E shtune, 20.04.2024, 03:14 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rrustem Geci: “Pikëllimi” riatdheson të pajetët

E premte, 30.05.2014, 07:31 PM


Portret i Fatmir Elezit?

Ndërmarrja “Pikëllimi” në Steinach të Gjermanisë, transporton dhe riatdheson të pajetët e Kosovës nga mërgimi për në Kosovë

( Nuk kam rënë nga qielli, as s´më ka sjellë era, jam lindur në Kosovë, dhe në Kosovë dua të të vorrosem, ishte amaneti i një mërgimtari, që po jepte frymë!..Kosova ka mërgatë të madhe në perëndim, më thotë Fatmir Elezi, por, në mëgim nuk krijohen shqiptar, por asimilohen!..)

Nga Rrustem GeciDortmund

Këto ditë u takova me presidentin e Ndërmarrjes “Pikëllimi” në Dortmund, me mikun dhe patriotin, Fatmir Elezin, nga Mirashi i Vushtrrisë, dhe kolegun e tij të punës, Orhan Bekën, nga Qabëri i Mitrovicës. Derisa po e gjerbnim kafenë, Fatmiri nis e tregon rrugën e tij të mundimshme nën pushtim, dhe për kapakët e “valixhes” me kapanxhë të asaj kohe. Jeta nën këmbët e pushtuesit, ishte vetëm sa për të marr frymë. Nën pushtim, armiku provoi që t´ia thyej Kosovës kurrizin deri në nënshtrim. Mirëpo, Kosova e luftave dhe e betejave, asnjëherë nuk u hamend që ti del zot vendit dhe atdheut të tij. Fatmir Elezi u lind në Mirash ( Mihaliq ) të Vushtrrisë, më 1.01.1975. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kastriot. Pas shkollës së mesme, në pamundësi për t´u punësuar diku, Fatmiri vazhdon mëtej kulturimin në Fakultetin e Maqinerisë, të Universitetit të Kosovës. Mirëpo, fati I keq e deshi më thotë Fatmiri, që të merrja rrugën e mërgimit. Familja 13 anëtarshe  e Fatmir Elezit, prindërit ( Hyseni dhe Shukria ) dhe 11-të fëmijët e tyre; 6 djemtë, dhe pesë vajzat, fal prindërve, kishin një edukatë të mirëfilltë atdhedashurie. Studimet, për Fatmirin, ishin një njohje më shumë me dijet dhe me teknologjitë e kohës. Në atë vite të vlimeve të mëdha më thotë Fatmiri, unë edhe studioja, edhe i ndihmoja shokët e mi të idealit. Por, në vitin 1993 në pamundësi për të qëndruar më në Kosovë, u detyrova të marr rrugën e panjohur të mërgimit. Pushtuesit i kishte hyrë uji nën këmbë, por ai nuk dorëzohej, pa i dhënë edhe përgjigjen finale. E them me plotë përgjegjësi s´e shumë të rinj të asaj kohe, kemi marr rrugën e mërgimit, për t´u vetëarmatosë. Mirëpo, jeta nuk na do si duami, por si do ajo. Në Vitin 1998 unë u ktheva në Kosovë, për t´ju bashkuar Luftës Çlirimtare të Kosovës. Në radhët e UÇK-së, unë kisha dy vëllëzërit e mi, Avniun dhe Saliun. Mirëpo, komandanti i njësitit ku ishin vëllëzërit, më udhëzoi që unë të kthehem sërish në Gjermani, për të ndihmuar familjen dhe luftën. Dhe ashtu ndodhi. Mërgata jonë në Gjermani ishte mjaft e organizuar për t´i mbushur fondet për luftën, dhe për organizimin e vullnetarëve. Në këtë drejtim shprehet Fatmiri, unë kujtoj s´e kam bërë mjaft, dhe kam derdhë kontributin tim pareshtur, që lufta të mos ngec për armë, veshje, municion dhe medikamente. Lidhja e mërgimtarëve, më thotë Fatmiri, jo vetëm në Gjermani, por, edhe më gjerë, e kemi ndihmuar shumë Luftën e Kosovës. Në të gjitha fondet jashtë Kosovës, mërgimtarët tanë kanë derdhur qindëra miliona marka për ta mbajtur frontin e luftës në Kosovë. Lufta për liri është e të gjithëve. Unë kujtoj më thotë Fatmiri, se ne mërgimtarët kemi bërë atë që kemi mundur. Lidhja e Mërgimtarëve Shqiptar në botë, organizoi edhe grupet vullnetare të të rinjëve, për luftë. Në mërgim shprehet Fatmiri, nuk jetohet keq. Por, i mërguari përherë është i prekur nga malli, nga dashuria për vendlindjen, nga dashuria për miqtë, shokët, të afërmit. Mendja dhe kraharori përherë bëjnë pyetje; si të çlirohemi nga malli, dhe nga plaga e mërgimit, i vetmi ilaq, kujtoj unë, shprehet Fatmiri, është që të kthehemi një ditë në Kosovë. Mirëpo, tregon Fatmiri, unë kam një biznes që më lidhë shumë me Kosvovën. Biznesi im quhet, Ndërmarrja “Pikëllimi” për transportimin dhe riatdhesimin e të pajetëve, dhe për ceremonitë e funeraleve. Në këtë drejtim, ndërmarrja “Pikëllimi”, jemi të organizuar mirë, dhe kemi një staf profesionist, prej 11 vetave, që i plotësojnë dokumentet, dhe bëjmë transportimin e të pajetëve, nga e gjithë Evrpoa, për në shtëpitë e tyre, e mëpastaj deri tek varrezat. Kosova ka mërgatë të madhe. Sipas shënimeve tona, vetëm në Gjermani dhe në Zvicërr, jetojnë rreth shtatëqindmijë ( 700 000 mijë )  mërgimtar shqiptar, shifër rënqethëse, por ky është realiteti. Në mërgim më thotë Fatmiri, nuk krijohen shqiptarë, por asimilohen. Më duhet të theksoj, vazhdon Fatmiri, se Ndërrmarrja jonë “Pikëllimi”, aktualisht operon në gjitha shtetet e  Evropës perëndimore. Ndërrmarrja “Pikëllimi” për transportimin dhe riatdhesimin e të pajetëve, dhe ceremonitë e funeraleve, tani mbush 11 vjet. Stafi ynë është i përgatitur mirë, edhe me teknikë bashkëkohore  të kohës. Njerëzit e mi shprehet Fatmiri, janë të aftësuar për këtë punë. Cilësia e punës është e lartë, e shpejt, dhe pa vonesa burokratike, në transportimit të kufomave, dhe rregullimin e dokumentacionit. Stafi i Ndërrmarrjes “Pikëllimi” punon 24 orë, dhe është i specializuar në këtë fushë. Riatdhesimi i të pajetëve  dhe transportimi i kufomave për në Kosovë, është i një rëndësie të madhe. Çdo njeri para se të vdes, ai do ta di se ku do të vorroset, dhe le amanetin për këtë. Nuk kam rënë nga qielli, as s´më ka sjellë era, jam lindur në Kosovë, dhe në Kosovë dua të të vorrosem, ishte amaneti i një mërgimtari, që po jepte frymë!..



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora