E enjte, 25.04.2024, 01:03 AM (GMT+1)

Intervista

Oralda Lahe: Flet Zajmira Qeraxhiu

E premte, 30.05.2014, 08:04 PM


Flet Zajmira Qeraxhiu: Vij shpesh me shumë mall e dëshirë në Shqipëri  çdo herë, më bëhet zemra mal e emocionohem nga ndryshimet e mëdha që gjej.

Ekskluzive nga Oralda Lahe

“Një  tjetër argument për të cilën interesohem, do të  jetë mbrojtja e trashëgimisë  tonë kulturore historike e artistike. Sepse pa një të shkuar të njohur e të pranuar nga të gjithë shqiptarët, nuk mund të realizojmë asgjë të madhe. Duke respektuar të shkuarën tonë, e ardhmja do të  jetë plot me ëndrra të realizueshme.”

Zajmira është nga ato gra energjike e cila gjithmonë u vjen në dihmën personave të cilët siç thotë ajo janë me më pak fat se ne. Fillimisht ajo ka studiuar në Politeknikumin “7 Nëntori”, specializim në laboratore të Modës së Lartë Italiane dhe stiliste mode. Ndërsa frekuenton në Universitetin e Perugias degën Shkencë  e Komunikimit. Në listën e saj ka shumë preferenca  mes tyre  leximi, studimi, organizim eventesh. Vizitat  në muzeume, monumente e site arkeologjike në  zbulim të së shkuarës sonë. Si një grua plot optimizëm dhe energji së fundi është duke bashkëpunuar me Ministrinë e Bujqësisë për të sjellë njohjen dhe vlerat e kësaj fushe. Së bashku me produkte të veçanta që prodhohen në tokën shqiptare. Në bashkëpunim më bashkëshortin e saj po ndihmon në inkurajimin e kompanive të huaja të investojnë në Shqipëri. Ndërsa  së bashku ata kanë organizuar aktivitete  të rëndësishme  si  Kongresi i Lions Club Italia duke sjellë më shumë se 600 persona në Todi vendi ku ajo jeton.

Zajmira ju jetoni prej vitesh në Itali dhe sigurisht keni një jetë në shtetin fqinj. Si ju duket Shqipëria sa herë që e vizitoni?

Në Itali kam realizuar një endërr që kisha qysh kur isha shumë e re, të merresha me modën dhe sot jam një stiliste mode e afirmuar. Kam realizuar një nga Boutique më  prestigjoz në të gjithë Umbria, Itali. Megjithatë  zemrën e kam në Shqipëri vendlindjen time të dashur. Vij shpesh me shumë mall e dëshirë në Shqipëri . Çdo herë më bëhet zemra mal e emocionohem nga ndryshimet e mëdha që gjej.

Para pak kohësh në datat 25 dhe 26 prill ju zhvilluat një Panair Bamirësie në Tiranë. Si është pritur ai nga të tjerët?

Panairi u prit me shumë  interes dhe kuriozitet pasi nuk janë  të shpeshta iniciativa si  kjo. Për më tepër  të organizuara nga shoqëri të rëndësishme ndërkombëtare  si Lions Club International , në bashkëpunim me shumë institucione publike dhe private, njerëz të thjeshtë të çdo klase shoqërore. Të gjithë treguan gadishmëri  për një bashkëpunim konkret dhe real  për  më tepër, u njohën me  mënyrat e shumta të të bërit bamirësi.

Aktet e bamirësisë që ju keni bërë janë disa. Mendoni se një person i vetëm mund të ndihmojë me ndihmën apo kontributin e tij?

Po është e vertetë ndihmoj shpesh në shumë mënyra për t’i shtuar mirëqenien njerëzve me probleme dhe jo vetëm atyre. Meqë jam anëtare e shoqërisë  "Lions Club International"  ka  vite që operon edhe në Shqipëri, kemi dhënë kontributin tonë në përmbytjen e Shkodrës. Disa vite më parë duke sjellë nga Italia, dhuruar kuverta, gjyslykë të përdorur. Kemi ndihmuar në hapjen e spitalit të vogël në Durrës dhe sot është në kujdesin  Ministrinë e Shëndetësisë e shumë shërbime të tjera. Gjithmonë në bashkëpunim me Lions Club Italia kemi sjellë  aparate dëgjimi për fëmijët me probleme. Gjithashtu këtë vit  restauruam çatinë e një shkolle në Laç, në bashkëpunim me Lions Club Perugia Host e Tirana Host, Ambasadën Italiane dhe shumë sponsor. Për të vijuar më tej ne kemi dhuruar  një Ambulancë të sjellë nga Italia Qendrës së Shëndetit  në Himarë. Shërbimi i fundit është  Panairi i Bamirësisë për  të ndihmuar në restaurimin e Qendrës Jetimore " Zemër Nëne"  të Qarkut  Gjirokastër. Kemi mbledhur veshje e ndihma të  çdo lloji në ndihmë të fëmijëve jetimë të kësaj qendre. Mendoj që secili nga ne mund të japë kontributin e tij në ndihmë të atij që  është më me pak fat se ne. Mënyrat janë të ndryshme, siç  na mëson heroi ynë  Kombëtar  Skënderbeu:- Bashkimi bën fuqinë. Dua të shtoj dhe një thënie të popullit:  -Gur, gur, bëhet kalaja.

Aktualisht po përgatisni projekt ose diçka që është në kuadër të bamirësisë?

  bashkëpunim me Ministrinë e Shërbimit Social kemi kantiere pune të hapura, realitete prekëse që presin ndihmën tonë. Siç  thotë Nënë Tereza “Në këtë botë nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha por gjëra të vogla me zemër të madhe".

Nëse do të jeni së shpejti në Shqipëri. Si do t'a ndihmoni shoqërinë shqiptare?

Duke bërë  të ndërgjegjshëm  secilin nga ne në nevojën morale për  të ndihmuar njerëzit që janë më me pak fat se ne. Një  tjetër argument për të cilën interesohem, do të  jetë mbrojtja e trashëgimisë  tonë kulturore historike e artistike. Sepse pa një të shkuar të njohur e të pranuar nga të gjithë shqiptarët, nuk mund të realizojmë asgjë të madhe. Duke respektuar të shkuarën tonë, e ardhmja do të jetë plot me ëndrra të realizueshme.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora