E premte, 19.04.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Faleminderit

Besar Shkëmbi: Perkujtohet Heroi Tahir Lush Berisha

E hene, 26.05.2014, 04:58 PM


Gazmend Muhaxheri dhe Isa Mustafa perkujtojne Tahir Lushin ne oret e vona te mbremjes

(perkutim per T.L.Berishen me rastin e 23 vjetorit te renjes se ti)

Nga Besar Shkëmbi

Jo vetem,sa here Kosova ti perkujtoje pervjetoret e zgjedhjeve te para per presidentin dhe parlamentin e pare shumepartiak,por per here, neve bashkefshateret e fshatit Leshan i Pejes,perkujtojme,nderojme dhe respektojme gjithe deshmoret e kombit qe per ideal jete paten lirine dhe bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare.Neve nderojme gjithashu dhe kemi respekt te madhe ndaj familjarve te tyre por ne vecanti duke perkujtuar te tjeret perkujtojme,nderojme dhe respektojme bashkefsharin tone,deshmorin e kombit te viteve nentedhjeta,te madhin,Tahir Lush Berisha.Neve krenohemi dhe lavdohemi per ate qe e patem fatin te jete bashkefshatar i jone,te cilit me parat tona i ngritem nje lapidar para dyerve te oborrit te shtepise se tij,aty ku ra herokisht ketu e njezete e tri vite me pare.

Mua me takon me shume se te tjereve dhe e ndjej per obigim ta perkujtoj jo vetem qe e kisha fqinjin e trete me shtepi dhe jo pse isha i lidhur aq shume me familjen e tij sa qe e ndjeja veten si ne familjen time,por pse me mua e lidhin shume gjera dhe aktivitete te lira po edhe pse une isha ai qe u ndava i fundit me te ate nate qe ra heroikisht per tu perjetesuar per jete.

Tahir Lush Berisha u lind ne fshatin Leshan te Pejes me 11.02 1969 nga nene Shkurta dhe babai Lushi,ne shtepine e Tahirmurateve qe njihej,jo vetem ne Lugun e Leshanit por edhe me gjere,me zejen e muratorit.Shkollen fillore e mbaroi ne „Zef Serembe“te Glaviqices ku e mbarova edhe une e ku patem nje kolektiv te shkelqyeshem i cili na edukoi ne frymen patriotike e liridashese.Ne kete drejtim dalloheshin nder te tjeret arsimtari i Gjuhes shqipe dhe ai i histori-gjeografise,Hasan Hoti dhe Lush Ahmetaj,ndersa shkollen e mesme e mbaroi ne shkollen e artit“Odhise Paskeli“ne Peje,drejtimin e dizajnit,dhe pas kesaj regjistron shkollen e larte ne Ferizaj.

Ai qysh heret e kishte kuptuar se liria nuk falet e as nuk ta sjelle dikush te gatshme ne piate.Ai e dinte se ajo fitohet vetem me gjak,andaj qysh heret kishte filluar te mendoj se pse Kosova nuk ishte Republike dhe pse nuk kishte te drejte ne vetevendosje.

Andaj qysh heret ai i perkrah dhe merr pjese neper protestat qe mbaheshin ne anen tone.

Kur,pothuaj e gjithe rinia ishte nisur ne kembe per ne Prishtine per te mbrojtur interesat kombetare Tahiri ishe iniciatori i pare per te vene barrikade ne ruge qe te ndalojme qarkullimin e automjeteve ne rrugen Peje-Prishtine.Per kete,me propozimin e tij presim nje plep te madhe ne mexhen e livadheve te tij qe do te zinte tere asfaltin,Edhe kur ishte ne pyetje nderrimi i kushteutes e sidomos ai neni famekeq per mesimin ne gjuhen shqipe ai ishte bashke me mua kunder kesaj kushtetute.Kete e shprehim ne mbledhjen e fshatit,ku bashke me te tjeret nga kryesia e Pejes kishte ardhur edhe nje serb.Tahiri u tregua i gatshem te me ndihmoje edhe atehere kur me ishte besuar te hyje dere me dere per ta bere neshkrimin e Deklarates se pavaresise dhe regjistrimin e popullsise ne lagjen tone.Ai me propozoj te jam kryeatr ne tri vendet kyce ate nate kur formuam degen e LDK-se.Me propozimin e tij u zgjodha komisioner ne zgjedhjet e vitit 1992-es.

Ishin keto vetem disa gjera qe na lidhnin se bashku me shume se me te tjeret.

Por sa ia vlene kjo kur Qeveria e Kosoves bashkefshatrin tone e ka futur ne sirtaret te cilet i ka mbuluar pluhuri i harreses.Ajo nuk e perkujtoi as nje here me ndonje ceremoni rasti bile as per dhjetevjetorin e as njezete vjetorin e renjes se tij.Emrin e tij e mban vetem nje rrugice ne Peje qe nuk eshte nga ato kryesoret.

Kur kryetari qytetit te Pejes,Gazmend Muhaxheri bashke me kryetarin e LDK Isa Mustafen,pra opozita e perkujton 23 vjetorin e renjes se tij ne oret e vona te nates kur fshataret te lodhur nga punet e dites mund te ishin shtrire per gjume.

Megjithate ata ishin mirepritur nga djali i axhe se Tahirit,Imer Muse Berisha,inxhinier i bujqesise.

Kete e tregon vidijoja te cilen e mora nga nje bashkefshatre ne faqen e facebookut.

Tahiri nuk e meriton kete mosperfillje nga shoqeria dhe Qeveria e Kosoves e sidomos nga kryetari i qytetit tone Gazmend Muhaxherit i cili fitoi me voten e qytetareve te Pejes,Tahiri nuk e meriton kete sepse ai eshte deshmori i pare i pas zgjedhjeve i cili e dridhi Beogradin,politiken gjenocidale dhe shfarosese te Milloshevicit,e dridhi politiken pacifiste te pritjes e te durimit ne Kosove,Tahiri nuk e meriton kete sepse pushken e tij e degjuan qendrat me te medha te botes, te cilave ju tregoi se nuk mund te ruhet pergjithmone stauskuoja ne ne Kosove,iu tregoi se populli i Kosoves eshte i gjalle,dhe vec sa s´ka shperthyer. Tahiri nuk e meriton kete sepse sipas Zekeria Canes eshte ushtari i pare i UCK-es.

Pastaj kur Millosheviqi ua vuri dryrin shkollave shqipe,kur shume kujt nuk ia mbante bytha te punoje dhe te kontriboje ne arsimin shqip,ai shkoi vullnetarisht te punoje si arsimtar i artit figurativ ne Shkollen fillore“Azem Bejta“ ne Grabanice te Klines me qe ai kishte te kryer shkollen e artit ne Peje, drejtimin e dizajnit.Aty pati per drejtor Selman Etemajn i cili ishte ne radhet e udhehqjes se LDK ne Kline dhe mesuesin Xhafer Shabani,aktivist i dalluar te te cilet gjeti mirekuptim te plote.

Vetem dhjete dite para se te bije deshmor kombi ai kishte provuar ti japi zjarr revoles se tij te cilen e mbante ne rripat nen sjetulla. Sipas Selman Etemajt:“deshi te shtije ne policet qe kishin ardhur ta ndalojne manifestimin e dites se shkolles.Vetem une e kam ndaluar te mos e perdore revolen e tij per hire te nxenesve se ata do te ishin viktima.“

Per bashkefshatarin tone,atakimi me plicine serbe ne agimin e 26 Majit nuk ishte atakimi i pare per te.Ai kishte luftuar edhe here tjera me ta me c´rast ishte plagosur ne shpatullen e djathte dhe per kete se dinte askush pervec Skenderit,velleit te madhe dhe shoqes se tij Emines.

Ate agim kur plumbat e armikut ia shuan endrrat rinore,ai bashke me mua,autorin e ketij shkrimi,pasi ndahemi me shoket qe ishin me,ne e vazhdojme edhe ate cope rruge qe na kishte mbetur deri te shtepite tona.Po sa arrijme te shtepi e Deme Haradinajt,te cilit ia kishim dhene revolen per ta larguar sa me shpejte sepse stacioni i policise ne Klicine nuk ishte me large se 500 m e mund te ndodhte gjithecka,kur Tahiri i dha zjarr dhe gjuajti ne ajr po sa dolem ne oborr te Mustafe Haradinajt. Mustafa eshte arsimtar i gjuhes shqipe ne Zahac i cili ishte zgjedhur kryetar i komisionit zgjedhor dhe te i cili,ne komisioneret bashke me ata qe na paten ndihmuar ne mbarevajtjen e zgjedhjeve patem vendosur te festojme per ate se zgjedhjet paten vajtur dhe perfunduar si eshte me se miri.Morem armen te Dema dhe pasi i uruam dite te mbare vazhduam rrugen por nuk kemi ecur gjate dhe kemi ra ne prite te policise serbe.Na urdherojne te ndalemi dhe ti ngrisim duarte larte.U them se jemi ndaluar dhe i pyes „a nuk shihni qe kemi duarte larte?“Duke u ofruar policet afer neshe, Tahiri me thot:“ti ik po sa une ti mbuloj me zjarre.Ti nuk duhet te vdesesh sepse ke grua dhe femije“.Une e lute te mos gjuaj cka do qe te ndodhte por ishte e kot.Mirepo ai ishte i vendosur ne vendimmarrje.Pa u ofruar polici akoma afer tij Tahiri shtin ne ta dhe keshtu vrasim nje dhe plagosim per vdekje nje tjeter polic.Deri sa une po ikja nga vendngjarja,pasi vritet Tahiri, ai qe kishte mbetur i plagosur per te cilin une medoja se ka vdekur,gjuan tri here ne mua.Per fat te mire timin ai nuk kishte fuqi ta mbaj armen forte se edhe une me siguri isha vrare nga gjithe ajo bresheri plumbash.

Andaj,ti perkujtojme,ti nderojme dhe ti respektojme ata qe rane ne altarin e lirise dhe qe historine tone te lavdishme e shkruan me gjakun e paster te tyre e sidomos kur perkujtojme ,nderojme dhe respektojme bashkefshatarin tone duke hedhur tufa lulesh te fresketa mbi lapidar por jo vetem per pervjetore,do te thote kemi nderuar,dhe respektuar veteveten tone,familjaret,kemi nderuar bashkefshataret tone dhe gjithe kombin shqiptar pa marre parasysh se ne cilin shtet prej pese shteteve jeton.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora