikologji e moshave.Gjithashtu është autor i disa studimeve në fusha të tjera si: histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi politike, letërsi për fëmijë, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë.  Është autor i shumë studimeve të botuara në revistat shkencore, në shtypin periodik brenda e jashtë vendit, si në: Studime filologjike, Studime historike, Studime pedagogjike, Kultura popullore, Buletin shkencor i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër, Kumtari i Muzeut Historik Shkodër, Seminari Shkencor Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj,Nëntori, Les Lettres Albanaises, Shqipëria e Re, Ylli, Hylli i Dritës, Gjuha e Jonë, në Flaka, Illyria, Dielli, Koha Javore. Ka botuar librin, Historia 100 vjeçare e shkollës së Barbullushit (1901-2001), maj 2001, Tiranë, fq. 100. Libri është frut i gjurmimeve të gjata në arkiva, biblioteka e intervistave me ish nxënës e mësues të shkollës së Barbullushit, gjatë pothuaj tre dekadave që shërbeu si mësues në këtë shkollë. Libri 100 vjetori i shkollës së Barbullushit(1901-2001), është trajtuar në gazetën Arsimi, me recensionin Libri për një shkollë rurale (Tiranë, viti I, nr. 3, 2001, faqe, 6,7) të studiuesit Idriz Kali. Lidhur me konceptet e tij politike mbeshtetur ne një periudhë dhjetëvjeçare të të qënurit aktiv në politikë (ka qenë për dhjetë vjet kryetar i Ballit Kombëtar për degën e Shkodrës dhe anëtar i kryesisë së partisë Balli Kombëtar), ka botuar dy vëllime “Promemorje e një ballisti” dhe “Balli Kombëtar dhe demokracia e fjalëve”. Vëllimi parë është një analizë për zhvillimet aktuale brenda partisë Balli Kombëtar si dhe për të ardhmen e kësaj partie. Ndërsa vëllimi dytë jep drejtimet kryesore për ta bërë partinë Balli Kombëtar një parti moderne e bashkëkohore. Ka përgatitur për botim librin e Faik Qukut “Rezistenca e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botnore”, një histori tjetër nga ajo e shkruar nga kasnecët e komunizmit. Është autor edhe i dy albumeve të Ballit Kombëtar. Ka hartuar librin “Një vështrim i ri mbi Luftën e Reçit” që synon të thotë të vërtetën e shtermbëruar deri tani mbi këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, si dhe për rolin aktiv të çetave të Ballit Kombëtar në këtë betejë në gusht 1943. Të gjitha këto mbështetur mbi dokumente arkivale. Tema qëndrore e studimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës. Ku me një studim  me tepër se  tri dekada mbi këtë figurë të shquar, të cilin do e nxjerr me një botim serial, prej 11 vëllimesh. Deri tani ka vënë në qarkullim, librat e kësaj serie: ku siq shkruanë Studiuesi dr. Don Nik Ukgjini tema qendrore e kërkimeve dhe e studimoreve të Mentor Qukut ishte  figura e Ndre Mjedës, për të cilën ai ka punuar 30 vjet dhe ka botuar një kolanë studimore shumëvëllimshe. Për t'u dokumentuar rreth jetës e veprës së Mjedës, ai ka shfrytëzuar arkivat e të gjitha vendeve ku Mjeda ka studiuar e punuar, ose që kanë ruajtur dokumentacion për Mjedën, si psh. Arkivi i Propaganda Fides, Arkivi i Jezuitëve Romë, fondi Peters Mahringer-Fonds (Austri), arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Vjenës, si edhe arkiva e bibioteka të shumta në Gjermani, Francë, Poloni, Danimarkë, Spanjë, apo kuvendet françeskane e jezuite të Bosnjes e të Kroacisë.

Botimin e plotë të kolanës studimore "Mjeda",autori Mentor Quku e përfundoi më 2013, me rastin e kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kjo kolanë, e botuar nga Shtëpia Botuese "Ilar" në vitet 2004-2013, paraqitet me këto vëllime:

1. Mjeda 1 (1866-1888): RINIA, fq. 642, 2004

2. Mjeda 2 (1888-1899): ALBANOLOGU, fq. 642, 2006

3. Mjeda 3 (1899-1912), i përbërë nga dy libra:

4. ALFABETI, fq.680, 2007

5. LIRIA, fq. 766, 2008

6. Mjeda 4 (1912-1925): IDENTITET, fq. 634, 2009

7. Mjeda 5 (1925-1937): GJUHETARI, fq. 740, Tiranë, 2010

8. Mjeda 6, i përbërë nga dy libra:

9. BIBLIOGRAFIA (e Mjedës), fq. 325, Tiranë 2012

10. BIBLIOGRAFIA (mbi Mjedën), fq. 730, Tiranë 2012

11. Mjeda 7: BASHKEKOHESIT, fq. 494, Tiranë 2005

12. Mjeda 8: ALBUM, fq. 196, Tiranë 2010

13. Mjeda 9, Përmbledhje, fq. 254, Tirane, 2013.

14. Prof . Mustaf Dervishi, Tirane, 2013.

Disa Kujtime gjatë aktivitetitë 10 vjeqar me Profesorin Mentor Quku

Me Studiuesin dhe atdhetarin Mentor Quku me ndajn një sëri kujtimeshë të mira dhe të gjata tani e 10 vite më radhë. Preji mbajtjës së sesionitë të parë shkencorë tani e 10 vjetë më parë e deri më tani kemi bashkpunuarë shumë ngushtë, dhe Mentor Quku ka qenë kordinator i Shoqatës së Intelektualëve mbarë shqiptarë Trojet e Arbrit. Aji ishte shum i përkushtuarë në punën që e kryente. Preji momentinë të njoftimitë për mbajtjën e sesionitë shkencor baca Mentor ishte gjithmonë i angazhuar dhe bënte kordiniminë e dhjetra ligjerusve, si dhe njëkosisht organizonte edhe udhëtimet me komplet ligjerusit. Aji ishte i përkushtuarë edhe në udheheqjën e seancave shkencore ku qdo herë kur e kishim vështir pasiq kishimë shumë ligjerues mbrenda një sesioni shkencor dhe sesioni duhet kryerë mbrenda nje dite atëher kryetari i nderuar i  Shoqatës Trojet e Arbrit prof.dr.Muhamet Shatri thoshte urdhero i nderuarë Mentor udhëhiqe sesionin shkencor se ju përveqë që jeni ligjerues ne enët tuaja atdhetare rrjedhe edhe gjakë oficeri, sepse Mentor Quku ishte në lidhje familjare me kolenel Faik Qukun nje ushtarak i rrallë dhe një profesionistë i mir. Asesi nuk i harroji ato ditë kurë nga Shkodra i prisja ne Prizren, Prishtin, Ferizaji, Kuks, Istog, Prishtinë apo qytetete të tjera studiuesit dhe atdhetaret Mentor Quku, Willy Kamsi, fotografin e mirnjohurë Anxhelin Nënshati, Fatbardha Mulleti Saraqi, dhe shum e shum studiues të tjerë. Gjithmonë ju printe Mentor Quku, aji përveq që ishte një tip studijuesi kishte edhe një sharm të bukur të shakave Shkodrane që e jepnin hijeshi kuvendeve tona. Në një rastë më patë thën: Ka momente që kam qenë i dëshpruarë dhe gjithmonë kam menduar se qka do të ndodhë me Nacionalizmën Shqiptare, porë me të dalë në skenë Shoqata e Intelektualëve mbarë Shqiptarë Trojet e Arbrit, atëher e kam ndier vetën shumë të lumtur, sepse qdo veprimtari atdhetare e Nacionalizmës Shqiptare ësht duke u shkruar me forcën e argumentit shkencor. Profesor Mentor Quku edhepse isha më i ri se aji shum vite kishte një respekt të jashtzakonshëm për mua, dhe gjithmonë me jepte kurajo të fortë se puna duhet të vazhdohet me përkushtim dhe pa u lodhur. Në një momentë më tha” ndëgjo kët që po e bëjm ne sod në botiminë e këtyre veprave Enciklopedike shum pak njerëz ja dinë sod vlerën, porë mbasë 10 viteve këto vepra kanë me qenë shumë të kërkuara, ndersa kurë të kalojnë 20 vite ky projekt shkencorë do ta marrë vetën edhe në aspektin politikë dhe patjetër do të ndodhë bashkimi kombtarë. Profesorë Mentor Quku ka arritë të baji kordiniminë e 11 sesioneve Shkencore që kemi mbajturë në mbarë Trojet e Arbrit, ku kemi botuarë gjithsejtë 11 vepra Enciklopedike të projektite E Djathta Shqiptare ne Mbrojtje të  Shqipëris Etnike.

Dhe derisa sodë në paraditën e kësaji dite kisha një gjysmë ditë të gëzuarë sepse miku im Avni Bilalli nga Kosova ma solli Librin e Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipëris Etnike 11 e cila ishte një enciklopedi e gjallë, pjesën e dytë të ditës vërtet jam shum  thellë i lënduar në shpirtë e zemër për lajmin që më dha miku im Selman Etemi se Mentor Quku ka ndërruarë jetë. Po sod derisa bisedonim me kordinatorin tonë për Amerik studiusin dhe atdhetarin Tom Mrijaj për organizimin e sesionit të XII shkencor, gjatë biseduamë për Mentor Qukun, a do të përmisohetë dhe sërishë të jet në gjendje që tju bashkohet karvanit të burrave të kombitë për bërjen e Shqipëris Etnike. Si në balada të lashta Mentor Quku e zgjodhi edhe amshimin. Aji në amshim shkoji pikërishtë në Qershor, në muajin kurë u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në muajin ku ra dëshmorë udhëheqësi ushtarak dhe politikë kundër forcave komuniste kapidan dr. Mark Gjon Marku, në muajin ku tashë e 10 vite më parë u themelua edhe Shoqata e Intelektualëve mbar Shqiptarë Trojet e Arbrit. Shum shpejtë na ike dhe na le ne të vetmuarë o Mentor Quku. Por ti mbete ne mesinë tonë,sepse gjatë jetës  e ringjalle Mjedën e madhë, ku dhatë,  një shembullë për intelktualët tjerë se si duhet punuarë me përkushtim, atdhedashuri e mirësi. Tek Mentor Quku ishin të lidhura studimi, atdhetarizmi, dhe intelektualizmi, ku te tri këto gjëra që posedonte intelektuali gjeni Mentor Quku si një trini e shenjtë i rrin lartë në qiell në botën e amshimitë. Pushofsh ne paqë mik i nderuar Mentor Quku.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora