E hene, 20.09.2021, 03:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

“Miss Shqipëria 2008”, prezantohen 30 vajzat që synojnë kurorën

E premte, 20.06.2008, 11:54 PM


Vizion Plus dhe Deliart Association, në të tretin vit radhazi, vijnë në bashkëprodhimin e edicionit të 10-të të një ndër evenimenteve më të rëndësishme të bukurisë, “Miss Shqipëria 2008”. Një superproduksion si për nga rëndësia, ashtu edhe për nga kontributi i veçantë që ka dhënë dhe vazhdon të japë në promovimin e vlerave më të mira të bukurisë femërore shqiptare, që vijnë jo vetëm përmes hijeshisë fizike, por dhe intelektit të saj. Ajo çka e dallon këtë shfaqje nga të tjerat është fakti se promovimi i artit dhe kulturës vjen përmes një këndvështrimi shumëdimensional; konkursit të bukurisë, muzikës, kërcimit dhe të ftuarve. I kthyer tashmë në një traditë, mënyra e konceptimit dhe organizimit të këtij evenimenti ka pasur si qëllim gërshetimin mes vlerave historike dhe turistike të vendit tonë, pasi në edicionet e mëparshme bukuria shqiptare ka prekur me hijeshinë e saj disa prej simboleve të historisë dhe kulturës shqiptare si Memorandumi i Skënderbeut në Lezhë, Kalaja e Elbasanit dhe këtë vit Kalaja e Prezës.

Spektakli do të zhvillohet në dy linja kryesore; garë bukurie dhe konkurs inteligjence. Kurora e bukurisë shqiptare i jep të drejtën vajzës së kurorëzuar të përfaqësojë Shqipërinë në një nga kompeticionet më të rëndësishme të globit, siç është “Miss Globe International 2008”. Ashtu si dhe vitet e tjera, edhe këtë vit do të promovohet një tjetër vlerë nga tradita e pasur shqiptare, Kalaja e Prezës. E gjendur vetëm pak kilometra nga kryeqyteti i Shqipërisë, shumë e pasur për nga vlerat që mbart, Kalaja e Prezës do të jetë vendi që do të bekojë mbretëreshën e bukurisë shqiptare për vitin 2008. Vizion Plus, në cilësinë e bashkëprodhuesit të këtij evenimenti do të mundësojë transmetimin e tij jo vetëm brenda kufijve, por edhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë në mbarë globin, përmes transmetimit satelitor.

30 finalistet e “Miss Shqipëria 2008”

Doloresa Xhipo, Korçë
Besiana Sallata, Tiranë
Ina Spaho, Tiranë
Marjeta Lleshi, Laç
Holta Shyti, Vlorë
Griselda Lloha, Tiranë
Vanesa Osmani, Gramsh
Julinda Morina, Kosovë
Aguliqe Zeqiri, Prizren
Mariola Gjini, Elbasan
Doriana Saliaj, Elbasan
Eranda Hazizaj, Gramsh
Shanila Ademi, Elbasan
Anisa Kryeziu, Tiranë
Alteida Koshena, Tiranë
Gjerovica Njezaj, Tropojë
Kristina Hila, Shkodër
Irida Kalani, Gjirokastër
Eda Backa, Korçë
Revinsa Neziri, Tiranë (ITALI)
Xhokonda Dule, Tiranë
Eni Zylyftari, Berat
Florinda Marashi, Shkodër
Shenda Kruja, Tiranë
Eni Peqini, Tiranë
Krist Ziçishti, Tiranë
Almeda Abazi, Tiranë
Arta Kamberi, Norvegji
Arita Fejzullahu, Maqedoni
Elza Marku, Gjakovë
Arba Dade, Tiranë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora