Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramush Haradinaj: Në emër të Zotit po fitojmë

| E merkure, 28.05.2014, 05:59 PM |


Ramush Haradinaj: Kosovë, në emër të Zotit po fitojmë

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka hapur fushatën elektorale në Pejë dhe ka thënë se përkulet para të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës. Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se në emër të Zotit do të fitojë në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ai ka thënë se ka përjetuar edhe tradhtinë por edhe fitore, derisa ka treguar se e ka gjetur edhe rrugën për të ardhur në krye të Qeverisë.

“E di rrugën deri në fitoren e Kosovës, ku me u zhvillu ky vend. Kam besim në këtë fitore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova është unike dhe se me qeverisjen e AAK’së asnjë regjion nuk do të diskriminohet.

“Qytetarë të Dukagjinit, Llapit, Drenicës, Nerodimës, Anamoravës, Kosova është një dhe e pandarë. Secili prej nesh duhet të ndihemi mirë. Detyrë e imja do të jetë që të ndihemi të barabartë në vendin tim”, ka thënë ai.

“Nën udhëheqjen time asnjë regjion nuk do të ndihet i lënë anash”, ka shtua ai.

Ai ka thënë se s’duhet të vazhdohet me fjalë të mëdha por duhet punë për të ndërtuar shtetin e qytetarëve.

“Jo fjalë të mëdha për të kaluarën apo për të ardhmen por punë që të zhvillohet jeta sot”, ka thënë ai.

GAZETAEXPRESS.COM