E shtune, 20.04.2024, 12:07 AM (GMT+1)

Shtesë » Video

Fiset e Pakistanit me prejardhje “shqiptare”

E hene, 26.05.2014, 03:31 PM



Fiset e Pakistanit që 2300 vite me prejardhje “shqiptare”! (Video)

Këto fise të Pakistanit pretendojnë se janë pasardhësit e drejtpërdrejt të Aleksandrit të Madh. Ata flasin një gjuhë e cila është e ngjashme në shumë fjalë me gjuhen tonë shqipe, kanë veshjet kombëtare të cilat u ngjajnë shumë veshjeve tona antike, ata madje edhe i thërrasin me emrin shallvare.

Përpos këtyre ngjashmërive, dokumentari i mësipërm tregon se sa është muzika e tyre autoktone e njëjtë me muzikën tonë folklorike, dhe me të dëgjuar, nuk do të keni mundësi të dalloni cila është muzikë shqiptare apo cila është muzikë e Huanza, apo siç quhen ndryshe ata.

Për më tepër, vallëzimet e tyre tradicionale ngjajnë tepër shumë me vallëzimet tona dhe simbolet e tyre janë simbolet identike të cilat janë përdorur prej ilireve të lashtë.

Ata kanë ngjyrë të bardhë lëkure, e cila është plotësisht e kundërt me ngjyrën e popullsisë së Pakistanit, gjë që lënë të kuptojë se ata janë racë tjetër, gjë të cilën edhe ata vet e pranojnë, por se nuk e dijnë që gjuha që ata flasin është tejet e ngjashme me gjuhën tonë, dhe atë vetëm e vetëm me gjuhën tonë.

Për ta vulosur se ata janë me prejardhje shqiptare, dokumentari e tregon edhe qenin e sharrit të cilin ata e kanë! Për t’u mahnitur me këta “shqiptarë” të cilët edhe pse 5000 kilometra larg neve mendohet që janë të të njëjtit gjak, shikoni dokumentarin e mësipërm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora